Ca karakteristika specifike për secilën shenjë që do t'ju bëjnë ta shihni veten ndryshe

DASHI

Përshtatshmëria: Peshorja, Binjakët, Ujori, Dashi, Luani, Shigjetari

Gjithmonë mund të keni besim se një Dash do mbajë përgjegjësi të plotë për çdo situatë dhe se do të ndërmarrin iniciativa në një lidhje romantike. Ata urrejnë të shoqërohen me njerëz pa energji, apo me persona që duket sikur po i shpërqëndrojnë nga arritja e potencialit të plotë. Nëse po dilni me një Dash, bëni mirë t’i mbani të argëtuar dhe të interesuar, ose mund t’i humbisni. Dashi nuk mban mëri dhe kur e mendon mirë, sa shumë durim do t’i mbash inat dikujt.

DEMI

Përshtatshmëria: Akrepi, Gaforrja, Peshqit, Demi, Virgjëresha, Bricjapi


Si një shenjë toke, Demi është një nga shenjat më të besueshme dhe të qëndrueshme të horoskopit. Janë me këmbë në tokë dhe përfshihen në marrëdhënie afatgjata. Kjo i bën shumë të mirë në lidhjet në distancë, sepse nevojitet shumë më shumë se distanca për të lëkundur sensin e tyre të vetbesimit dhe sigurisë.

Nga njëra anë, Demi është shenja e zotërimit dhe territorit, por është edhe shenja që mëson t’i lërë gjërat të shkojnë, në të gjitha nivelet: materialisht, emocionalisht dhe energjikisht, është e vetmja mënyrë që dikush të zotërojë veten plotësisht dhe kjo është ajo që Demi kërkon.

GAFORRJA

Përshtatshmëria: Bricjapi, Gaforrja, Akrepi, Peshqit, Demi, Virgjëresha

Gaforret janë krijesa emotive që lidhen shumë me personat rreth tyre. Nëse zihesh dhe lëndon një gaforre, përgatitu për të mos u kthyer më kurrë në jetën e tyre. Ato mund të përpiqen të shmangin konfliktin, por nëse bëhet fjalë për një person të zemrës, nuk kursejnë asgjë!

BINJAKËT

Përshtatshmëria: Shigjetari, Peshorja, Binjakët, Ujori, Dashi, Luani

Edhe pse binjakët kanë një reputacion të keq si njerëz ‘me dy fytyra’ në fakt janë miq shumë besnikë që shpesh hasin pavendosmëri, sepse duan të shqyrtojnë të gjitha palët. Nëse je Binjak, ki parasysh se një vendim çfarëdo është shpesh më i mirë sesa të mos marrësh asnjë vendim, dhe nëse je shok me një Binjak, dije që me siguri po përpiqen të bëjnë më të mirën. Binjakëve mund t’u pëlqejë shumë të udhëtojnë botën, por pjesa më e bukur e udhëtimit është kthimi në shtëpi, që është edhe qendra e universit.

LUANI

Përshtatshmëria: Ujori, Luani, Dashi, Shigjetari, Binjakët, Peshorja

Luanët shpesh akuzohen si egoistë, por ata janë një nga shenjat më besnike dhe më të devotshme në horoskop. Rralë mund t’ju ndodhë të takoni një Luan i cili nuk është i gatshëm të ndihmojë miqtë e tij, edhe nëse kjo i bën ata të duken keq ose nuk është lëvizja më e mençur nga ana financiare. Por çfarë mund të prisni tjetër nga shenja që përfaqësohet nga Luani dhe drejtohet nga dielli?

VIRGJËRESHA

Përshtatshmëria: Peshqit, Gaforrja, Akrepi, Virgjëresha, Demi, Bricjapi

Detajistë dhe të organizuar, intensiteti i Virgjëreshës në punë dhe në jetë mund të jetë intimidues për të tjerët fillimsht. Nëse jeni të shenjës së Virgjëreshës, mbani mend herë pas here të bëni një hap mbrapa dhe të relaksoheni. Ndonjëherë të ardhurat janë njësoj pavarësisht nëse kaloni 10 sekonda apo 10 orë punë në një detyrë.

PESHORJA

Përshtatshmëria: Dashi, Luani, Shigjetari, Peshorja, Binjakët, Ujori

Peshorja nuk mer asnjëherë vendime pa dashje. Ato përpiqen të marrin sa më shumë në konsideratë para se të bëjnë një zgjedhje dhe frika e tyre më e madhe është se mos tregohen të padrejtë ose mizorë ndaj dikujt (edhe nëse ata mund ta meritojnë). Nëse je Peshore, përpiquni të mbani mend se jeta nuk është bardhë e zi dhe se është OK edhe nëse ndryshoni mendje. Nëse jeni mik me një peshore, përpiquni të mos abuzoni me mirësinë dhe durimin e tyre.

AKREPI

Përshtatshmëria: Demi, Gaforrja, Akrepi, Peshqit, Virgjëresha, Bricjapi

Akrepët njihen për intensitetin emocional të marrëdhënieve që ndërtojnë dhe mund ta kuptojnë brenda pak sekondave nëse do shkoni bashkë apo jo. Nuk do ta pranojën kurrë, sepse krijojnë mure emocionale, por janë njerëz shumë besnikë. Akrepi mund të jetë shenja e mërive, or është gjithashtu shenja që e di mirë se falja sjell lirinë.

SHIGJETARI

Përshtatshmëria: Binjakët, Dashi, Luani, Shigjetari, Peshorja, Ujori

Të njohur kryesisht për humorin dhe zgjuarsinë, shigjetarët janë një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit. Pëlqejnë diskutimet e thella dhe janë disa nga dëgjuesit më të vërtetë me të cilët mund të ndërtoni ndonjëherë ndonjë bashkëbisedim. Mund të udhëtojnë botën për të gjetur të vërtetën, por gjejnë gjithçka duhet të dinë në kopshtin e mbrapëm të shtëpisë.

BRICJAPI

Përshtatshmëria: Gaforrja, Demi, Virgjëresha, Akrepi, Peshqit, Bricjapi

Bricjapët mund të duken të zgjuar dhe të përgjegjshëm, por në brendësi po luftojnë një sërë pasigurish. Njerëzit në jetën e tyre mund të mos e nuhasin dot, por do të ishte mirë të bisedonit me një bricjap një herë në ca kohë për të zbuluar si ndihen.

UJORI

Përshtatshmëria: Përshtaten më mirë me Luanin, Binjakët, Peshoren, Ujorin, Dashin apo Shigjetarin

Ujorët mund të jenë shumë të rezervuar dhe të turpshëm, ose shumë vokalë dhe të përgjegjshëm. Ujori do t’jua thotë gjërat troç, ashtu siç janë dhe do t’ju japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, sado e parehatshme të jetë për ta dëgjuar. Ujori dashuron lirinë, por gradualisht, kur liria është i vetmi synim, mund t’i limitojë. Në këtë moment Ujori kupton se liria është kthyer në burgun e tij.

PESHQIT

Përshtatshmëria: Virgjëresha, Gaforrja, Akrepi, Demi, Peshqit, Bricjapi

Peshqit janë shumë të ndjeshëm, ndaj shpesh do vendosin nevojat e të tjerëve para të tyreve. Nëse je Peshk, kujdes, mos i lejo të tjerët të përfitojnë nga dobësia jote. Dhe nëse jeni miq me jë peshk, treghuni të kujdesshëm të mos abuzoni me ndjeshmërinë dhe përkushtimin e tij.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post