Çiftet e të njëjtës shenjë horoskopi. Sa shkojnë me njëri tjetrin?

Më poshtë do ju sqarojmë me përpikmëri se si janë marrdhëniet ne cift kur personat i përkasin të njëjtës shenjë të Zodiakut.

DASHI dhe DASHI

Zjarr është më e pakta që mund të themi. Është e dukshme që këta të dy i dallojnë ngjashmëritë tek njëri-tjetri. Në rradhë të parë, vjen sigurisht, aspekti seksual. Të gjithë ata që kalojnë afër këtij çifti do e kishin të pamundur për të mos ndjerë tërheqjen intensive që këta të dy krijojnë tek njëri-tjetri. Meqënëse këta të dy kanë të njëjtën nevojë intime ka mundësi që lidhja e tyre të mos jetë më e thellë se sa shtrati, por me shpresë se do ia kujtojnë emrin njëri-tjetrit! Sapo njëri prej partnerëve të dalë jashtë kësaj zoneje, do fillojnë problemet dhe aventurat dhe entuziasmi, një nga një si një fëmijë i entuziasmuar pas Krishtlindjeve! A është kombinim ky i bërë në Parajsë? Afërsisht po. Fatkeqësisht një nga problemet kryesore të kësaj lidhjeje është se të dy e adhurojnë flirtin me shenjën e kundërt por e urrejnë kur partneri bën të njëjëtën gjë. Kështu që, të kësh du njerëz të tillë në një lidhje së bashku mund të jetë tepër e rëndë për stomakun. Që kjo marrëdhënie të jetë si e bërë në parajjsë, duhet që të dyja palët të japin dhe të marrin, që pa frikë themi se do jetë shumë e vështirë, por në qoftë se arrihet, është e sigurt se do jetë një lidhje përgjithmonë pasionante dhe entuziaste.

DEMI dhe DEMI

Ky kombinim është me të vërtetë shumë i mirë. Eshtë në fakt ose shumë i mërzitshëm osë shumë i mirë. I mërzitshëm sepse ndonjëherë, dhe vetëm ndonjëherë, këta njerëz mund të kenë shumë të përbashkëta dhe mund të bëhet pak e bezdisshme. Megjithatë shumica e çifteve të tila, futet tek çiftet e lumtura. Ngrohtësia që ata shpërndajnë kur janë pranë njëri-tjetrit, padiskutim që ndikon në ngrohjen globale. Ata s’do e shijojnë asnjë moment më shumë se kur janë së bashku, përndryshe do trishtohen dhe do bëjnë veprime impusive negative. Gjë që na çon në pikën tjetër të padiskutueshme të jetës së këtij çifti: posesiviteti dhe xhelozia. Fatmirësisht të dy Demat janë të njëjtë dhe mund t’i shkaktojnë disa të qeshura njerëzve përreth teksa te tjeret shohin disa skena xhelozie prej ketij cifti. Është për të qeshur sepse ata do jenë të dy marrëzisht të dashuruar dhe prandaj nuk kanë asnjë arsye për tu shqetësuar.

Demi supozohet se është natyrë si e Bishës, dhe të gjithë kemi momentet tona të dobësisë, por mjafton që të ruajmë qetësinë për ta bërë lidhjen që të funksionojë tamam. Pikërisht Tipi i Demit duhet ta përballojë dhe ta kuptojë këtë egërsi. Pjesa e tjetër është vetëm romancë dhe dashuri.

Pesha fizike mund të kthehet në një problem pasi këta të dy nuk e kanë problem të mos jenë të dobët dhe do e kalojnë kohën duke ngrënë dheduke gatuar së bashku. Gjitshesi ushtrimi i tyre më i mirë ndodh meintimitetin, edhe pse do të jetë shumë më i thjeshte se sa kombinimi i disa shenjave të tjera të çuditshme, kjo gjë mund të kthehet në hobin e tyre të preferuar. Kështu që në qoftë se takoni një çift Demash që nuk kanë shumë qëjanë bashkuar, mos prisni t’i takoni më dhe aq shpesh… Shenja e Demit i bën njerëzit e tjerë të mendojnë tamam fjalën kokëfortë, dhe ka një arsye të mirë për këtë.

Një keqkuptim mes të dyve mund të sjellë injorim pë rnjëri-tjetrin për ditë të tëra, duke e acaruar njëri-tjetrin gjithashtu. Asnjëri nuk do që të marrë hapin e parë për të kërkuar falje dhe këtu do kërkohej ndihma e një miku apo të afërmi, sepse, le ta pranojmë që është pak qesharake. Ata janë të barabartë në këtë betejë prandaj mund ta përballojnë njëri-tjetrin shumë mirë. Kjo lidhje do shijohet plotësisht dhe fëmijët që do vijnë prej tyre do jenë brilantë gjithashtu! Kështu që është një lloj lidhjeje e perkryer! Shijojeni!

BINJAKËT dhe BINJAKËT

Kur këto dy shenja ajri bashkohen së bashku, shume ‘budallalliqe’ kanë për tu bërë, kjo është e sigurt. Dhe do ketë shumë të folur, shumë muhabete. Të dy ndajnë të njëjtën energji psikologjike dhe ipelqen që të gjejnë gjëra mbi të gjithë dhe gjithçka. Të jesh me këtë çift afërështë si të shkosh tek gjyshja; e mërzitshme por prap tërheqëse. Së bashku do shkojnë në shumë vende, do bëjnë shumë qejf së bashku pasi janë shenja inteligjente që kanë nevojë ta mbajnë mendjen e tyre të stimuluar vazhdimisht, përndryshe mërziten. Nuk ka vende të veçanta ku mund ta gjeni këtë çift pasi mund të jenë kudo duke bëbë gjithçka. Ka diçka irrituese ndërmjet të dyve pasi ndonjëherë njëri prej Binjakëve mund të bëhet acarues dhe i bezdisshëm ndërkohë që tjetri do ruajë qetësinë, dhe për pasojë tjetrit do i vijë keq për veten. Ndaj, asnjërit nuk i intereson të rrijë aty të përballet me tjetrin, por thjesht largohen kur janë të pakënaqur. Ndonjëherë njëri Binjak mund të bezdiset nga romanticizmi i Binjakut tjetër, aq sa ta braktisë sepse nuk i vlerëson detajetsi lule apo shënimet. Me këta të dy intimiteti nuk është fare problem. Sepse shenjat e ajrit nuk janë vetëm fizike dhe kur bashkohen së bashku mund ta përqafojnënjëri-tjetrin shpirtërisht. Miqësia është gjëja më e rëndësishme që të dy ndajnë dhe mes tyre kemi shumë çifte që kanë shumë vite që qëndrojnë së bashku pa ndjerë nevojën për të kryer shpesh marrëdhënie, është lidhje shumë e fortë. Goxha e mrekullueshme, apo jo? Lëreni veten të llastoheni në krahët e ngrohtë të njëri-tjetrit dhe do t’ia kaloni vërtetë shumë mirë së bashku.

GAFORRJA dhe GAFORRJA

Këto dy shenja uji kur bashkohen së bashku e dinë shumë mirëse si ta bëjnë një lidhje të funksionojë, pasi janë të dy të ndjeshëm dhe dinëtë japin. Problemi është se duke qënë njësoj janë njësoj të ndjeshme. Do ta mësojnëshumë shpejt se si të mërzisin njëri-tjetrin dhe s’do hezitojnë ta bëjnë këtëgjë sapo ti jepet mundësia. Gaforret janë të njohura për qëndrimin e tyrekritik, kështu që të dy prej tyre mund të shkaktojnë më shumë pickime seçduhet. Ka sigurisht mënyra që ta bëjnë lidhjen të zgjasë. Të dy keni nevojë tëshfaqni dashuri dhe kujdes përkatësisht njësoj për njëri-tjetrin. Asnjëri prejjush nuk pret që të japë pa u ndjerë i adhuruar nga tjetri. Në qoftë se mësojnëtë sillen me njëri-tjetrin siç duan që të tjerët të sillen me to, atëhere kjo do funksionojë shumë mirë. Sigurisht që ka edhe një problem tjetër që mund tëndodhë dhe ky vjen në formën e kujtesës së Gaforres. Gaforret janë të pajisurame një kujtesë të paparë dhe janë disa prej njerëzve që iu kujtohet më mirë fëmijëria.Atyre do iu kujtohet çdo Vit i Ri, se kush erdhi për festë madje edhe se çfarëkishte veshur. Dhe kjo është fantastike. Do doja të kisha një kujtesë të tillëpër vete, Por gjëja e keqe është se atyre iu kujtohen mirë zënkat dhe se çfarëtha tjetri, dhe kjo gjithmonë do sjellë disa papërputshhëmri me të tjerët. A ekuptoni problemin kur bëhen dy prej tyre së bashku?

Ky çift do ta lëndojë vazhdimisht njëri-tjetrin dhe do bëjë që secili të kalojë disa kohë vetëm në guackën e vet. Dhe ky është vërtetë një mëkat sepse njerëzit e Gaforres janë shumë të këndshëm.

LUANI dhe LUANI

Kombinimi i këtyre dy zjarreve është o shumë i mirë o shumëi keq, por do qëndroja tek e para. Megjithëse shumicën e kohës na duket dheedhe e keqja është një e keqe e mirë. Ka vetëm pak çifte Luan dhe Luan që ekalojnë kohën duke u zënë, duke injoruar dhe ngacmuar njëri-tjetrin. Dhe kurdikush i sugjeron që ndoshta të ndahen atëhere je ti armiku dhe ata do të thonëse sa thellësisht të dashuruar janë dhe që nuk munden të qëndrojnë kurrë largnjëri-tjetrit… kurrë. Dhe sapo ju të ngrini duart lart duke pranuar se u mundëtata do fillojnë të zien dhe të debatojnë sërisht, Është e çuditshme por jo epapranueshme. Sidoqoftë kjo është ana e keqe. Ana e mirë është diçka plot diell.Këta të dy do shkojnë si një shtëpi në zjarr, duke ndarë të njëjtat pëlqime dhemospëlqime, dhe do të vazhdojnë një aventurë të gjatë së bashku, duke u kthyernga një plan në një tjetër. Disa shenja preferojnë të rrinë brenda, disa shenjapreferojnë të rrinë bashkë ndërsa këtyre të dyve nuk iu bëhet vonë se ku dorrinë së bashku. E shijojnë shumë ushqimin dhe ka mundësi ti gjeni bashkë nëkuzhinë ose në një piknik. Njerëzit Luanë nuk janë të mërzitshëm. Disa prejtyre janë të qetë por shumica janë shumë ekspresivë dhe duan ta shijojnë sa mëshumë jetën, janë gjithmonë gati për të bërë sërf apo parashutizëm, të kalërojnëose të bëjnë diçka të rrezikshme dhe prap të bukur. Pra imagjinoni sa qejf bëjnëbashkë këta të dy! Mund të ndodhin probleme në qoftë se këta të dy nuk etolerojnë njëri-tjetrin për se kush do jetë në qëndër të vëmëmndje për njërradhë apo një tjetër. Të dy vdesin të jenë në vend të parë dhe do e kenë të vështirëtë jenë një vend prapa. Jemi të sigurt se shumicën e rasteve njëri prej tyrendjen se ka njëfarë mungese vëmëndjeje kur është më tjetrin dhe gjen mënyra përta patur vëmëmndjen në vende të tjera. Megjithëse e kanë gjithmonë vëmëndjen etë tjerëve nuk e pranojnë dot hapur, edhe pse u pëlqen ta shprehin veten. Disashenja duket se janë pak më mëndjemëdhenj por ju nëse njihni një Luan nuk jushkon dot n mëndje se sa shumë janë Ata kanë shumë besim në vetvete dhe dinëshumë mirë si ta fshehin, kjo është e gjitha. Tërheqja seksuale mes këtyre tëdyve do jetë vullkanike dhe do jetë shpesh një rrugë shumë e mirë për të shfryrëmërzitë dhe për të shprehur tamam se si ndjehen për njëri-tjetrin. Të dy Luanëtkanë nevojë të dinë se mund ti besojnë partnerit, përndryshe gjërat do fillojnëtë ftohen. Si përmbledhje, është një bashkim fantastik me shumë potencial ndajlëreni makinën e çmendurirave të punojë! Shijojeni!

VIRGJËRESHA dhe VIRGJËRESHA

Dy Virgjëresha së bashku është një kombinim vërtetë i mirë.Sepse kështu kanë të dy një person që ia kupton kërkesat dhe nevojat, ku mënyrae tyre e veprimit që shkakton që njerëzit ti marrin si kritikues të fortë, atavetë do e dinë se e ebëjnë vetëm për të mirën e përbashkët. Po, këta të dy do tëflejnë lehtësisht nën të njëjtën çati. Kuzhina e tyre do ishte kuzhina mëperfekte që egziston, dhe më hapet oreksi kur mendoj se si do e shtronintavolinën. Njerëzit e Virgjëreshës janë ekstremistë, mund të jenë edhe shumë tërrëmujshëm, mirëpo përgjithësisht njihen si shumë të rregullt dhe tëorganizuar. Në qoftë se njëri është i organizuar dhe tjetri jo, kjo do jetë njëpikënisje problemesh mes të dyve. Disa prej tyre kanë një zyrë shumë të rrëmujshmemirëpo ka të tillë që vendosin CD-të në raft në rendin alfabetik, madje mund tëhekurosin edhe çorapet. Pra të kesh dy prej tyre së bashku do të thotë se gjëratdo jenë ose shumë të rregullta ose shumë rrëmujë. Gjëja më e mirë është të mosjenë të kundërt të njëri-tjetrit. Këta të dy janë të aftë të krijojnë një grupshumë të mirë pune së bashku, dhe kanë aq besim tek njëri-tjetri saqë nuk domendonin që të kontrollonin nëse tjetri e realizoi punën apo jo, apo të bëjnëkonkurrencë. Seksualisht do jetë një shpërthim toke, ku do e kënaqin vetennatyralisht dhe do të jenë në gjendje që të relaksohen me njëri-tjetrin siç nuke kanë bërë me njeri-tjetër! Shijojeni|

PESHORJA dhe PESHORJA

Sa lidhje e bukur që është kjo! Ky është një nga rastet erralla ku nuk mund të gjesh ndonjë gjë negative për të thënë, madjeedhe në qoftëse ka është mirë që të jetë. Arsyeja për këtë është se njerëzit e peshores nukshkaktojnë telashe sepse e kalojnë jetën duke parë gjërat e bukura që ajo sjelldhe gjithmonë përpiqen të marrin më të mirën nga çdo situatë e keqe, asnjëherënuk mendojnë për anët negative. Kështu që tek njëri-tjetri gjejnë një njeri tëqëndrueshëm, të besueshëm tek cili mundtë hapin zemrën. Për shkak të mënyrës se si jetojnë asnjëri në këtë lidhje nukka për të marrë drejtimin, të du do jenë të barabartë, dhe çfarë ajri të freskëtqë ka këtu… Kjo do jetë një marrëdhënie ku asnjëherë nuk do mungojë përpjekja.Të jesh pjesë e një lidhjeje është diçka shumë e rëndësishme për jetën e njëPeshoreje, dhe ku jnaë ë dy së bashku, kjo bëhet dyfish më e fortë. Në ndryshimnga Ujori i cili mund të ecë në jetë edhe pa njeri përkrah, Peshorja ka nevojëpër njerëz, dhe jo njerëz dosido, por të veçantë. Ka nevojë për një njeri me tëcilin të kalojë kohët më të mira dhe më të këqia. Së bashku do gjejnë një mirëkuptimpërrallor që zor se e gjejnë në ndonjë vend jetër. Në qoftë se keni hyrë në shtëpinëe një Peshoreje atëhere besoj se e keni kuptua menjëherë, Shtëpitë e tyre kanëgjithmonë një lloj bukurie të pastër. Ka ngjyra të këndshme që i japin dritëedhe cepave më të errët. Është e vërtetë që shtëpia e një Peshoreje të bën tëndihesh i lumtur dhe i mirëpritur.

Intimiteti do jetë një pikë e rëndësishme për që të dy sepseështë maksimumi i afrimit që mund të marrësh me një njeri. Por mund të them seedhe thjesht të shtrihen mbi çarçaf me një shishe vere, ose të shohin filma sëbashku, për ta është e njëjta gjë. Kjo gjë sigurisht që ndodh kur nuk kanë dalëjashtë për të festuar gjatë gjithë natës. Këto edhe një libër i tërë e njëskenar të lumtur për këta të dy! Shijojeni!

AKREPI dhe AKREPI

Epo duke patur parasysh se janë dy shenja uji, ky do jtë metë vërtetë një kombinim i nxehtë! Nuk ka asgjë të nivelit të dytë në këtë çift,sepse o do e duan shumë intensivisht njëri-tjetrin ose do kthehen në armiq, pornë qoftë se pajtohen kthimi tek njëri-tjetri do jetë shumë shpërblyes për tëdy. Është shumë e thjeshtë në fakt, këta e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin,madje jo thjesht mjaftueshëm por plotësisht, dhe mund ta zënë shumë mirë vendine njëri-tjetrit. Akrepat nuk janë shumë të mirë në lidhjet afatshkurtra, Pavarësishtse janë aventurierë, duan të gjejnë dikë me të cilin të jenë njëherë e përgjithmonë,dikë me të cilin të qetësojnë atë vrullin e tyre pa dashur të jenë ofenduesgjatë gjithë kohës dhe dikë që ti kuptojë (dhe janë shumë pak veta që mund ta bëjnë.çdo gjë që bën një akrep është e bërë me intensitet dhe pasion ndaj gjithmonëakuzohen si shumë posesivë dhe xhelozë. Ata kështu janë, nuk e bëjnë prejqejfit. Këta njerëz kanë nevojë që të besojnë, sidomos njerëzve të dshur, që tëmos iu dalë në pah përbindëshi i vogël jeshil (xhelozia) kur partneri ështëdiku tjetër duke bërë progres për jetën. Duhet të jetë shumë e vështirë të jeshnjë Akrep. Por disa nga gjërat pa të cilat askush nuk rrin dot është pikërishttë dashurosh me një intensitet që të djeg, është një ndjenjë e mrekullueshmeprandaj që të jenë dy njerëz të tillë, duher të jetë një eksperiencë e zjarrtë,që është aq e thellë sa më s’bëhet dhe plot intitë. Këta të dy nuk kanë nevojëpër fjalë, sa super është kjo!

SHIGJETARI dhe SHIGJETARI

Të vëzhgosh një çift Shigjetarësh është një kënaqësi emadhe, veçanërisht nëse do të kalosh ca kohë duke qeshur shumë. Shigjetari ivetëm, është shumë tip emocionues, stimulues dhe një shënjë e jashtëzakonshme,dhe kur bëhen dy kjo gjë rritet dyfish! Edhe në qoftë se këta të dy duan të jenëshokë të ngushtë, ose të dashur, ose diçka edhe më serioze, dojenë shumë tëlumtur së bashku! Shigjetarët që kam njohur duket se njihen gjthmonë në të njëjtënmënyrë. Një Shigjetar shkonë të udhëtojë me pushime dhe kthehet me njëShigjetar tjetër udhëtar. Të dy e dashurojnë udhëtimin dhe të vizitojnë vende tëhuaja dhe të lexojnë vepra filozofike, dhe janë që të dy fansa të gjësë sëmadhe e të nxehtë në qiell që ne e njohim si dielli. Nuk njoh asnjë Shigjetar qëtë mos adhurojë të marrë rreze dielli me një koktail afër. E dimë që egzitonedhe një tip tjetër Shigjetari që është pak a shumë ë kundërta, por i pëlqen enjëjta gjë.

Kur janë dy Shigjetarë të kundërt, përfundojnë gjithmonëduke u martuar, sepse ky kombinim është magnetik! Së bashku dy Shigjetarë mundtë ushtojnë botën gjë që e bëjnë shumë shpesh. Janë shumë të gatshëm për tu kënaqurdhe për ti ndarë gjërat së bashku! Fatmirësisht të dyja palët e respektojnëpavarësinë e tjetrës, gjë për të cilën shenjat e tjera mundohen jashtë mase.Seksualisht do ndajnë të njëjtin shpërthim edhe pas 20 vitesh me njëri-tjetrin!Lidhje e mrekullueshme që qofte edhe thjesht fizike, apo thjesht shokë dhe tëdashur, në të gjitha rastet duhet vlerësuar! Shijojeni!

BRICJAPI dhe BRICJAPI

Brilante! Ky është një kombinim që mund të durojë edhe nëdistancë, pa diksutim! Të y do keni qëllime që ia keni vënë vetvetes dhe siçift do arrini atë që dëshironi për njëri-tjetrin. Si skuadër jeni e para kurvjen puna tek prestigji dhe tek të qënit të parët në hierarki, asnjë njeri nuk ka talentin dhe aftësinë për të arritur atje ku dëshiron, me të njëjtin pasionsi ju! Ntyrisht që ju jeni një çift i bërë në parajsën financiare. Shijet tuajado jenë të njëjta, këahtu që s’do ketë debatë të tipit ngjyra e tapetit të shtëpisëe cila do dekorohet me një stil të larmishëm pa kursyer shumë. Kam një pamje nëmendje ku ju jeni duke ndarë lëngun e portokallit në mëngjes ndërkohë që njëripo hap mëngjesin dhe tjetri po lexon gazetën, dhe pastaj jepni një puthje nëbuzë dhe niseni për në zyrat përkatëse. Dhe këtu do ndalem me ca këshilla përju çiftet e Bricjapëve: Ju lutem merrni një ditë pushim dhe bëni qejf sëbashku, ju lutem sigurohuni s të pktën një herë në ditë do bëni luftë me jastëkë,ose një lloj tjetër gallate, kështu që mos ta lini shtëpinë vetëm pa qeshur njëherëaty brenda që në mëngjes. Po, jeni dy njerëz që arini larg në jetë, por mosharroni të jetoni! Si familje, ju do jeni shumë të mirë me fëmijët, dhe atas’do ju kërkojnë shumë, sepse jeni gjithmonë të organizuar, por mos harroni qëtë merrni pushime familjare njëherë në vit, ti lini flokët lëshuar dhe titregoni fëmijëve se kush janë fëmijët e vërtetë në qytet! Argëtimi i fëmijëve ështëi sigurt me ju të dy përkrah. E di se brenda çdo Bricjapi është një fëmijë qëpret të nxjerrë kokën, kështu që mos u stepni.

Seksualisht nuk do ketë problem por besojmë se duhet tishfaqni më shumë ndjenjat tuaja dhe një shishe vere mund të ndihmojë! Bashkimfantastik, qetësohuni dhe shijojeni!

UJORI dhe UJORI

Ky do të ishte ose një bashkim shumë i mirë, ose njëkatastrofë që prej fillimit. Kur këta të dy bashkohen, bota bëhet një lëmsh imadh konfuz, dhe i habitshëm, sepse një Ujor veçmas është mjaft i cuditshëm,por dy prej tyre s bashku…? Shumë interesante, madje mund të fillojë njërevolucion. Këta janë shenjat me shpirtin më të lirë në Zodiak, prandaj kjo përplasjee ajrit, mund tësjellë edhe flakë. Këta të dy do pushyohen pak nga debatet pasikanë dëshirën drejt perfeksionit dhe që të jenë më të mirët në gjithçka. Shpejtdo të nxjerrin anën konkurruese dhe do përpiqen ta ëjnë këtë gjë me njëri-tjetrinsa herë të kenë mundësi. Është qejf megjithëse imagjinoj se do jetë e lodhshmepas njëfarë kohe. çdo çift i tillë që kam njohur, nuk ka zgjatur shumë, duket qërraskapiten shumë së bashku, sepse e shohin gjithmonë problemin tek të tjerëtdhe jo tek vetja, madje vetja i duket goxha perfekt. Megjithatë besojm se kanënevojë pikërisht për dikë të ndryshëm nga vetja. Ata kanë nevojë për afeksiondhe që të kujdesen për to, por nuk e kuptojnë. Shpesh janë në një lidhje dhejanë kaq të zënë duke bërë të pavarurin saqë harrojnë fare se janë në njëlidhje! Ujorët janë shokë shumë të mirë, por si të dashur janë afërsisht tëtmerrshëm. Kam njohur disa njerëz të cilët kanë qënë shok shumë të mirë, mirëposapo janë futur në një lidhje së bashku, kanë parë dhe kanë kuptuar më pak nganjëri-tjeri kur ishin të dashur se sa kur ishin miq. Është me të vërtetëçmenduri, dhe i tillë është Ujori! Këta të dy do bëjnë qejf së bashku, dheseksualisht do jetëshumë interesante, dhe Zoti e di se ku do i çojë. Por, a dota kalojnë kohën së bashku? Kjo është çeshtja…

PESHQIT dhe PESHQIT

Kur dy Peshq bashkohen, është një takim i lumtur. Janë të dysuper emocionalë dhe të ndjeshëm dhe janë në një mëndje mbi çdo gjë që ndodh përrethdhe e dinë shumë mirë se çfarë ndodh në mendjne e tjetrit. Kjo mund të jetëshumë fantastike në fillim dhe mund të mendojnë se kanë gjetur njeriun perfekt,por pas njëfarë kohe kemi frikë se bëhet e mërzitshme. Që të dy prej tyresigurosht do të bien thellësisht në dashuri dhe do bëjnë planet e dasmës. Njënga karakteristikat e peshqve është se mund i japin varks së dashurisë meqetësi,, por prap në mënyrë depresive. Imagjinoni pak dy prje tyre që ndjehennjëkohësisht kështu. Është e frikshme në fakt, por është një mundësi e madhe nëqoftë se ka një mospërputhje mes të dyve ose një ndjenjë e sëmurë mes të dyve.

Megjithatë, me shpresë të dy Peshqit so përfshihen nëinteresat e njëri-tjetrit, dhe ka shumë mundësi që të kenë të njëjtat. Kjo dota bëjë jetën shumë më të thjeshtë dhe më të qetë. Në dhomën e gjumit atainstiktivisht do dinë se si ta kënaqin njëri-tjetrin dhe do ketë magji. Por domungojë spontaniteti apo diçka pak më ndryshe. Por të paktën është e sigurt dhedo i japin nëjri-tjetrit atë për të cilën kanë nevojë. Kjo sigurisht që formonnjë shtëpi të lumtur dhe një jetë familjare dhe kompromisi që duhet të bëjnë menjëri-tjetrin, do t’ia vlejë, nëse shkon kështu… Fat të mbarë

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post