DASHI – Agresivitet i tepruar
Askush nuk i bën ballë zemërimit të Dashit, që në shumicën e rasteve është i paparashikueshëm. Gjaknxehtësia i shtyn drejt veprimeve të nxituara, për të cilat sigurisht që pendohen më pas.
DEMI - I padurueshëm
Një Dem do gjithnjë rroba të shtrenjta, ushqime të mira, seks pafund, produkte luksoze dhe ndonjëherë të panevojshme. I do aq shumë sendet e veta, sa bëhet i padurueshëm.
BINJAKËT – Pandershmëria
Siç pritej, Binjakët thonë gjëra të ndryshme te përsonat e ndryshëm si pasojë e paqëndrueshmërisë në karakter.
GAFORRJA – Adhuron personat e gabuar
Gaforret lidhen shumë emocionalisht me të tjerët dhe kjo i konsumon si njeri. Zakonisht hedhin posht veten, ndërsa të tjerët i vendosin në kupë të qiellit.
LUANI – Krenaria
Krenaria është e rëndësishme për karakterin e një personi, por Luanët e teprojnë. Zakonisht ndodh të jenë arrogantë dhe mendojnë vetëm për veten.
VIRGJËRESHA – Zili
Virgjëreshat e kanë të rëndësishme të jenë gjithnjë në vend të parë dhe diçka e tillë mund të shoqërohet edhe me zili dhe inat.
PESHORJA – Mburravecë
Peshoret e kanë tepër të rëndësishme dukjen dhe krenohen vazhdimisht për pamjen e tyre. Më mirë mbajuani larg pasqyrën.
AKREPI – Epshi
Ka shumë pasion brenda zemrës së Akrepit, por nga ana tjetër kjo gjë ndikon për t’i vështirësuar punët me dashurinë. E kanë shumë të vështirë të dashurojnë.
SHIGJETARI – Tradhtia
Shigjetarët janë flirtues dhe sa më shumë njerëz të rinj në shtratin e tyre, aq më mirë.
BRICJAPI – Lakmia
Një Bricjap është konkurrues dhe tepër punëtor, por do sa më shumë gjëra të jetë e mundur, duke e tepruar vazhdimisht. Më pas, do thjesht të mburret me arritjet e veta.
UJORI – Një profet jo dhe aq i vërtetë
Ujorit i pëlqen që të tjerët ta ndjekin dhe mendon se di gjithçka, kur në fakt – si të gjithë njerëzit e tjerë – ka pafund të meta.
PESHQIT – Dembelizmi
Peshqit përtojnë edhe të jetojnë. Ecin me një ritëm shumë të ngadalë dhe jashtë rrymës. I marrin gjërat me tepër përtesë dhe zakonisht ngelen mbrapa të tjerëve.
Post a Comment