Zbuloni se cila kafshë jeni sipas Astrologjisë Indiane

Shenjat e Astrologjisë së Indianëve të Amerikës  janë bazuar tek individët dhe përafrimin e tyre shpirtërore me kafshët. Shenjat e zodiakut janë bazuar në kalendarin Mesoamerican, i krijuar me qëllim harmonizimin e jetës së kafshëve me mitet. 

VIDRA(20 janar – Shkurt 18) 

Vidra, lundërza e detit njihet si një ndër gjallesat më të pazakonta. Është gjithmonë e para në punë. Këto persona kanë inteligjencë të shkëlqyer dhe aftësi të shumta imagjinare. Janë tepër konkurentë dhe përpiqen të jenë gjithmonë të parët. 

FAIKOI (21 mars-19 prill) 

Fajkoi është shquar gjithmonë si një sfidues i zoti. Mund të duket mendjemadh dhe arrogant por është i pari që merr masa në raste fatkeqësie. Personat e kësaj shenje dinë të jenë të zotët dhe të udhëheqin në mënyrë të veçantë. 

KASTORI (20 prill – 20 maj) 

Kastori është një ndër elementët kyç të një biznesi.  Kastorët dinë të jenë të logjikshëm dhe kanë strategji shumë të mira. Logjika e dialogut është shumë e rëndësishme për këto persona. 

DRERI (21 Maj – 21 qershor) 

Dreri është i njohur për bisedat e gjalla dhe këmbënguljen e pashembullt. Personat që përfaqësohen nga kjo kafshë janë shumë komunikues dhe dinë të thyejnë heshtjen. 

QUKAPIKU (21 Qershor – 21 Korrik) 

Qukapiku është i njohur për edukatën dhe suportin ndaj të tjerëve. Qukapiku është gjithmonë i shkathët, i organizuar, i kujdesshëm.  Ata shpeshherë janë impulsivë, xhelozë dhe nganjëherë ndihen të pasigurtë. 

SALMONI (22 korrik – 21 gusht) 

Është gjithmonë në kërkim të një qëllimi ose detyre. Shpeshherë bëhet dhe egoist, megjithatë nëse bashkëpunon në grup mund të arrijë shumë lart edhe në biznes. 

ARIU ( 22 gusht  – 21shtator) 

Ariu është i njohur për zemrën e madhe dhe për qëndrueshmërinë. Arinjtë janë partnerë të mirë të biznesit, janë modestë dhe të ekuilibruar.  Por një ari nuk është një skeptik i lindur, megjithatë ka durim të fortë dhe vetkontroll. 

KORBI (22 shtator – 22 tetor) 

Është udhëheqës entuziast me aftësi sipërmarrëse. Korbi ka shumë intuitë sidomos në marrëdhënie me njerëzit. Shpeshherë është parë si “busulla” e marrëdhënieve me të tjerët. 

GJARPËRI(23 Tetor  – 22 Nëntor) 

Gjarpëri është lideri shpirtëror i shenjave.  Kapaciteti i tyre shërues është mbreslënës. Një gjarpër mund të frikësojë të tjerët, kolegët, megjithatë aftësitë e tyre janë tepër të dobishme dhe fitimprurëse. 

BUFI (23 nëntor  – 21 Dhjetor) 

Bufi njihet për natyrën e ngrohtë por dhe të lehtë. Një buf është gjithmonë për një aventurë të mundshme dhe me shumë dashuri në zemër. Kanë aftësi të shumta në dëgjim dhe në komunikim. Një buf është tepër miqësor me personat e saponjohur. 

PATA (22 Dhjetor – 19 janar) 

Me sytë gjithmonë drejt çmimit, këmbëngulëse dhe tepër ambicioze. Janë edukatorë të mirë për një familje të shëndetshme dhe mbështetës të miqve. Vendosshmëria e tyre për të arritur diçka shpeshherë mund tu shkaktojë probleme.  Megjithatë janë produktivë, me ide të qarta dhe tepër frymëzues. 

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post