Horoskopi mujor janar 2022, Shigjetari, Bricjapi, Ujori, Peshqit

SHIGJETARI HOROSKOPI MUAJIT JANAR

Karriera: Jeni duke u bërë propagandë të fuqishme planeve tuaja afariste, mirëpo keni përshtypjen se po ju përcjellin rrethana të këqija apo rrethi nuk po ju kupton mjaftueshëm. Dëshironi të distancoheni nga debatet publike dhe t’i mbroni drejt interesat tuaja, mirëpo rrethanat e ndryshme imponojnë kushte të mundimshme apo temp të shpejtuar në bashkëpunimin afarist. Në periudhën nga 13 janari, mund të ballafaqoheni me një fazë të përkohshme financiare, që do t’ju detyrojë të merreni edhe me punë shtesë. Nga fundi i muajit mund të prisni kontakte të reja afariste dhe kushte më të mira. Është mirë të pranoni një shkallë të caktuar të rrezikut afarist, si kusht i parë për avancim të mëtutjeshëm dhe fitime më të mëdha.

Shëndeti: Shqetësues do të jenë sistemi nervor dhe tensioni i gjakut. Rrethanat e pengojnë energjinë tuaj, ndoshta për këtë gjë fajtor është mos adaptimi juaj.

Dashuria: Keni dëshirë t’i harroni disa situata të këqija, mirëpo akoma nuk jeni të sigurt në vendimin tuaj emocional. Kur të arrini shumë afër zgjidhjes, te ju lindin edhe dilema të reja emocionale apo edhe dyshime. Jeni të sigurt që “shkëlqimi aktual dashuror” nuk e paraqet fatin që po e kërkoni. Keni mbetur pa përkrahje, po keni bindjen sikur po largoheni nga një person shumë i dashur. Është momenti që të flisni sinqerisht me personin e dashur apo që haptas t’i shqyrtoni planet e përbashkëta. Me rëndësi është t’i përmirësoni gabimet tuaja. Çdo gjë është e mundshme të rregullohet dhe të zbukurohet nëse bazoheni në ndjenja të sinqerta. Nëse jeni i ri apo i lirë, do të ndieni pasiguri emocionale dhe vëmendjen tuaj do ta tërheqin persona të profileve të ndryshme. Vetëm kur ta kuptoni drejt lajthitjen tuaj mund të bëni zgjedhje të mirë dashurore. Për fatin tuaj të mirë, “ëndrrat dashurore” mund t’i realizoni.

BRICJAPI HOROSKOPI MUAJIT JANAR

Karriera: Të tjerët shumë shpesh kanë rol vendimtar në dialogun afarist, kështu që ngjarjet apo informacionet e reja ju çojnë në kontakte të gjera në raport me bashkëpunëtorët. Po përpiqeni të luftoni për pavarësi më të madhe, mirëpo ekzistojnë rrethana jo të favorshme nëse largoheni nga puna ekipore. Herë pas here ndieni mungesë përqendrimi apo lodhje, mirëpo kjo është fazë e përkohshme në pritje që të realizohen ofertat afariste të cilat sjellin kushte më të mira. Në periudhën nga 18 janari ekzistojnë mundësitë që të avanconi pozitën tuaj në planin afarist. Dikush do t’ju shpërblejë për mundin e bërë. Është me rëndësi të krijoni kontakte të reja afariste apo të pranoni ide bashkëkohorëve dhe trendë pozitivë në orientimin tuaj profesional.

Shëndeti: Shqetësuese për këtë muaj do të jetë një plagë e vjetër e cila rikthehet me të njëjtën dhimbje si më parë. Gjithashtu problematikë do të jenë edhe grykët.

Dashuria: Po ndiheni emocionalisht i sigurt apo nevojë që dikush t’ju bindë në qëllimet e tuaja të mira. Keni vizionin tuaj në hulumtimin e së vërtetës, mirëpo jo edhe fuqi të mjaftueshme që të ballafaqoheni me zhgënjime emocionale. Po përpiqeni t’i racionalizoni disa situata dhe nuk dëshironi që t’ju pengojnë “problemet e vjetra”. Nuk ju pëlqen kur mësoni që personi juaj i dashur vendos kokë më vete për planet e përbashkëta. Shmanguni nga konfliktet emocionale me personin e dashur dhe ruajeni energjinë e çmueshme dhe balancën psikologjike. Erërat dashurore të cilat herë pas here trazojnë marrëdhëniet tuaja me personin e dashur nuk mund t’ju sjellin disfatë, mirëpo kërkojnë durim të madh dhe mirëkuptim të përbashkët. Nëse jeni i ri apo i lirë, ju imponohet interesimi i një personi. Ju pëlqejnë takimet e paplanifikuara apo kontaktet pa obligime emocionale. Mos e zvarrisni me kokëfortësi një romancë të re dashurore.

$ads={1}

UJORI HOROSKOPI MUAJIT JANAR

Karriera: Zhvillimi i ngjarjeve në skenën afariste ju imponon dilema të ndryshme në raportet me bashkëpunëtorët, të tjerët indirekt ju bëjnë me dije se nuk i miratojnë qëndrimet apo sjelljet tuaja. Megjithatë, strategjia të cilën po e zbatoni më në fund do t’ju sjellë rezultate të mira. Keni dëshirë të krijoni përmirësim të situatës financiare dhe jeni të interesuar për perfeksionin profesional, mirëpo duhet patjetër t’i plotësoni disa kushte të caktuara. Nuk keni nevojë t’i ashpërsoni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët apo me personin i cili ka ndikim të madh në rrethin tuaj. Me rëndësi është që të ruani marrëdhëniet e mira me bashkëpunëtorët. Në periudhën nga 19 janari ju presin takime të dobishme të cilat krijojnë mundësi të reja në planet tuaja afariste. Nga fundi i muajit do të mund të prisni një periudhë të volitshme për paraqitje publike apo për t’i testuar dhe verifikuar dijen praktike dhe aftësitë profesionale.

Shëndeti: Dhimbjet e kokës do t’ju shoqërojnë gjatë këtij muaji. Mos e tepro me ushqimin. Nuk duhet të arsyetoheni me stresin që po përballoni.

Dashuria: Po ndieni nevojë të madhe për këmbim intensiv të butësisë. Dëshironi që aktivisht të merrni pjesë në ngjarje të ndryshme, mirëpo në atë mënyrë që të mbroni dilemat tuaja emocionale. Mos lejoni që dikush ta çrregullojë botën tuaj intime apo t’i komplikojë marrëdhëniet tuaja me personin e dashur. Ndërmjet jush dhe personit të dashur ekzistojnë mosmarrëveshje të ndryshme, mirëpo ato mund të kapërcehen me vullnet të mirë. Në vend të debateve të zakonshme, befasojeni personin e dashur me rol të ri dhe me ftesë për dialog dashuror. Tregoni qëllimet tuaja të sinqerta dhe bëhuni i këndshëm për personin i cili e meriton kujdesin tuaj.

PESHQIT HOROSKOPI MUAJIT JANAR

Karriera: Gjendeni një fazë kreative dhe keni kërkesa nga të tjerët. Dini t’i vlerësoni mirë rrethanat afariste dhe dini t’i realizoni qëllimet tuaja në mënyra të ndryshme. Në harmoni me nevojat tuaja me shkathtësi po shfrytëzoni metodat e provuara dhe po arrini që të imponoheni në situatat kur bëhet zgjidhja e interesave të rëndësishme afariste. Ju imponohet puna në të cilën mund t’i shprehni aftësitë tuaja kreative. Në periudhën nga 24 janari, është e nevojshme t’i plotësoni obligimet tuaja dhe t’i përfundoni disa punë financiare. Nga fundi i muajit kini kujdes për imazhin tuaj afarist apo stilin e të shprehurit. Shumicën e qëllimeve të rëndësishme mund t’i arrini në saje të planifikimit të mirë, bashkëpunimit të sigurt dhe ndihmës së dikujt.

Shëndeti: Dashuria lufton çdo sëmundje, ndaj dhe shëndeti juaj do të jetë në gjendjen e tij më të mirë, me përjashtim të disa rasteve kur e teproni me pijet alkoolike.

Dashuria: Jeni duke bërë jetë dinamike dhe shpesh gjendeni në shoqëri interesante. Emocionet e këndshme, kujdesi dhe butësia krijojnë impulse pozitive në gjendjen tuaj shpirtërore. Kënaqësinë më të madhe e dëshironi në jetën dashurore dhe në raportet me personin e dashur. Atmosfera e dashurisë, këmbimi i sinqertë i emocioneve dhe kontaktet intime, kanë “magjinë” e posaçme e cila ju nxit në aksion. Çdo gjë është e lehtë kur mozaiku dashuror rregullohet. Ju kënaq nota sentimentale të cilën personi i dashur e fut në jetën e përbashkët, momentet romantike dhe epshi i zjarrtë ndikojnë si sfidë e posaçme. Nëse jeni i ri apo i lirë, ju presin kontakte interesante. Do të shkëlqeni në mënyrën më të mirë në romancën dashurore me një person të pazakonshëm. Nuk është nevoja që romanca juaj të përfundojë me flirt kalimtar, gjithmonë ekziston “pjesa më e mirë e realitetit” të cilën nuk bën ta humbisni.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post