4 shenjat e Horoskopit më të fuqishme dhe më të pushtetshme

Sipas astrologjisë çdo shenjë e horoskopit ka karakterisitikat e saj, por këto katër dallohen për një karakter më të fortë dhe janë më të pushtetshme.

Bëhet fjalë për DASHIN, i cili ëshë më i forti nga të gjithë shenjat në horoskop. Njerëzit në shenjën e Dashit njihen për energjinë dhe vitalitetin e tyre si dhe për ndërrmarjen e sfidave të reja. DASHI  nuk trembet prej askujt dhe kjo është pikërisht ajo çfarë e bën atë më të pushtetshëm.

Njerëz të famshëm të lindur në shenjën e Dashit:

• Johann Sebastian Bach

• Maya Angelou

• René Descartes

• Harry Houdini

• Billie Holiday

• Charles Chaplin

• Lady Gaga

Akrepi gjithashtu bën pjesë në këtë grup. Njerëzit me shenjën e AKREPIT  nuk preken lehtë dhe janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të arritur qëllimet e tyre. Ata janë shumë kritikues, paksa arrogantë dhe nuk janë të lehtë për t’u kuptuar. Ajo çfarë i bën ata të pushtetshëm është vendosmëria.

Njerëz të famshëm të lindur në shenjën e Akrepit:

• Pablo Picasso

• Marie Anotinette

• Jimmy Kimmel

• Leonardo DiCaprio

• Katy Perry

• Ryan Gosling

$ads={1}

Edhe pse njihen për persona që ndryshojnë shpesh, GAFORRET  janë gjithashtu shumë të fortë dhe rezistentë. Ata kanë vetëbesim dhe kjo i ndihmon të dalin gjithmonë të parët. Ambicia e tyre i bën edhe më të fuqishëm për të arritur çdo gjë në jetë, si në anën profesionale ashtu edhe atë sentimentale.

Njerëz të famshëm të lindur në shenjën e Gaforres:

• Gustave Klimt

• Julius Caesar

• Meryl Streep

• George W. Bush

• Frida Kahlo

• Princi William

Sigurisht që kësaj liste nuk mund t’i mungonte LUANI. Ata që kanë lindur në shenjën e LUANIT  mund të konsiderohen me fat. Karakteri i tyre dominues, i fortë dhe luftarak i ndihmon të arrijnë me lehtësi qëllimet e tyre. Diçka që ndoshta nuk i ndihmon gjithmonë është kokëfortësia e tyre, por kjo harrohet shpejt me karizmën dhe energjinë që të përcjellin.

Njerëz të famshëm të lindur në shenjën e Luanit:

• Andy Warhol

• Barack Obama

• Madonna

• Louis Armstrong

• Jacqueline Kennedy Onassis

• Amelia Earhart

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post