A mund t'i besoni shoqes së ngushtë? Ja si është ajo sipas shenjës së horoskopit

Pas marrëdhënieve dashurore, karrierës, rolit si nënë etj duket se horoskopi ka ndikim edhe tek marrëdhënia që krijoni me miqtë. Pak rëndësi ka nëse jeni fanatikë të miqësive të vjetra di vera apo të hapur për t’u dhënë mundësi shoqërive të reja, shpeshherë janë yjet ato që përcaktojnë karakteristikat tuaja si shoqe.

1. DASHI:

Nëse keni ndërmend të bëni mike një Dash, duhet të përgatiteni pasi është shenja më energjike e gjithë zodiakut prandaj nuk është aspak habi që ta gjeni veten nga një festë në tjetrën. Është natyrë shumë sociale dhe gjithmonë e gatshme për t’ju ofruar mbështetjen e saj kur keni nevojë. I urren gënjeshtrat dhe të ushqejë shpresa të kota, prandaj bëni mirë t’i shmangni ato nëse dëshironi ta keni mike për një kohë të gjatë.

2. DEMI:

Të lindurat nën shenjën e Demit janë mikeshat më besnike të zodiakut, të cilat nuk tradhtojnë kurrë besimin e tyre. Ndryshe nga ç’mund të ndodhë me shenjat e tjera, ato vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm miqësitë e krijuara ndër vite, por kjo nuk i pengon t’u hapin dyerve edhe shoqërive të reja.

3. BINJAKËT:

Binjakët njihen ndryshe si ‘’ndërlidhësit” socialë të horoskopit, aq sa përveç miqësive të tyre personale bëhen shpeshherë shkak edhe për krijimin e miqësive të tjera. Kanë një rreth të gjere miqësor, por janë të paktë miqtë e vërtetë që i njohin dhe nuk i braktisin kurrë.

4. GAFORRJA:

Gaforret i konsiderojnë miqtë pjesëtarë të familjes dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për ta. U pëlqen të kalojnë kohë me miqtë, prandaj dhe shpeshherë organizojnë festa për të kaluar sa më shumë kohë bashkë. Vetëm se kur shohin që mungon dashuria dhe sinqeriteti reciprok ato ndërpresin gjithçka.

5. LUANI:

Luani mund të konsiderohet si mbreti ose mbretëresha e dramës, por kur bëhet fjalë për raportet shoqërore është mikesha që çdokush do të donte të kishte. Jeni besnike dhe bujare, dëgjuese e mirë dhe gjithmonë e gjindshme kur miqtë kanë nevojë për të. Shpeshherë mund të tregoheni edhe autoritare, por e bëni këtë vetëm për të mirën e të tjerëve.

6. VIRGJËRESHA:

Nëse keni ndërmend të lidhni miqësi me një Virgjëreshë, duhet të përballeni me shenjën më perfeksioniste dhe kokëfortë të horoskopit. Por, pavarësisht kësaj ajo është shoqja e vërtetë, e sinqertë dhe që nuk i pëlqen të manipulojë situatat në favorin e saj. Mikesha Virgjëreshë është e drejtpërdrejtë dhe nuk flet kurrë pas krahëve.

7. PESHORJA:

Nuk janë të rralla rastet kur Peshorja është zhgënjyer nga shoqëria, madje shpeshherë edhe mund t’i ketë thënë vetes mjaft me kaq ‘’Nuk do të zë kurrë më shoqe.’’, por sërish nuk hiqni dorë lehtë prej tyre. Një shoqe Peshore është e matur, dëgjuese e mirë dhe gjithmonë me mend në kokë.

8. AKREPI:

Edhe pse Akrepat mund të duken disi të egër dhe seriozë në pamje të parë, janë miq mjaft besnikë. Janë shumë selektive kur bëhet fjalë për miqësitë e reja, ndoshta edhe për shkak të natyrës së tyre idealiste. Ju pëlqen të falin siguri tek shoqet dhe e mirëpresin këtë gjë edhe prej tyre.

9. SHIGJETARI:

Shigjetari është një shenjë aventuriere dhe e dashuruar pas lirisë, dy karakteristika që i kërkojnë medoemos edhe tek miqtë. Kjo është arsyeja që i zgjedhin gjithmonë si vetja, nuk ju pëlqejnë personat e mbyllur dhe që nuk dalin jashtë kornizave.

10. BRICJAPI:

Jeni të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm me ata që i konsideroni miq. Thoni çdo gjë në sy prandaj shumë prej atyre që afrohen mbesin miq tuajit përgjithmonë.

11. UJORI:

Fati është zemërgjerë me Ujorin pasi ka krah vetes miq të vërtetë që i ka përzemër. Herë pas here mund të ndodhë që të largoheni për pak kohë, por sa herë miqtë kanë nevojë për ndihme ju jeni të parët që ua ofroni.

12. PESHQIT:

Peshqit nuk e kanë shumë të lehtë të krijojnë miq, sidomos miq te afërt, por kur kjo ndodh përkujdeseni mjaft për ta. Disa mund te përtojnë nga bujaria juaj, kështu që është mirë të tregoheni gjithmonë të kujdesshëm.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post