Si pëlqen të të përkëdhelin/surprizojnë, bazuar në shenjën e zodiakut!

DASHI

Nëse e keni ndarë mendjen të surprizoni një Dash, sigurohuni të jetë diçka madhështore. Sa më e madhe, aq më mirë. Nëse planifikoni t’u bëni atyre një festë ditëlindjeje surprizë, duhet të jetë më e mira e vitit. Nëse doni t’iu dhuroni lule, duhet të merrni gjithë trëndafilat e dyqanit e t’i çoni në shtëpinë e tyre. Blini për ta një kështjellë në Francë nëse mundeni. Trajtojeni një Dash si mbretëreshë, sepse e tillë është. Ah, dhe mos guxo ta nënshtrosh!

DEMI

Nëse doni të përkëdhelni një Dem, duhet të ringjallni shqisat e tyre. Një masazh i mirë me vajrat e tyre të preferuar esencialë apo një darkë e gatuar në shtëpi, shoqëruar me një shishe vere të shtrenjtë. Nëse arrini të stimuloni mendjen dhe trupin e tyre njëkohësisht, një Dem është përjetësisht i juaji. Kjo shenjë është perëndeshë e sensualitetit.

BINJAKËT

Që një Binjak të ndihet vërtet i surprizuar, duhet t’i prekni në pikën e tyre të dobët: Intelektin. Një botim i parë, disa poezi sekrete. Sa më kreativë të jeni më fjalët, aq më shumë do t’i tërhiqni. Një Binjak është në thelb një “Shekspir i rimishëruar”.

GAFORRJA

Nëse mendoni se surpriza është shumë e tepërt apo klishe, atëherë është perfekte për një Gaforre. Atyre do t’u pëlqenin edhe dy varëse matchy, me dy copëza zemre që përputhen. Nëse një Gaforre s’po qan nga gëzimi, atëherë s’keni dhënë maksimumin.

LUANI

Një Luan s’ka nevojë për shumë surpriza. Thjesht, kujtojini atyre çdo ditë se sa të talentuar, sa të zgjuar dhe të mirë janë dhe këto do të mjaftojnë që një Luan të jetë i kënaqur. Ata vdesin të jenë “ylli i shfaqjes”. Një Luan, ose është gjithçka për ju, ose asgjë.

VIRGJËRESHA

Një Virgjëreshë vë re gjithçka - çdo detaj të vogël që shumica e njerëzve do ta neglizhonin. Nëse doni t’i bëni të ndihen mirë, gjithçka që duhet të bëni është të mendoni për gjërat e vogla. Shkruajini atyre një shënim të ëmbël nëse largoheni për në punë para se të zgjoheni në mëngjes. Dërgojuni atyre një mesazh “natën e mirë” për t’u thënë që i keni në mendje etj.

PESHORJA

Një Peshore pëlqen të jetë e llastuar në çdo kuptim të fjalës. Ata duan dhurata të panumërta, zbavitje dhe ushqim të mirë. Mos harroni, këtu kemi të bëjmë me shenjën më hedoniste të zodiakut. "Kënaqësia" është emri i tyre i dytë.

AKREPI

Gjithçka që i duhet një Akrepi për t’u ndjerë mirë është pasioni, intensiteti dhe një romancë e fortë. Nuk po flasim për një lidhje “komedi romantike”, por për një “Romeo & Juliet” apo “Rose & Jack” nga Titaniku. Bëjini të ndihen sikur do të bënit gjithçka për ta.

SHIGJETARI

Duhet të planifikoni një itinerar të egër nëse doni të surprizoni një Shigjetar. Ata duan aventurë, spontanitet, adrenalinë dhe risi. Organizoni një udhëtim surprizë. Tregojini që s’keni bërë gjë për ditëlindje, pastaj bëjini një festë surprizë.

BRICJAPI

Është shumë e vështirë t’i bësh përshtypje një Bricjapi. Paçi fat dhe bëni më të mirën! Trajtojini ata si një forcë e juaja, dikë me të cilin mund të luftonit botën dhe prapë të dilnit të fituar.

UJORI

Ujorët urrejnë gjithçka klishe, prandaj duhet të bëheni pak kreativë. Kushtojini vëmendje gjërave të çuditshme që ata pëlqejnë. Gjatë një bisede, mund t’ju tregojnë se çfarë kanë qejf. Kapni këto detaje për t’i surprizuar ashtu siç duhet!

PESHQIT

Kur bëhet fjala për Peshqit, gjasat janë që të jenë ato që ju bëjnë surpriza dhe ju përkëdhelin. Edhe pse janë deri diku vetëmohues, s’duhet të harroni se edhe ata kanë nevojë për vëmendje herë pas here. Një vallëzim romantik, një serenadë në plazh, ca petale trëndafili në shtrat. Gjëra të vogla, që duken si të sapodala nga një film romantik.

$ads={2}





Post a Comment

Previous Post Next Post