Saturni dhe Urani do ju ndihmojë të flisni edhe për tema delikatë gjatë kësaj jave dhe nuk do keni aspak probleme. Do ndiheni më të qetë se asnjëherë. Ju që keni një lidhje do keni ditë të mbushura me momente të lumtura. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe gjithë kohës do buzëqeshni në praninë e njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asnjë moment sepse mund të gaboni dhe do lëndoheni.
Në planin financiar nuk do i bëni me kujdes llogaritë dhe ka rrezik që duke filluar nga e enjtja të keni probleme. Shëndeti do ketë vetëm disa shqetësime të vogla, pasi do keni mbrojtje goxha të mirë imunitare. Sektori profesional do vazhdojë të mbetet gjithë kohës i kënaqshëm dhe i mbushur me arritje.
DEMI
Sado të mundoheni të ruani klimën e ngrohtë, këtë javë nuk do mundeni. Për ju që keni një lidhje gjërat nuk do ecin si duhet. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mund të mendoni edhe t'i jepni fund gjithçkaje njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nga ana tjetër do realizoni një takim të jashtëzakonshëm, i cila shumë shpejt do ua ndryshojë jetën.
Asgjë nuk ka për të qenë më si më parë, por çdo gjë do jetë më e bukur. Sipas Horoskopi.vip financat herë pas here mund të kenë edhe disa tronditje të vogla, por asgjë për t'u alarmuar nëse merrni masa. Shëndeti do jetë i mirë edhe nëse sapo keni kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Do rikuperohen shpejt. Në punë përqendrohuni tek objektivi kryesor dhe keni për t'ia dalë.
BINJAKËT
Po u treguat të logjikshëm dhe po nuk u nxituat për asgjë cdo gjë ka për t’iu ecur mirë këtë javë. Nëse nuk doni të keni debate e probleme në jetën tuaj në çift, duhet t'i dëgjoni me kujdes këshillat dhe sugjerimet e partnerit. Mos bëni gjëra që atij nuk i pëlqejnë sepse vetëm sa do mërziteni të dy palët. Ju beqarët më mirë të prisni edhe disa kohë në vend që të hidhni hapa pa qenë të bindur.
Në planin financiar mos kryeni shpenzime të shumta sepse do ju nevojiten para për ditët në vijim. Shëndeti do jetë goxha më i mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga mesi, shpina apo barku do jeni më të qetë. Në punë do jeni guximtarë, këmbëngulës dhe sfidues. Arritjet do jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit.
GAFORRJA
Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm këtë jave dhe më të matur me hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje duhet të shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Mundohuni të luftoni edhe me kokëfortësinë. Ju beqarë, nëse doni të krijoni një lidhje duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat.
Jeta juaj do jetë e ndarë edhe në një pjesë më shumë. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë në anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merrini gjërat shtruar.
LUANI
Këtë javë do jeni shumë të hapur dhe gati të bëni çdo gjë që keni ëndërruar. Nëse jeni në një lidhje gjërat do ju ecin për mrekulli me partnerin dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët mund të keni dashuri me shikim të parë, por do tregoheni të logjikshëm dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar. Pas të enjtes për ju do fillojë një etapë më e bukur.
Financat do fillojnë të normalizohen goxha pas të martës. Logjika dhe ndihma e planetëve do jetë e vyer. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Stresi dhe ankthi do bëjnë punën e vet. Në punë nuk duhet të filloni projekte pa qenë të bindur sepse mund të pendoheni më vonë. Nga ana tjetër merreni çdo gjë me qetësi dhe pa u nxituar që të mos gaboni.
VIRGJËRESHA
Mos i besoni askujt këtë javë dhe mundohuni të reflkektoni gjatë para se të veproni. Ju të dashuruarit do i shtoni dozat e fantazisë dhe origjinalitetit dhe gjërat kanë për t'iu ecur akoma më mirë. Për asgjë nuk do ankoheni, përkundrazi do emocionoheni nga disa surpriza të jashtëzakonshme që do ju përgatisë partneri. Ju beqarët ka mundësi të vendosni ta çoni më tej një njohje të re dhe do ja kaloni mjaft mirë.
Në planin financiar mos u tregoni impulsivë sepse keni për të pasur probleme serioze. Shëndeti për fat të mire do jetë i shkëlqyer, pavarësisht lodhjes dhe situatave që mund të kaloni. Në punë më në fund do i konkretizoni disa nga planet e hershme dhe rezultatet do jenë pozitive.
PESHORJA
Dielli dhe Plutoni do jenë planetët që do ju udhëheqin gjatë kësaj jave. Ata do ju bëjnë edhe më të logjikshëm dhe nuk do tregoheni më kokëfortë si më parë. Ju që keni një lidhje do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme që ta përmirësoni jetën tuaj në çift. Shpesh mund të bëni edhe sakrifica dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet. Ju beqarët do keni takime fantastike me disa persona të cilët do iu bëjnë ta dashuroni edhe më shumë jetën.
Në planin financiar situata nuk do jetë e mirë, kështu që nëse nuk doni të vuani pranojeni ndihmën e të afërmve. Për shëndet më të mirë merruni pak më tepër me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin që do keni. Sipas Horoskopi.vip në punë gjithçka do ecë mirë. Tashmë nuk do keni më frikë të përballeni edhe me koleget më intrigantë apo me ata qe kane dashur t'iu rrënojnë.
AKREPI
Venusi dhe Urani do kujdesen për ju gjatë gjithë kësaj jave dhe do sjellin gjëra përgjithësisht pozitive. Ju që keni një lidhje do ndiheni të lire të bëni atë që do doni dhe do e përmirësoni marrëdhënien në çift. Partneri nga ana tjetër mund t'iu përgatisë edhe disa surpriza. Ju beqarët do keni plot njohje të reja, por përveç lidhjeve afatshkurtra nuk do ketë asgjë më shumë.
Buxheti do jetë akoma i paqëndrueshëm sepse do jeni të detyruar të kryeni shpenzime të nevojshme në çdo moment. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mirë është të mbroheni sa më shumë nga i ftohti. Në punë do jeni më të matur, më të motivuar dhe më të kujdesshëm. Do arrini ta kryeni gjithçka me përpikmëri.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj jave mundohuni të mos humbisni kontrollin dhe t'i vendosni vetes disa qëllime. Ju të dashuruarit do ndërmerrni iniciativa dhe do i bëni ditët më të bukura. Emocionet do jenë të forta dhe të ndryshme ditë pas dite. Ju beqarët nuk do i realizoni dot takimet që keni ëndërruar, por nuk do kaloni një periudhe të keqe. Duke dalë me miqtë dhe të afërmit do argëtoheni pafund. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni të qete për gjërat që do iu duhen.
Për shëndetin do përkujdeseni me tepër nga zakonisht prandaj që as në këtë plan nuk do keni shqetësime. Në punë që ditët e para planet do iu realizohen si i kishit menduar kështu që euforia do iu pushtojë.
BRICJAPI
Këtë javë duhet të filloni t’i mendoni gjërat ndryshe dhe të konkretizoni disa projekte. Për të dashuruarit do jetë javë e mbushur me peripeci. Do ju dalin probleme të njëpasnjëshme dhe të dy palët do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Ju beqarët do jeni të gatshëm të joshni gjithë kohës dhe do tërhiqni pas vetes goxha persona. Të enjte ose të premte mund të filloni edhe një lidhje.
Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. Me një menaxhim të mirë do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në punë do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuzë.
UJORI
Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë.
Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t'i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.
PESHQIT
Një fllad i ngrohtë lirie dhe gëzimi do fryjë këtë javë. Ju të dashuruarit ka rrezik të jeni shumë impulsive dhe kjo mund të sjellë probleme goxha të mëdha mes jush dhe atij që keni në krah. Ju beqarët nuk do mundni dot ta gjeni princin tuaj te kaltër, por gjithsesi nuk do mërziteni dhe nuk do e ndieni vetminë për shkak të argëtimit me miqtë. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do i shlyeni borxhet, do investoni dhe do jeni të qetë. Shëndeti nuk do jetë i mirë.
Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me kolitin. Në punë do keni fat. Mund t’iu bëhet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo gjë duhet menduar me kujdes.
Post a Comment