Një etapë shumë më e bukur do fillojë gjatë kësaj jave për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm dite të lumtura. Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë ta intensifikoni edhe më shumë lidhjen dhe kënaqësitë do jenë akoma më të forta. Ju beqarët duhet të njiheni mirë me disa persona e më pas të vendosni cilin do zgjidhni për te filluar një lidhje. Mos u nxitoni. Në planin financiar duhet maturi e sa më shume maturi. Reflektoni disa herë para se të hidhni çdo lloj hapi. Shëndeti në disa momente do jetë disi delikat, për shkak të lodhjes në punë. Jeta profesionale nuk do jetë as e shkëlqyer, as e keqe. Disa pengesa që ju kishin dalë do dini si t’i kaloni.
DEMI
Planetët do ua bëjnë gjithçka më të vështirë këtë javë. Jeta juaj në çift ka rrezik të përballet me stuhi të fuqishme. Do jeni shumë të pakuptueshëm dhe të paqëndrueshëm kështu që nuk do jetë faji i partnerit që do ju kritikojë. Në fakt shpesh as ju nuk do e kuptoni veten tuaj. Ju beqarët ka shumë mundësi të fiksoheni pas dikujt dhe menjëherë të vendosni të filloni një lidhje. Financave jepuni prioritet, pasi pa një buxhet të mirë nuk mund t’ia plotësoni dot nevojat vetes. Sipas Horoskopi.vip gjendja shëndetësore nuk ka për të qenë e shkëlqyer sepse lodhja do bëjë të veten. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur atje ku dëshironi dhe me pak mundim do ja dilni mbanë.
BINJAKËT
Këtë javë duhet të përfitoni sa më shumë nga jeta dhe të jeni më largpamës. Nëse keni një lidhje, tregohuni më të respektueshëm me partnerin dhe mos e ndrydhni atë. Nëse i kërkoni llogari gjithë kohës do e lodhni dhe do e shtyni të kërkojë dikë tjetër. Për ju beqarët priten dashuri me shikim të parë. Lërjani çdo gjë kohës dhe mos bëni asgjë me ngut. Financat do jenë përgjithësisht të mbrojtura dhe ju do vazhdoni të tregoheni të kursyer me shpenzimet. Influenca e yjeve do jetë kontradiktore në sektorin e shëndetit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe për çdo shqetësim këshillohuni sa më pare me mjekun. Në punë do përballeni me probleme të vështira dhe do jeni gjithë kohës të stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje.
GAFORRJA
Gjatë kësaj jave do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e qetë. Përfitoni sa të mundni për të folur për tema të rëndësishme duke qenë se do jeni edhe më të kthjellet. Për ju beqarët do jetë një periudhë ideale për të filluar histori dashurie pasionante. Të ardhurat do kenë përmirësime. Përpjekjet dhe sakrificat që keni bërë kohët e fundit do japin rezultatet e veta. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë e kënaqshme. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Do bëni mirë të shmangnit sheqernat dhe yndyrnat. Në punë ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por që janë mjaft të domosdoshme.
LUANI
Nëse nuk bëni më të mirën nga vetja për të ruajtur qetësinë këtë javë gjërat do bëhen më delikate. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do mbrohet nga të gjithë planetët. Dielli do sjellë ngrohtësinë dhe do iu nxitë të tregoheni më mirëkuptues me njëri-tjetrin. Për ju beqarët do jetë periudhë e favorshme për takime interesante. Mos kërkoni menjëherë të krijoni lidhje serioze, por merrini gjërat shtruar. Në planin financiar do iu duhet të merrni disa vendime me të vërtetë të vështira, prandaj bëni kujdes. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani më tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jetë i ndjeshëm dhe do keni dhimbje. Në punë mundohuni të ndryshoni rutinën dhe të provoni përvoja të reja. Me pak mundim do arrini atje ku dëshironi.
VIRGJËRESHA
Do ndiheni si të rilindur gjatë kësaj jave dhe rrahjet e zemrës do shtohen edhe më shumë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë. Nuk do i mbani inat njëri-tjetrit dhe do dini të kërkoni falje. Ju beqarët duhet të dilni nëpër takime, por nuk duhet t’i pranoni sa hap e mbyll sytë propozimet që do iu bëhen. Paratë do jenë shqetësimi juaj më i madh. Situata nuk do jetë e qëndrueshme prandaj duhen marrë masa edhe më strikte. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë të bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Nëse keni pasur probleme me qarkullimin e gjakut do keni përmirësime. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Java do jetë e përshtatshme.
PESHORJA
Mundohuni të jeni më optimistë këtë javë dhe gjithçka do ju ecë më mirë. Ju qe jeni në një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjërat sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni që herë pas here të hapni edhe rrugë. Ku ju beqarët do jeni të ndjeshëm dhe ka rrezik të bini pre e çdokujt që do iu joshë. Kujdes me hapat sepse më pas nuk do ketë më kthim mbrapa. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll. Nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Sipas Horoskopi.vip shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Në pune të gjitha përpjekjet e bëra së fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime.
AKREPI
Kjo javë do jetë e mbushur me të papritura. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione pozitive, por nuk do mungojnë as emocionet negative. Mirë është që të respektoni ane maksimum lirinë e tjetrit. Ju beqarët nuk do i kërkoni me ngulm ndryshimet, por papritur do ju ndodhë një takim vendimtar. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm dhe duhet të shmangni me patjetër shpenzimet e ekzagjeruara. Shëndeti duhet pasur nën kujdes. Kujdes me higjienën dhe pastërtinë vetjake. Në punë do filloni disa projekte të reja, shumë të rëndësishme e me fitime, por që do kërkojnë angazhim të madh. Duhet ta organizoni me kujdes kohën.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Ju të dashuruarit, edhe pse do keni disa mosmarrëveshje me partnerin në ditët e para të javës, duhet të keni kurajën t’i përballoni ato. Klima do fillojë të ngrohet pak nga pak nga fundi i javës. Ju beqarët do keni mundësi të shumta për aventura emocionuese. Përfitoni nëse kjo është ajo që dëshironi. Në planin financiar ka ardhur koha të tregoheni të kursyer nëse doni që financat mos kenë tronditje të mëdha. Në sektorin e shëndetit gjërat do shkojnë më së miri. Do keni rezistencë të mirë dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Në pune do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh.
BRICJAPI
Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Ju që jeni në një lidhje do e surprizoni partnerin me sjelljen tuaj shembullore. Do kujdeseni më tepër për të dhe do ia plotësoni dëshirat. Ai do ndihet mirë edhe pse do i duket çudi ky ndryshim i menjëhershëm. Ju beqarët më në fund do përjetoni emocionet e të qenit në një lidhje. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik edhe pse lodhja do bëjë të veten. Flini me tepër dhe do keni më shumë energji . Mjedisi yjor nuk do jetë aq i përshtatshëm për sektorin e financave. Mos shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi sepse do keni probleme të mëdha më vonë. Në jetën profesionale do jeni plot vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara. Inteligjenca dhe kujdesi që keni do iu çojë atje ku dëshironi.
UJORI
Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Ju të dashuruarit nuk duhet të tregoni dyshues për atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai nuk iu tradhton. Mos lejoni xhelozinë ta drejtoje sjelljen tuaj. Ju beqarët do keni një javë të bukur dhe me diell. Personi që do takoni do jetë i këndshëm dhe mjaft i respektueshëm. Në planin financiar do keni disa vështirësi. Mos u tregoni të pamatur dhe shpenzoni me kujdes. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Nëse keni kaluar një infeksion para disa kohësh do pastroheni tërësisht. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambicioze dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë qe dëshironi.
PESHQIT
Planetët do ju mbështesin fort gjatë gjithë kësaj jave dhe do ua ndriçojnë mendimet. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë harmonike. Do tregoheni më të gatshëm të bëni ato që iu kërkon partnerin dhe do kaloni momente emocionuese pranë tij. Optimizmi që do keni do jetë një armë e fortë edhe për të ardhmen. Ju beqarët do tregoheni të papërgjegjshëm dhe do filloni lidhje të pamenduara mirë. Sipas Horoskopi.vip financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi. Yjet këshillojnë që të mos jepni as hua. Shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Në punë do jetë javë e favorshme për të nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat..
Post a Comment