Horoskopi mujor janar 2022, Luani, Virgjëresha, Peshorja, Akrepi

LUANI HOROSKOPI MUAJIT JANAR 

Dashuria: Meqë në skenën afariste po ndodhin ndryshime të shpeshta, bashkëpunëtorët nga ju presin angazhim edhe më të madh në faza të ndryshme krijuese. Mund të ndodhë që herë pas here t’ju humbin durim dhe përqendrimi ndaj obligimeve të mundimshme. Ju irriton roli formal i dikujt dhe sjellja në bisedat afariste. Po ju krijohet ndjenja që ngjarjet e reja po paralajmërojnë ndryshime të rëndësishme në skenën afariste. Me rëndësi është që t’i definoni qartë interesat tuaja afariste dhe të pranoni ofertën më të mirë. Në periudhën nga 17 janari mund të prisni rezultate pozitive dhe përkrahje të bashkëpunëtorëve. Me bashkëpunëtorët mos krijoni atmosferë rivaliteti. Nga fundi i muajit ju pret një rol aktiv në jetën publike. Kushtoni kujdes takimeve të cilat do t’ju krijojnë avancim në fusha të ndryshme.

Shëndeti: Përpiquni të merreni me gjimnastikë me qëllim që të gjeni ekuilibrin tuaj më të mirë trupor. Projektoni një pushim qetësues.

Dashuria: Do të gjendeni shumë mirë para situatave të ndryshme, përpiquni që t’i vështroni drejt aspektet e mira dhe të këqija të cilat i nuhasni në lidhjen tuaj dashurore. Me rëndësi është që të harmonizoni mendjen dhe ndjenjat tuaja. Reagimi impulsiv mund t’ju detyrojë të bëni vlerësime të gabuara dhe të bëni sjellje të pamatura. Harroni situatat e këqija dhe ato që nuk keni mundur t’i bëni realitet në të kaluarën tuaj dashurore. Orientimi i gabueshëm lë gjurmë apo pasoja jo të mira në lidhjen e përbashkët. Personi juaj i dashur me kujdes po i analizon sjelljet tuaja dhe po pret përgjigje pozitive për planet e përbashkëta. Mbase duhet ta dini që dashuria ka forcën më të madhe, vetëm nëse jeni mjaft i sinqertë dhe u besoni ndjenjave intime. Nëse jeni i ri apo i lirë, mund të prisni një romancë të re. Keni dëshirë për kontakte të reja emocionale, por duhet të jeni i kujdesshëm sepse ndaj secilit person duhet të praktikoni model të ndryshëm të sjelljeve dhe të shfaqjes së ndjenjave.

VIRGJËRESHA HOROSKOPI MUAJIT JANAR 

Karriera: Jeni shumë i kujdesshëm dhe dini që t’ua impononi bashkëpunëtorëve qëndrimet tuaja. Me kujdes analizoni çdo gjë që ndodh në skenën afariste, në mënyrë që të vlerësoni momentin më të mirë për të filluar aksionin. Përsoseni stilin tuaj të shprehjes, sepse ka raste kur fuqia e bindjes ka efekt të shumëfishtë. Është me rëndësi t’i përfundoni të gjitha obligimet e rëndësishme në periudhën deri më 24 mars. Mos lejoni që dikush t’i kontestojë qëllimet tuaja afariste. Sekreti i suksesit tuaj është në orientimin e saktë drejt qëllimeve praktike, posaçërisht në pah del aftësia juaj e vërejtjes së mirë dhe shkathtësia e përshtatjes së shpejtë me kushtet e reja. Vlerësimi i mirë dhe organizimi i kontakteve afariste paraqesin atunë tuaj kryesore. Kushtoni kujdes gjërave të rëndësishme të cilat mund të çojnë përpara pozitën tuaj afariste apo shoqërore. Pranoni mundësinë e perfeksionimit në nivel njohurish dhe praktikash. Nuk ju vjen fare mirë kur dikush ju bën presion psikologjik dhe ju irriton sjellja e partnerit afarist.

Shëndeti: Shqetësim do t’ju krijojë, disa herë gjatë këtij muaji, sistemi i frymëmarrjes. Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks, sipas Horoskopi.vip. 

Dashuria: Keni dyshime që personi me të cilin jeni tashmë një kohë të gjatë në lidhje dashurie po shfrytëzon me shkathtësi “mënyrën e tërthortë” për t’i arritur qëllimet e veta, gjë që edhe më shumë te ju po shkakton pakënaqësi emocionale. Për të zgjidhur dilemat dashurore – vullneti i mirë, butësia apo kujdesi janë përgjigjja më e mirë ndaj kurtheve të ndryshme të jetës së përbashkët. Romancën dashurore duhet me kujdes ta kultivoni. Pa sinqeritet të dyanshëm dhe pa këmbim të ndjenjave dashuria humb fuqinë dhe kuptimin e vet. Mendoni për gjëra të mira dhe mos lejoni që t’ju dalin dore magjitë e reja dhe kënaqësitë emocionale. Nëse jeni i ri apo i lirë, pranoni vardisjen e dikujt dhe përgjigjuni “sinjaleve dashurore”.

$ads={1}

PESHORJA HOROSKOPI MUAJIT JANAR 

Karriera: Jeni të brengosur për shkak të ngjarjeve të reja në skenën afariste dhe nuk dëshironi të pajtoheni me standardet e përcaktuara të cilat mbizotërojnë në rrethin tuaj. Kërkoni zgjidhje më efikase në fushën afariste, mirëpo ekzistojnë edhe rrethana të cilat nuk varen nga vullneti dhe ndikimi juaj. Bashkëpunëtorët po ju bëjnë vërejtje për arbitraritetin që po e tregoni me rastin marrjes së vendimeve. Nuk jeni të gatshëm t’i përfillni komentet kritike dhe më shumë orientoheni në vlerësimet personale. Në periudhën nga 23 janari me rëndësi është që t’i zgjidhni disa çështje pronësore dhe statusore. Formulat të cilat deri tani janë treguar të suksesshme është mirë t’i përdorni edhe në situata të tjera, si garanci plotësuese për suksese afariste dhe financiare. Eksperimentet mund t’i aplikoni vetëm në situata të caktuara të cilat kapërcejnë dijen dhe përvojën tuaj praktike.

Shëndeti: Në pjesën më të madhe të muajit, për shkak të problemeve që hasni në sferën profesionale, ju pushton ankthi dhe tensioni juaj nuk do të ndodhet në kufij të dëshiruar.

Dashuria: Sipas orientimit tuaj pozitiv po silleni me shumë entuziazëm dhe po bëni jetë aktive shoqërore. Kërkoni rastin e mirë që të realizoni kontakte të reja dhe të pazakonshme dashurore. Përshtypjet e para flasin mjaft për gjendjen tuaj të mirë emocionale. Herë pas here po silleni sikur interesimet tuaja emocionale për një person të caktuar nuk kanë qëllime afatgjata. Nuk dëshironi të ngarkoheni me lidhje emocionale dhe po bëni justifikime të ndryshme për t’i arsyetuar sjelljet tuaja në disa situata delikate. Megjithatë, dikush tek ju po nxit ndjenja të ngrohta dhe po ju çon drejt planeve të përbashkëta. Jeni duke menduar se gjendeni në “shënjestër” të shikimeve kureshtare apo në sferën e interesimit të dikujt. Lirisht shfaqni ndjenjat dhe qëllimet tuaja emocionale.

AKREPI HOROSKOPI MUAJIT JANAR 

Karriera: Jeni duke ndier presion të shtuar psikologjik dhe nevojë që të shkarkoheni nga obligimet e mundimshme. Komunikimi i keq në raport me bashkëpunëtorët ndikon në vlerësime dhe sjellje të gabueshme afariste. Ruajeni qetësinë dhe mos lejoni që t’ju preokupojë puna më shumë seç është e nevojshme. Mësohuni të tërhiqni vijën e qartë dhe të mbroheni drejt nga ndikimet e këqija, të cilat rrezikojnë statusin tuaj afarist. Zgjidhje e mençur është të kërkoni këshillën dhe mbrojtjen e dikujt. Në periudhën nga 22 janari mund t’i përfundoni të gjitha detyrat dhe obligimet e rëndësishme afariste. Nga fundi i muajit do të keni rast të mirë që t’i përmirësoni situatën afariste-financiare.

Shëndeti: Gjithçka nisi muajin e kaluar nga një analizë e zakonshme dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit, duke ju shqetësuar shumë.

Dashuria: Ju ka kapluar dëshira ta kapërceni “krizën emocionale” dhe të gjendeni para një vendimi të ri të cilin dëshironi t’ia komunikoni personit të dashur. Megjithatë, personi juaj i dashur po shfaq pakënaqësi të qartë dhe po përpiqet t’ju bindë të mendoni ndryshe. Biseda, këshillat qëllimmira apo përkrahja e miqve, gjithmonë ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore. Nuk keni nevojë t’i ashpërsoni marrëdhëniet dashurore, por tregoni më shumë mirëkuptim për personin e dashur dhe kënaqësia do të jetë e dyanshme. Nëse jeni i ri apo i lirë, takimet e reja dashurore dhe kontaktet ndikojnë që t’i harroni përvojat e këqija nga lidhja e mëparshme.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post