Horoskopi mujor dhjetor 2021, Shigjetari, Bricjapi, Ujori, Peshqit

SHIGJETARI HOROSKOPI MUAJIT DHJETOR

Puna: Do të keni elan që të gjitha obligimet t’i përfundoni në afatin e caktuar dhe t’i rregulloni të gjitha shpenzimet monetare. Keni pritur që situata financiare të jetë më e mirë në këtë muaj, mirëpo vetëm nga fundi i dhjetorit do të ndieni lehtësim, kur është fjala për financat. Keni pasur mjaft pengesa dhe situata stresuese, mirëpo në fund do të jeni të kënaqur me rezultatet të cilat i keni arritur. Para së gjithash, ju është me rëndësi që të avanconi në karrierë dhe tani jeni në rrugë të mirë. Do të merrni oferta të reja për bashkëpunim, mirëpo ndonjëherë është më mirë të qëndroni me njerëzit të cilët ju ofrojnë siguri. Shkuarjet jashtë shtetit gjithashtu janë të mundshme deri në fund të muajit.

Shëndeti: Shëndeti është i qëndrueshëm. Pini më shumë lëngje.

Dashuria: Kjo është periudhë e shkëlqyeshme për të gjithë Shigjetarët! Edhe pse muajt e mëparshëm kanë qenë plot surpriza, në dhjetor mund të qetësoheni dhe të kënaqeni me gjërat të cilat ju gëzojnë. Vetëm që patjetër duhet të gjeni pak kohë edhe për veten, sepse vazhdimisht jeni të rrethuar me miqtë dhe familjen, kjo ndonjëherë di t’ju jetë e mundimshme. Shigjetarët e zënë kanë arritur t’i rregullojnë marrëdhëniet me partnerin dhe të përmirësojnë atmosferën dashurore. Do të keni edhe në vazhdim konflikte të vogla, por jo të tilla që tashmë i keni kaluar. Kurdo që të kapni veten duke menduar për të kaluarën, përpiquni vetëm të vazhdoni dhe të shikoni përpara.

Shigjetarët e lirë në dhjetor do të provojnë të fillojnë lidhje romantike dhe do të kenë rastin që të krijojnë lidhje, mirëpo sa do të zgjasë kjo – varet nga dëshirat dhe pritjet tuaja, andaj do të jetë mirë të bëheni të sinqertë, që në fillim.



BRICJAPI HOROSKOPI MUAJIT DHJETOR

Puna: Kur është fjala për punën, Bricjapët duhet t’i kushtojnë kujdes që të mos sforcojnë shumë dhe të mos marrin më shumë obligime seç mund t’i plotësojnë. Keni dëshirë për ndryshime, andaj është e mundshme që do të vendosni që diç të re ta filloni apo që me pasionin tuaj të fitoni para.

Edhe pse këto janë obligime të tepërta, ju synoni drejt stabilizimit të situatës financiare dhe asgjë nuk do t’ju pengojë që atë qëllim ta arrini. Do të bëni shumë gjëra përnjëherë, do të jeni të lodhur, por edhe të kënaqur. Përpiquni që të mos harroni diçka dhe t’i përmbaheni punës cilësore, me të cilën eprorët janë mësuar me ju.

Shëndeti: Mos harroni që ushtrimet e rregullta do të jenë shumë të rëndësishme.

Dashuria: Bricjapët e zënë do ta testojnë lidhjen e tyre dhe deri në fund të muajit do të shohin a është marrëdhënia e mirë për ta apo jo. Jeni të qetë dhe të hijerëndë dhe të fokusuar që ta kënaqni veten. Si kurrë më parë, do të keni nevojë t’i bëni gjërat të cilat një kohë të gjatë nuk i keni bërë dhe t’i vizitoni vendet në të cilat një kohë të gjatë nuk keni qenë. Tani është koha e duhur që të vendosni çfarë do të dëshironi në të ardhmen dhe do ta merrni guximin të bëni hapa konkretë.

Bricjapët e lirë do të zgjedhin midis më shumë personave, madje mund të jetë edhe zgjedhje e vështirë. Keni dëshirë për lidhje të qëndrueshme në të cilën do të ndiheni të sigurt, ndërkaq, nga ana tjetër, lehtë hyni në aventura dashurore. Do të jetë ky muaj i interesant dhe do të kënaqeni në ngjarjet e paplanifikuara.

$ads={1}

UJORI HOROSKOPI MUAJIT DHJETOR

Puna: Nuk do të arrini të shmangni problematikën afariste në javën e parë të dhjetorit. Ju nevrikos shkaku që eprorët kurrë nuk i dëgjojnë mendimet tuaja dhe nuk dëshirojnë t’i aprovojnë. Se a keni ju të drejtë apo jo, ndonjëherë nuk është momenti i duhur që të bëni ndryshime në punë. Përpiquni të mos filloni grindje me kolegët, sepse ndihma e tyre do t’ju jetë e domosdoshme deri në fund të dhjetorit.

Janë të mundshme fitime të parave, mirëpo ju në këtë muaj po shpenzoni më shumë seç do të duhej. Është rast i mirë nëse dëshironi t’i shtoni fitimet, do të keni më shumë oferta se më parë. Deri në fund të muajit, jini të kujdesshëm në komunikim me partnerët afarist.

Shëndeti: Dhembje e kokës dhe pagjumësi. Më shumë pushoni.

Dashuria: Ujorët e zënë dinë të transmetojnë mendime dhe emocione negative te partnerët e tyre. Sado që partneri të ketë mirëkuptim për ndryshimin e humorit tuaj, do të ishte mirë që ndonjëherë të ndaleni dhe të qetësoheni. Fundi i dhjetorit ju sjell edhe zgjidhjen e shumë problemeve, pra edhe marrëdhëniet me partnerin do të përmirësohen dukshëm. Është koha që partnerit t’i ofroni më shumë kujdes dhe që të organizoni momente romantike, në shtëpinë tuaj dhe jashtë saj. Kjo partnerit do t’i jetë shumë e rëndësishme, ndërkaq juve do t’ju sjellë lehtësim.

Ujorët e lirë mund të presin surpriza të ndryshme në planin dashuror – vardisje, flirt, romanca të reja – të gjitha këto ju presin nga fundi i dhjetorit.

PESHQIT HOROSKOPI MUAJIT DHJETOR

Puna: Shumica e Peshqve në dhjetor do të vendosin të ndërrojnë punën, sepse ky muaj për Peshqit është shumë i rëndësishëm. Dëshironi punë ku anët tuaja më të mira do të vihen në pah. Peshqit të cilët janë të kënaqur me punën e tyre do të arrijnë të avancohen. Përfundimisht eprorëve tuaj zëshëm dhe qartë do t’u thoni se çfarë prisni nga puna. Duhet t’u kushtoni kujdes parave, ka mundësi që t’ju vidhen apo të humbni kuletën, pra jini të kujdesshëm.

Peshqve u këshillohet të mos hyjnë në konflikte me kolegët, sepse tani nuk është momenti i duhur që të tregoheni autoritarë. Nga fundi i muajit do ta keni më lehtë, çdo gjë do të zgjidhet në kohë dhe do të hyni në vitin e ri me shumë më pak obligime.

Shëndeti: Shëndeti nuk është në gjendjen më të mirë dhe nuk do të duhej të shmangni vizitën te mjeku, nëse shpesh ndieni rraskapitje.

Dashuria: Ky muaj Peshqve u sjell lehtësim të vërtetë. Keni qenë nën stres në muajt e kaluar, mirëpo tani është koha të pushoni nga çdo gjë dhe t’i përkushtoheni vetes dhe partnerit tuaj. Do të keni më shumë kohë dhe do të punoni në përmirësimin e marrëdhënieve dashurore. Do t’ju nevojitet kohë që t’i kompensoni të gjitha ato që ju kanë ikur, andaj do të jetë shumë mirë të planifikoni një udhëtim të shkurtër.

Peshqit e lirë kënaqen me kujdesin të cilin ua ofron partneri. Sado që të ikni nga lidhja dhe romanca, do të takoheni me personin të cilit nuk do të mund t’i rezistoni. Për shkak të zhgënjimeve të mëparshme, do të keni një dozë frike, por jeni të padurueshëm dhe mezi prisni ftesën e partnerit. Kënaquni në periudhën e cila është ideale për komunikim dhe marrëdhënie dashurore.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post