Cili ëngjëll i Victoria's Secret je, sipas shenjës së horoskopit?

DASHI: Alessandra Ambrosio dhe Josephine Skriver

Me trupin e hollë, sportiv, të tonifikuar, Alessandra Ambrosio dhe Josephine Skriver janë Dashi tipik! Edhe tiparet e tyre janë karakteristike të dashit: fytyrë e mprehtë, me hundë të gjatë e të drejtë dhe sy shpues plot shkëlqim.

DEMI: Behati Prinsloo, Martha Hunt dhe Stella Maxwell

Demat shquhen për joshje që buron nga brenda; buzëqeshjen e sinqertë dhe klasin në qëndrim, që vërehen lehtë tek ëngjëjt e Victoria’s, Behati, Martha dhe Stella.

BINJAKËT: Adriana Lima

Me sytë bojëqielli, buzët e plota, lëkurën e bronxtë dhe shikimin përçues; ikona braziliane e Victoria’s Secret duket përherë rinore dhe në formë, duke e fituar publikun jo vetëm me bukurinë e saj gati enciklopedike, por edhe me natyrën energjike, plot gjallëri dhe padyshim, e komunikueshme siç vetëm një i Binjakëve mund të jetë.

GAFORRJA: Sara Sampaio, Romee Strijd dhe Giselle Bundchen

Dy ëngjëjt më të ëmbël të Victoria’s i takojnë shenjës së Gaforres. Ëmbëlsia dhe fytyra fëmijënore është karakteristike e kësaj shenje, që shpeshherë shfaqet me fytyrë të rrumbullakët dhe shikim plot shkëlqim.

Por nga ana tjetër, Gaforrja di të jetë edhe e fortë, aq këmbëngulëse sa s’ta merr mendja, kështu që s’është çudi që Giselle Bundchen, ish-ëngjëlli kryesor i Victoria’s dhe modelja më e paguar në botë prej një dekade, është e kësaj shenje.

LUANI: Marisa Miller

Marisa Miller s’është më pjesë e ëngjëjve të Victoria’s por për sa kohë ndenji u zgjodh të vishte sutjenin miliona dollarësh Fantasy Bra dhe fitoi disa çmime si “Femra më seksi në botë”. Me qëndrimin krenar plot vetëbesim, Marisa është një Luan tipik.

VIRGJËRESHA: Kate Grigorievna

Kjo modele e talentuar nga Rusia është një virgjëreshë tipike; me trupin e hollë, të ngushtë, shquhet për elegancën e saj në pasarelë. Megjithëse qëndroi vetëm një vit si ëngjëll, fansat e kujtojnë akoma. Virgjëreshat zakonisht janë gjeniale për të mësuar gjuhët e huaja, dhe Kate Grigorievna nuk dinte asnjë fjalë anglisht kur u shpall ‘Ëngjëll i Victoria’s’ në 2015-ën. Ndërsa tani, ajo e flet mjaft mirë këtë gjuhë.

PESHORJA: Candice Swanepoel dhe Lais Ribeiro

Peshorja është një shenje me fat, sepse Candice Sëanepoel dhe Lais Ribeiro janë dy prej modeleve që stilistët dhe fotografët i adhurojnë. Dhe në fakt, Peshorja është shenja më e bekuar e Astrologjisë sa i përket pamjes së jashtme; njerëzit e kësaj shenje kanë tipare shumë tërheqëse, sy të mprehtë por edhe të ëmbël, dhëmbë dhe gojë të përsosur; trup që të kënaq syrin; a nuk janë kështu të dyja?

AKREPI: Lily Aldridge dhe Elsa Hosk

Lily Aldridge është një akrep tipik, pa dyshim: sytë e saj janë të fortë; vetullat e dendura e vështrimi zhbirilues. Nofulla e saj është shumë e mprehtë, karakteristike e një akrepi, dhe buzët shumë të plota. Madje edhe dhëmbët e saj të ndarë, por shumë joshës, janë një veçori e akrepëve tipikë. Po kështu edhe Elsa Hosk, me vështrimin aq misterioz, mund të dallohet që nga larg që është e kësaj shenje.

SHIGJETARI: Tyra Banks

Tyra është një ndër ëngjëjt historikë të Victoria’s. Ajo ka tiparet më të përsosura që mund të ketë një shigjetar: Sy të mëdhenj plot dritë, hundë të bukur, trup me shumë formë dhe, si për Shigjetarët tipikë, këmbë të forta e të plota. Ajo rrezaton energji në pasarelë, duke qenë një ndër ëngjëjt më të gjallë të Victoria’s.

BRICJAPI: Helena Christensen

Ndonëse Bricjapi është një shenjë e vështirë për t’u dalluar fizikisht, ka diçka që e veçon: supermodelja Helena Christensen shëmbëllen një lloj melankolie në portretin e saj, si një Bricjap tipik. Flokët e saj të drejtë e plot shkëlqim, me sy të butë, tërheqës, siç i kanë zakonisht Bricjapët, e bënë një prej modeleve më të njohura të vitet ’80, kur u shfaq në klipin “Wicked Game” të Chris Isak dhe nënshkroi kontratën e ëngjëllit me Victoria’s Secret.

UJORI: Jasmine Tookes

Një Ujor tipik ka trup sportiv, gjinj jo shumë të mëdhenj por të ngritur dhe një ëmbëlsi e vetëbesim që e bën të jetë shumë e dashur në çdo ambient. Kështu është edhe Jasmine Tookes, një prej ëngjëjve të rinj më të dashur për fansat e Victoria's.

PESHQIT: Taylor Hill

Sytë e saj melankolikë, të butë, shumë shprehës, janë karakteristikë e shenjës së peshqve. Taylor Hill ka një trup të lidhur bukur, dhe një pamje vërtet femërore, siç e kanë të gjithë femrat tipike të shenjës së Peshqve dhe konsiderohet si një prej modeleve me fytyrën më të bukur në industri.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post