Ju urreni të humbni më shumë se gjithçka në botë. Një përleshje me partnerin nuk është përjashtim. Nëse ata bëjnë diçka që ju lëndon ose ju bezdis, patjetër që ju s'jeni nga ata që heshtni. Ju do t'u thoni atyre gjithë çfarë ka ndodhur, me një vërtetësi kaq të mirë-artikuluar, sa do të jetë e vështirë për partnerin tuaj të përpiqet të mbrohet. Edhe nëse përpiqen, është e kotë. Ju keni një listë të plotë të arsyeve pse ju keni të drejtë dhe ata e kanë gabim. Nëse keni argumenta, pse jo?!
Demi: "Prit pak, ti po prisje të të kërkoja falje?"
Demi kokëfortë. Jeni kaq të sigurt në pozicionin tuaj gjatë një debati saqë në heshtje do të prisni që partneri juaj të përfundojë duke shprehur të gjitha arsyet pse ai/ajo është mërzitur, vetëm që ju të rotulloni sytë. Ju i lini emocionet pas në çdo debat, gjë që bën të përballeni me qetësi dhe argumente - Kjo e bën partnerin/en tuaj të duket pak qesharak/e përballë jush.
Binjakët: "Do ndahemi pra...Jo prit, s'e kisha seriozisht"
Nëse je Binjak, ti sigurohesh që fjalën e fundit ta thuash të parën! Ju i çonit gjërat në ekstremet më dramatike dhe në fund pendoheni dhe kërkoni falje. Një gjë është e sigurt: Jeni të tmerrshëm në mbajtjen e inateve, por jeni të gatshëm t'i lini gjërat të shkojnë për të shpëtuar marrëdhënien. Kombinim i çuditshëm, e dimë.
Gaforrja: "S'më besohet që kjo po ndodh"
Nga të gjitha shenjat, Gaforrja njihet për të qenit e para që qan gjatë një zënke me partnerin. Debatet me personin e zemrës për ju janë të vështira, pavarësisht se kush ka faj. Sidoqoftë, pasi të keni mbaruar së vajtuari, jeni gati të mbani inat për ditë, javë e muaj të tërë. Shpresojmë mos të të kemi kujtuar ndonjë inat disa-vjeçar me këtë temë.
Luani: "Je aq gabim sa s'e ke idenë"
Kur partneri juaj dëshiron të debatojë me ju, gjëja e parë që ju kalon në kokë është: "Uf, filloi prap ky/kjo". Njiheni për kokëfortësinë dhe nuk ka asgjë që mund t'i ndryshojë bindjet tuaja. Por, kemi një lajm të keq për ju të shenjës së Luanit: Jo çdo mendim që keni ju, duhet t'i përkasë të gjithëve.
Virgjëresha: "Po më acaron shumëë"
Nuk është se juve ju pëlqen të bëni sherre, por nuk keni zgjidhje tjetër. Keni ca rregulla shumë strikte në shtëpi, punë, marrëdhënie etj. Partnerit/es mund t'i dukeni pak si shumë kritikë. Jeni gjithmonë të gatshëm të respektoni nevojat e partnerit dhe prisni të njëjtën gjë në këmbim. Megjithatë, përpiquni të mos shihni edhe detajet më të vogla sepse jo të gjithë kanë qëllime të këqija.
Peshorja: "Pse je kaq dramatik/e?!"
Ekulibri është pseudonimi juaj, prandaj ju duket krejt absurde kur partneri dëshiron të fillojë një debat. Ju keni prirje t'i shmangni njerëzit kur e shihni se ata s'janë në humor dhe kjo mund ta bëjë partnerin të ndihet sikur po i flet murit. Megjithatë, ka ca gjëra për të cilat edhe ju jeni të gatshëm të debatoni deri në fund. Për shembull... kur flitet për ish-at e atij/asaj.
Akrepi: "Mirë, meqë e dashkë kështu pf"
Nuk ka asnjë shenjë më të fshehtë se ju gjatë një debati. Ju luftoni me partnerin pa u dukur fare se po luftoni. Lojërat e mendjes që luani janë vdekjeprurëse. Megjithatë kur partneri fillon t'i kapë përpjekjet tuaja për manipulim, përfundoni duke kërkuar falje.
Shigjetari: "Çfarë të duket vetja ty?!"
Kur jeni të mërzitur me partnerin, nuk ka asgjë që t'ua ndryshojë humorin. Kush është ai/ajo që të sillet kështu me ty? Partneri/ja u ngatërrua me personin e gabuar. Duan, s'duan do vijnë e do të kërkojnë falje, edhe nëse gabimin e kishit ju. Pak më pak kokëfortë herës tjetër?
Bricjapi: "Zemër, nuk të shkon të jesh me nerva"
Ju tregoheni një nga shenjat më të zgjuar gjatë debateve. Duket se do e hipnotizoni partnerin/en derisa ta pranojnë se e kishin ata gabimin. Mënyra racionale me të cilën flisni është për t'u admiruar, por mos manipuloni kaq shumë.
Ujori: "Ua shkoi vonë tani. Mund ta vazhdojmë nesër?"
Ujor, ku po shkon?! Nuk mund t'u largoheni problemeve tuaja. Herë a vonë, partneri/ja do kërkojë të ballafaqoheni. Thjesht flisni dhe sqarohuni me njëri-tjetrin. T'i bësh bisht situatës nuk është zgjidhja.
Peshqit: "Më fal që veprova aq keq kur ti më lëndove"
Ju do ta falni partnerin tuaj për çdo gjë, çdo herë, edhe nëse kanë faj 100%. Vetëmohimi juaj është i admirueshëm, por ndonjëherë, duhet të siguroheni që nuk po ju marrin për të mirëqenë. Nga ana tjetër, ju jeni të gatshëm të debatoni gjithnjë me partnerin nëse s'ju pëlqen mënyra se si ai po sillet me dikë tjetër.
Post a Comment