Horoskopi javor 7 - 13 mars 2022

DASHI

Falë mbështetjes së madhe të Neptunit kjo do jetë java e përqendrimit. Nëse keni një lidhje do jeni më të fokusuar tek dëshirat e njëri-tjetrit dhe do mundoheni me aq sa të mundeni të plotësoni çdo dëshirë. Nëse jeni beqarë do shkoni në çdo festë që do ju propozohet dhe do njihni persona të mrekullueshëm. Kini parasysh që të duhurit do shfaqen në fundjavë. Në planin financiar fillimi i javës nuk do jetë aspak i keq, por që nga e mërkura problemet do jenë të vazhdueshme. Nuk do dini si t'i menaxhoni paratë që do keni në duar dhe nga ana tjetër nuk do kurseni aspak. Për fat të mirë shëndeti nuk do preket nga ndikimi negativ i yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Në punë do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për t'ia dalë mbanë

DEMI

Gjatë kësaj jave do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe do e lini zemrën t’iu drejtojë. Nëse keni një do arrini pak nga pak të zgjidhni të gjitha çështjet që ju kanë munduar dhe do afroheni edhe më shumë me partnerin. Nëse jeni beqarë bëni pak durim deri në fundjavë sepse atëherë do jetë momenti më i mirë për takime entuziazmuese. Në planin financiar gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë. Mos i lini për nesër zgjidhjen e tyre sepse situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Për fat të mirë shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe pa asnjë lloj problemi. Do jeni në formë të shkëlqyer. Sipas Horoskopit në punë do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur atje ku e keni planifikuar. Çdo gjë do jetë më e thjeshtë nga sa e kishit menduar..

BINJAKËT

Marsi dhe Venusi do lëshojnë valë të mira këtë javë. Ata do ju ndihmojnë profesionalisht dhe do ju nxitin të tregoheni më të dashur. Asnjë planet nuk do influencojë mbi lidhjen tuaj në çift, por kjo nuk do të thotë që punët do shkojnë keq. Do jeni plot sharm dhe dëshirë për të jetuar. Edhe partneri do ju trajtojë mirë këtë javë. Ju beqarët do flirtoni shumë dhe do keni takime. Do kaloni një javë të mirë, por nuk do ketë gjëra serioze. Financat nuk do jenë të mira. Shëndeti do ketë disa probleme dhe ju duhet të kujdeseni më shumë. Mundohuni të mos stresoheni dhe flini më shumë. Perspektivat në punë janë shumë të mira. Përpiquni dhe pak më shumë dhe do arrini atje ku doni.

GAFORRJA

Mirë është të keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj jave në mënyrë që të kaloni cdo gjë. Nëse jeta juaj në çift ka pasur tronditje kohët e fundit, edhe këtë periudhë vështirësitë do vazhdojnë. Mundohuni të hapni rruge më shumë. Ju beqarët jo vetëm që do takoheni me disa persona, por mund të filloni edhe lidhje afatgjata. Buxhetin mbajeni nën kontroll në çdo moment nëse nuk doni të mbeteni shpejt me xhepat bosh. Duhet menduar edhe e ardhmja. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Në pune ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por mjaft të domosdoshme. Disa miq do iu ndihmojnë.

LUANI

Dita e martë do jetë më ë rëndësishmja e kësaj jave, mbajeni mend. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e mbushur me bashkëpunim. Shfrytëzojeni sa më shumë të jetë e mundur sepse jo gjithmonë vijnë periudha të tilla. Ju beqarët do jeni te fshehtë dhe nuk do i tregoni askujt për flirtimet që do keni. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa e kishit imagjinuar. Pas një periudhe jo te mirë dhe pa shumë energji, këtë jave do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambiciozë. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi.

VIRGJËRESHA

Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni ditë me emocione të forta do jetë kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shumë i trishtë. Kthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe për këtë duhet të falënderoni yjet. Marsi do ju bëjë të jeni në forme të shkëlqyer fizike. Nuk do prekeni dot as nga virozat e stinës. Në pune do jeni energjike dhe luftarakë. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni të gjithë. Vazhdoni kështu dhe shume shpejt keni për t'u bërë ju shefat.

PESHORJA

Venusi do bëjë që kjo javë të jetë një prej më të bukurave të jetës suaj. Ju të dashuruarit do keni përmirësime të dukshme në marrëdhënien tuaj dhe gjate gjithë kohës do mbizotërojë buzëqeshja. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo lloj ftesë vetëm që te ndryshoni statusin sepse do lëndoheni shumë. Në planin financiar nuk duhet të hidhni hapa të nxituara sepse nëse situata del jashtë kontrollit nuk do arrini dot më ta riktheni pas kohen. Sipas Horoskopit shëndeti herë pas herë mund të ketë disa shqetësime si pasojë e lodhjes dhe ngarkesës në punë. Mundohuni të çlodheni dhe të merreni me ndonjë sport. Në punë pranojini sugjerimet dhe idetë sepse ato do ju çojnë në drejtimin e duhur.

AKREPI

Kjo javë ka për të qenë më ë qëndrueshme edhe pse jo me të veçanta të mëdha, Venusi do ua pudrojë jetën ju të dashuruarve me romantizëm dhe hare. Do jeni të dyja palët me shprehës, por nuk do ulërini që ta marrin vesh që të gjithë. Nëse jeni beqarë, do jeni më të disponueshëm ndaj takimeve dhe do e merrni çdo gjë me qetësi. Diçka e bukur do ndodhë në momentin më të papërshtatshëm. Në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do kenë shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jenë ata që punojnë në aktivitete private.

SHIGJETARI

Venusi do ua përmirësojë vizionin që keni për jetën gjatë kësaj jave. Ndikimi i Merkurit tek jeta juaj në çift do jete mjaft pozitiv. Do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj nuk do lindin as mosmarrëveshje mes jush. Ju beqarët gjithashtu do kaloni momente të këndshme me disa persona të njohur së fundmi dhe do jeni gati edhe të hidhni hapa. Me shpenzimet duhet të jeni sa më të matur pasi situata mund t'iu dalë shpejt jashtë kontrollit. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla, por nuk duhet të alarmoheni. Bëni vizita tek mjeku dhe ai do iu japë kurat e duhura. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjërat kanë për të ecur siç duhet.

BRICJAPI

Intuita dhe përkujdesi nuk do ju lërë të gaboni gjatë kësaj jave. Jeta juaj në çift do përmirësohet dita ditës dhe pas të mërkurës mund të ketë edhe surpriza të jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jenë pikat tuaja më të forta. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të sakrifikoni lirinë tuaj për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Do bëni disa gabime të pafalshme. Buxheti do vazhdoje të mbetet i mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar. Për shëndet më të mirë ka ardhur momenti të kujdeseni për ushqimin dhe të shmangni dietat ekstreme. Po nuk i zbatuat këto rregulla shumë shpejt do keni shqetësime. Në punë do ju dalin pengesa të shumta dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni.

UJORI

Këtë javë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni mjaft të sigurt për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, duhet patjetër të bëni ndryshime sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamasë. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Më në fund do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.

PESHQIT

Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë javë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të plotësuar se më parë, por do kërkoni nga partneri që t’i mbajë disa premtime. Mos e bëni këtë gjë me ngulm nëse nuk doni mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni nevojë të ndiheni të sigurt dhe të keni mbështetje para se të hidhni hapa prandaj nuk do nxitoheni për asgjë. Financat herë pas herë mund të kenë edhe disa tronditje të vogla, por asgjë për t'u alarmuar nëse merrni masa. Shëndeti do jetë i mirë edhe për ata që mund të kenë kryer ndërhyrje kirurgjikale. Do rikuperohen shpejt. Në punë përqendrohuni tek objektivi kryesor dhe keni për t'ia dalë.

$ads={2}




Post a Comment

Previous Post Next Post