Astrologjia dhe shëndeti

Astrologjia dhe shëndeti

Dega e astrologjisë, e cila merret me ndikim e trupave qiellorë në shëndetin tonë, quhet astromjekësi (astomedicinë). Shenjat astrale renditen që nga maja e trupit për të vazhduar deri në fund të këmbëve me të njëjtin rend sikundër renditen në Zodiak.
Kështu, dashi është ekuivalenti i kokës, demi i qafës, binjakët të krahëve dhe pjesës së epërme të gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve, zemra i luanit, peshorja dhe virgjëresha të pjesës së mesit të trupit, akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshëve, bricjapi i gjunjëve, ujori i pjesëve të nëngjurit, ndërsa peshqit janë ekuivalentë të shputës së këmbës.
Secilës shenjë duhet t’i jepet domethënia e planetit zotërues, sepse planetët i drejtojnë pjesët e caktuara të trupit dhe organet e tij. Mirëpo, që ta krijojmë një pamje mbi shëndetin e ndonjë personi nuk na mjafton vetëm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues. Në bazë të orës së lindjes duhet të bëhet karta precize natale, pastaj të analizohet në tërësi horoskopi, duke u dhënë përparësi pjesëve të horoskopit që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore.

Planetët dhe trupi i njeriut:

Secilit planet i përket një pjesë e caktuar e trupit.
Në astrologji secila shenjë zodiakale udhëheq pothuajse të njëjtat pjesë të trupit sikundër edhe planeti i saj sundues (dashi she akrepi - Marsi, Plutoni; demi dhe peshorja - Venera; binjakët dhe virgjëresha - Merkuri; shigjetari - Jupiteri; bricjapi - Saturni; ujori - Urani; peshqit - Neptuni, gaforrja - Hëna, Luani - Dielli), ndaj gjatë analizës së shëndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe planetët.
Prandaj ky regjistër i planetëve dhe i pjesëve të trupit, që u përgjigjen atyre, mund të zbatohet edhe në shenjat e Zodiakut.

DIELLI: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;
HËNA: syri, psikika, limfa, gjinjtë, gjëndrat qumështore, mitra, lëngjet e trupit;
MËRKURI: sistemi nervor, veshët, mushkëritë, sistemi i frymëmarrjes, krahët, duart, bërrylat, gishtat;
VENERA: goja, faqet, fyti, lëkura, veshkat, vezoret;
MARSI: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrët, rruazat e kuqe të gjakut, organet seksuale;
JUPITERI: mëlçia, arteriet, gjëndrat;
SATURNI: eshtrat, thonjtë, dhëmbët, flokët, gjunjët;
URANI: nervat, psikika, truri, nyjat;
NEPTUNI: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha të gjakut;
PLUTONI: sistemi reprodukues, gjëndrat, hipofiza, gjenet.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post