DEMI:
Demi është posesiv. Ëshë një shenjë që vlerëson zotërimet materiale dhe si rezultat dëshiron të krijojë një jetë luksoze për ta ndarë me njerëzit që duan. Por këtu fillon dhe problemi. Ata fillojnë të mendojnë se edhe partneri është diçka që u përket atyre dhe kanë nevojë që ta kënë nën vemendje gjatë gjithë kohës, dhe duan të dinë çdo lëvizje të tyre. Këto mendime bëjnë që ata të xhelozojnë shumë dhe është pikërisht një nga aryset pse partnerët u largohen dhe e lënë vetëm.
LUANI:
Luani është shenjë krenare dhe magnetike që do që të jetë gjithë kohën në qendër të vëmendjes si dhe të marrë dashurinë e partnerit. Është shenjë besnike dhe e ngrohtë, por nëse ndjejnë se nuk po marrin vëmendjen e duhur, bëhen xhelozë, krijojnë pasiguri dhe inatosen. Më shumë ka të bëjë me egon e tyre, sesa me vetë frikën se mund të humbin partnerin. Nëse nuk marrin atë që kërkojnë, ata tërhiqen dhe duan kohë të shërojnë plagët e tyre imagjinare.
VIRGJËRESHA:
Virgjëresha është një shenjë që lufton me zilinë në përgjithësi. Kjo për shkak se janë shumë të vështirë edhe me veten e tyre. Kjo natyrë problematike çon në shfaqje të xhelozisë edhe në rastet kur nuk ka asnjë shkak. Virgjëresha lufton gjithë kohën për të qenë më pak pesimste dhe kjo natyrë e tyre prek domosdoshmërisht edhe partnerin.
AKREPI:
Akrepi ka probleme për të krijuar besim tek partneri. Akrepi në fakt është shenja më xheloze e zodiakut, por kjo vlen vetëm për marrëdhëniet. Fakti është se ata luftojnë me besimin në përgjithësi, kështu që natyrisht e njëjta vlen edhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në çift. Akrepi është në mëshirë e njëkohësisht nën frikë nga fuqia që kanë emocionet dhe intuita e tyre. Akrepi është shumë i thellë në mendime, dhe prandaj është vigjilent gjatë gjithë kohës. Akrepi është aq xheloz, sa mund të të ndjekë kudo. Nëse partneri mashtron, për akrepin është më shumë një çlirim pasi vërteton dyshimin dhe frikën që kishte, sesa dhimbje.
Post a Comment