Cilat janë këto sipas numerologjisë kineze?
• 1. Numri 1 konsiderohet si numër neutral dhe përfaqëson të qënit i vetëm (single). Jo më kot dita e beqarëve në botë festohet në 11/11. Gjërat teke shmangen në takime apo dhurata që bëhen për martesa/fejesa pasi simboli i tij shkon kundër bashkimit.
• 2. Numri 2 është shumë pozitiv. Zakonisht, kur njerëzit blejnë diçka për shtëpinë e re përpiqen t'i blejnë në pako (2 copë) për balancë dhe mbarësi. Nga ana tjetër, në rrethana të trishta njerëzit përpiqen ta shmangin si numër nga frika se mos ngjarja përsëritet 2 herë.
• 3. Numri 3 konsiderohet si numër pa fat në marrëdhënie. Në gjuhën kineze, numri "3" tingëllon si fjala "i veçuar" prandaj konsiderohet fat i keq nëse përfshihet në dasma apo përgjithësisht në dashuri.
• 4. Edhe numri 4 konsiderohet si jo dhe aq fatsjellës në numerologjinë kineze. Njësoj si 13 për Perëndimin. Në gjuhën e tyre 4 tingëllon si fjala "vdekje". Kinezët përpiqen ta shmangin sa më shumë të jetë e mundur pasi e lidhin me rrethana jo të këndshme.
• 5. Pesa konsiderohet si numër negativ. Në gjuhën kineze ky numër tingëllon si "asgjë" apo "jo-ekzistente" prandaj s'është fare popullor.
• 6. Ndryshe nga të tjerat, 6 është numër me fat. Përfaqëson një rrugë të mbarë apo të qënit në një drejtim të mirë. Kur një biznes kërkon sukses në vendin e punës dhe harmoni, përpiqet ta integrojë sa më shumë të jetë e mundur këtë numër.
• 7. Konsiderohet negati sidomos kur vjen puna tek lidhjet. Martesat nuk ndodhin kurrë në datën 7 apo në korrik, pasi lidhen me "përfundimin e gjërave" prandaj njerëzit zgjedhin të mos i nisin ngjarjet e rëndësishme në këtë kohë të vitit.
• 8. Ekstremisht numër me fat! Përfaqëson prosperitetin dhe përmbushjen. Numri 88 është shumë i famshëm në kulturën kineze për shkak të energjisë që mbart dhe simbolit të ngjashëm me lumturinë e dyfishtë.
• 9. Edhe 9-ta është ekstremisht numër me fat. Ka një simbolikë shumë të veçantë, zakonisht në art. Përfaqëson të qënit i plotësuar dhe pafundësinë.
Post a Comment