Sezoni i Virgjëreshës, ja ç’duhet të dini për të lindurit e kësaj shenje

Që prej datës 23 gusht kemi hyrë zyrtarisht në shenjën  e Virgjëreshës. Megjithatë, a jeni të sigurt që gjithçka që dini për ta është e vërtetë? Më poshtë do të kuptoni pse Virgjëresha quhet shenja më perfeksioniste e zodiakut. Zbuloni për çfarë bëhet fjalë:

• Adhurojnë përsosmërinë

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë të njohur për perfeksionizmin, të cilin e kërkojnë në çdo gjë. Duke filluar nga karriera e deri tek gjërat e zakonshme, siç mund të jetë zgjedhja e një veshjeje, asgjë nuk duhet të çalojë. Virgjëresha ka natyrë analitike. Kjo është karakteristikë tipike për shenjat e tokës. Ata janë një ndër shenjat më të organizuara të horoskopit. Kanë gjithmonë një panoramë të qartë kur dhe si duhen bërë gjërat.

• Janë vetëkritikuese

Nuk është aspak habi një gjë e tillë për një shenjë kaq kërkuese si Virgjëresha. Kjo shenjë e kërkon përsosmërinë më shumë se kushdo tjetër, por jo gjithmonë mund ta arrijë atë. Në këtë moment ajo kthehet në kritikuesen dhe gjyqtaren më të ashpër të vetes. Arrin deri në atë pikë sa të shkëputet nga gjithçka e gjithkush, vetëm që të kuptojnë ku kanë gabuar.

• Merakosen shpesh

Të lindurit nga 23 gushti-22 shator janë shumë përkujdesës ndaj të dashurve të tyre, shpesh më shumë seç duhet. Janë të prirur të jenë meraklinj dhe gërnjarë për shak se kanë frikë nga e panjohura. Duhet të mësojnë t’i lënë gjërat të shkojnë në rrjedhën e tyre dhe si të qëndrojnë të qetë e të qetësojnë mendjet e tyre. Sapo ta bëjnë një gjë të tillë, do pushojnë së mbianalizuari situatat.

• Konservative

Besojnë tek vlerat dhe principet në mënyrë strikte, kështu që e kanë të vështirë të pranojnë idetë moderne. Preferojnë të kalojnë nga rruga e testuar më parë, dhe janë një nga shenjat më pak aventuriere të zodiakut.

• Janë maniake pas pastërtisë

Virgjëreshat kanë gjithmonë nevojë të kontrollojnë gjithçka dhe të jenë të organizuar. Ndyshe njihen si maniakë për pastërti e rregull. Ata sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, dhe i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave. Virgjëresha nuk lë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.

• Janë të ashpra

Janë të prirur të kenë opinione të forta dhe një sens të fortë të së mirës dhe së keqes, gjë që i bën shumë diskriminues. Zakonisht nuk përpiqen aspak që të bëjnë diçka të tingëllojë më mirë seç është në realitet. Gjithsesi ashprësia e tyre nuk shkon mirë me njerëzit rreth tyre.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post