Horoskopi javor 31 janar 6 shkurt 2022

DASHI

Pranojini gjërat ashtu si t’iu vijnë këtë javë dhe mos kërkoni nga të tjerët atë që nuk e jepni dot vetë. Nëse lidhja juaj me partnerin nuk është aq e fortë sa duhet te bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund ta përkeqësojë edhe më tepër situatën. Ju beqarët do jeni sharmante në maksimum dhe ka shumë gjasa që të mërkurën të ndryshoni edhe statusin. Për financat nuk do ketë aspak probleme. Përveçse do tregoheni te kursyer me shpenzimet, do merrni edhe disa para nga një punë e mbaruar me sukses. Shëndeti nuk do jetë gjatë gjithë kohës i mirë kështu që do duhet here pas here më tepër përkujdes. Çlodhuni dhe ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë mos nisni projekte pa marrë garanci për mbështetje dhe financim.

DEMI

Mos kini frikë të guxoni këtë javë dhe t’i shprehni sa më shumë idetë tuaja. Po u treguat edhe më të përgjegjshëm do keni më shumë arritje. Lidhja juaj këtë jave nuk do jetë aspak e qetë. Në disa momente do mendoni sikur partneri është një kundërshtar për ju dhe do e shihni me dyshim. Takimi qe do realizoni ju beqarët do jetë sensacional dhe do ndiheni mirë që herën e parë. Në planin financiar do dini si ta menaxhoni situatën dhe gjendja do mbetet e mirë. Nëse keni ndërmend për investime serioze bëjeni sot pa u menduar gjatë. Shëndeti do jete më i mirë se më parë. Sipas Horoskopit falë mbështetjes së Diellit do jeni edhe më dinamike dhe plot energji. Edhe në punë çdo gjë do shkojë ashtu si kishit menduar. Do jeni realiste dhe kjo do iu ndihmojë më tepër.

BINJAKËT

Marsi dhe Hëna do ju nxitin të tregoheni më të duruar këtë javë dhe t’iu shkoni gjërave deri në fund.  Bëni edhe një bilanc të atyre që keni kaluar. Në tërësi jeta juaj në çift do jetë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do i përkushtoheni më shumë njëri-tjetrit dhe do mendoni herë pas here të përgatisni surpriza. Ju beqarët do keni disa takime interesante dhe do dini t’i mbani pas vetes personat që do pëlqeni me fjalë dhe gjeste të ngrohta. Në planin financiar përveç fatit që do keni do jeni edhe shumë herë më të matur me shpenzimet. Të gjitha këto do bëjnë që gjendja të përmirësohet. Shëndeti mund të ketë ditët e para disa shqetësime të vogla për shkak të nervozizmit, por pas të mërkurës gjendja do stabilizohet. Në punë do ju bëhen disa propozime interesante që duhet t’i shfrytëzoni.

GAFORRJA

Planetët do iu japin forcë dhe gjallëri për të arritur çdo gjë që dëshironi këtë javë. Do jeni edhe më origjinalë e kreativë. Me partnerin do keni disa probleme të vogla dhe për disa ditë mund të qëndroni edhe larg njëri-tjetrit. Saturni do jetë planeti që do ju bëjë t’i mendoni gjërat më seriozisht dhe në fundjavë situata do ndryshojë për mirë. Ju beqarët do bëni çdo gjë për të rënë në sy. Mund të merrni ftesa të rëndësishme dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht shumë falë një shpërblimi të majme që do merrni nga puna. Përfitoni për të bërë disa investime për shtëpinë. Për shëndetin do kujdeseni deri në detaje dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Jeta profesionale do ecë para me ritme më të shpejta.

LUANI

Këtë javë do bëni më të mirën për të pasur një jetë më të qetë. Shpesh mund të dilni edhe nga parimet që keni. Ju të dashuruarit ka mundësi të merrni vendime shumë të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Të afërmit, si tuajit ashtu edhe të partnerit, do jenë një mbështetje e fortë. Ju beqarët do keni takime, por tashmë nuk do filloni aventura kalimtare. Këtë jave do fillojë një histori serioze, e konsoliduar dhe afatgjatë. Buxhetin gjithashtu do dini si ta menaxhoni me më shumë përkujdes dhe maturi kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme. Në disa momente mund të ndihmoni edhe të afërmit. Shëndeti nuk ka për të qenë aspak i keq, duhet thjesht të përkujdeseni pak më tepër për kilogramët e tepërt. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që dëshironi.

VIRGJËRESHA

Vizioni i gjerë që do keni për jetën do ju ndihmojë të kaloni çdo sfidë të vështirë që do ju dalë dhe do dhe ecni në rrugën e duhur. Planetët do influencojnë pafund sektorin e ndjenjave për ju të dashuruarit. Nuk do keni për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset mjaft për ju. Frika dhe hezitimi do iu pengojë as juve që jeni vetëm për të gjetur dashurinë. Hiqini komplekset dhe lëreni veten të lirë. Në planin financiar do tregoheni më të matur se kurrë. Buxheti do jetë i mirë dhe ju do mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël. Tek shëndeti do ndikojë Mërkuri. Ai do iu mbroje, por duhet me patjetër të bënin kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme më vonë. Në punë do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjërat para kohe.

PESHORJA

Mos u tregoni aspak të paduruar këtë javë nëse nuk doni të keni probleme serioze. Sa më realistë që të jeni aq më mirë. Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime rrënjësore. Mundohuni të mos e provokoni dhe të mos e acaroni për çdo gjë atë që keni në krah sepse vetëm kjo mund të sjelle probleme. Ju beqarët do keni një jave të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet të tregoheni edhe pak më të duruar dhe ndryshimet e mëdha do vijnë vete. Ndikimi i Mërkurit tek financat do jetë thikë me dy presa. Bëni llogari para se të kryeni çdo shpenzim. Sipas Horoskopit shëndeti do jetë shumë i mirë. Nuk do ju mungojë për asnjë moment dinamizmi dhe energjia. Jeta profesionale do jetë prioritet absolut. Vërtet mund të lodheni pak, por do keni arritje të garantuara.

AKREPI

Këtë javë do ndiheni më të pavarura dhe do bëni gjithçka  që do dëshironi. Të gjitha ëndrrat do mund t’iu realizohen. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë shumë më romantike nga sa ju e mendonit. Si ju ashtu edhe partneri do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. E enjtja dhe e shtuna do jenë ditët më me fat. Ju beqarët do lodheni pak duke e kërkuar dashurinë, por kur ta gjeni emocionet do jenë të jashtëzakonshme. Venusi do jete planeti që do ju mbështesë gjithë kohës. Sektori i financave do jetë goxha i mirë, kështu që mund të përfitoni për të bere edhe disa investime afatgjata. Mbrojtja juaj imunitare do jetë goxha e mirë gjithashtu. Aktiviteti fizik do ju bëjë të jeni edhe më në formë. Në punë mund të nisni projektet e reja sepse kjo javë do jetë e begatë dhe me fat.

SHIGJETARI

Këtë javë duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm për shëndetin. Mund të keni probleme nervore dhe probleme me stomakun. Ata që janë në një lidhje duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat dhe kanë për të pasur një javë shume te kënaqshme. Beqarëve nuk do ju mungojnë aspak mundësitë për të realizuar takime te veçanta sidomos ditën e mërkurë dhe te shtunë. Mirë është që t’i kushtojnë pak më tepër rëndësi paraqitjes. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Në rastin më të keq kërkoni hua nga të afërmit.  Gjendja shëndetësore siç e thamë nuk do jetë e mirë. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive të supozuar.

BRICJAPI

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit kjo periudhë herë pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzoheni. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohësh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshë, por do keni edhe shqetësime. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Në punë merrni edhe mendimet e kolegëve para se të kryeni ndonjë projekt të madh.

UJORI

Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Për ju të dashuruarit nuk do ketë ditë problematike. Debatet dhe mosmarrëveshjet absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni në çdo moment të përjetoni emocione së bashku me partnerin. Ju beqarët do keni një takim të veçante të mërkurë ose të enjte. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervozë si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me shqetësime të vogla. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

PESHQIT

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Financat ne tërësi do jenë të mira. Hëna madje mund të sjellë edhe një surprizë nga mesi i javës. Shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Do ndiheni në forme të mire fizike. Gjithsesi bëni kujdes nëse keni për të bërë rrugë të gjata. Në punë do i mbani premtimet dhe fjalët e dhëna kështu që do gëzoni mbështetjen e të gjithëve. 

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post