4 shenjat në horoskop që vdesin të bëjnë të ‘vështirën/in

Disa njerëz dëshirojnë të shohin se sa të gatshëm janë njerëzit për ta, duke i testuar deri në pikën e fundit, edhe nëse i duan! Madje gjasat janë që të mos e pranojnë kurrë këtë, nëse nuk janë bindur plotësisht. Me pak fjalë, ca njerëzve thjesht u pëlqen të t’i lodhin pak të tjerët. Shanset janë që këto njerëz të jenë një nga këto 4 shenja:

BINJAKËT

Binjakët janë një shenjë ajri flirtuese që vazhdimisht ka nevojë për stimulim të ri mendor. Nëse ka një shenjë të energjizuar nga “ndjekja” dhe përkushtimi, është pikërisht kjo. Thjesht mos harroni: Nëse jeni duke luajtur një lojë me Binjakët, ata do ta dallojnë. Me pak fjalë, mos pretendoni se jeni të zënë apo ju doli një punë dhe papritmas të postoni një birrë në Story.

AKREPI

Akrepi ka një prirje për lojërat e mendjes. (Ata më mirë preferojnë të hanë një akrep të gjallë sesa të rrëfejnë ndjenjat e tyre romantike.) Prandaj, njerëzit e kësaj shenje mund t’ju lodhin pak, ndoshta thjesht për të shtyrë procesin për t’i pranuar vetes se “po bien në dashuri”.

SHIGJETARI

Një shenjë tjetër jashtëzakonisht “jo-angazhuese” në një lidhje është Shigjetari. Shigjetari i do sfidat: të sfidojë dhe sfidohet. Atij i pëlqen të luajë të vështirin, por i pëlqen edhe më shumë kur i shfaqet një sfidë e vështirë.

UJORI

Në një farë mënyre, Ujori arrin të jetë thellësisht i apasionuar, ndërsa gjithashtu mbetet i qëndrueshëm dhe pa shqetësime. Nëse nuk jeni as kështu as ashtu me një Ujor, dijeni se ata thjesht do vazhdojnë lojën. Sidoqoftë, nëse ndjenjat romantike ose seksuale janë të ndërsjella, Ujori do t’ju rrijë pranë deri në fund. Në fund të ditës, sado të vështirë të jenë njerëzit, në një pikë, të gjithë i dorëzohen dashurisë ;)

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post