Arsyeja pse nuk po e gjeni dot shpirtin binjak...sipas shenjës së Horoskopit

Ti thua se nuk ke fat në dashuri dhe se je përsëri single. Mos ka të bëjë me një nënvlerësim, mendime a komplekse që nuk të lejojnë të dashurosh apo të të dashurojnë?

Të gjithë duam të dashurojmë, të ndihemi të dashuruar dhe të ndjejmë dashurinë gjatë gjithë jetës. Por ndoshta ti nuk po tregon interes apo nuk po e kupton se po bën një gjë që po të ndalon të gjesh dashurinë e vërtetë.

Shiko se çfarë duhet të bësh që dashuria të të gjejë shpejt? Astrologjia mund të të ndihmojë? Shikoni se si të gjeni dashurinë sipas shenjave të horoskopit.

DASHI

Duhet të jesh e hapur ndaj dashurisë. Je natyrë sfiduese dhe konkuruese dhe kjo gjë të ndalon që të njohësh dike dhe ta duash. Qetësohu dhe mundohu të kuptosh se të ndjekësh dikë është argëtuese, ajo që ndodh pas saj mund të jetë akoma më e mirë. Kështu që fillo dhe ndiq dhe mos prit.

DEMI

Duhet të largosh zemërimin që të ka mbërthyer gjithë këto kohë.  Kështu do hapësh zemrën dhe mëndjen dhe do dashuria do të mirëpritet brenda teje. Negativiteti të  prish shumë punë. Mundohu të jesh pozitiv dhe të fillosh një jetë të re.

BINJAKËT

Duhet të ndalosh së menduari se i përket vetëm një personi sepse ti nuk je pronë e askujt. Për këtë arsye ti po jeton me plagët e së shkuarës dhe me shpresën se ai do të kthehet tek ty. Harroje këtë gjë dhe dil nga guacka ku je futur. Ti je pronë e vetes kështu që jepi mundësinë të tjerëve që ti njohësh.

GAFORRJA

Duhet të largosh të gjithë ex-sat që mban akoma edhe në rrjetet sociale. Duhet të kuptosh se nuk mund të mbash njerëzit pas teje dhe të komunikosh me të gjithë. Je verbuar nga e tashmja dhe po jeton me të shkuarën.


LUANI

Dëshirat dhe pritshmëritë e larta që keni për veten nuk ju lejojnë të kuptoni se jeta është e thjeshtë dhe ka ulje dhe ngritje. Duhet të kuptosh dhe të vlerësosh natyrën njerëzore në realitet  dhe jo të përfytyrosh gjëra që nuk ekzistojnë.

VIRGJËRESHA

Largohu nga rutina e përditshme dhe dil nga shtëpia.  Familjarët ju ngarkojnë me punë familjare dhe as ti vetë nuk e kupton se po kthehesh në një shtëpiake në moshën më të bukur. Dil nga shtëpia dhe flirto me njerëzit sepse nuk është veprim i turpshëm , përkundrazi.



PESHORJA

Ti fsheh disa të vërteta që nuk të lenë as të mendosh për dashurinë. Në dashuri nuk bëhet llogari dhe as nuk mbahen mistere. Kështu që bisedo me mikun më të mirë tregoji të vërtetat dhe fillo të kërkosh dashurinë.  Trego se kush je në të vërtetë dhe largohu nga fasada që i bën vetes.

AKREPI

Largo energjitë negative dhe pasionet e së kaluarës. Kur ti bie në dashuri bie fort dhe kur dashuria përfundon ti mbetesh me fiksimin e vjetër dhe nuk e pranon kurrë se ka mbaruar, vetëm në rastet kur ndarjen e kërkon vetë.  Je shumë e zënë duke menduar hakmarrje ndërkohë që mund të dalësh dhe të joshësh dikë sepse për një femër akrep të joshësh është gjëja më e lehtë dhe të gjithë rendin pas saj. Mor kërkoni partner që të jenë nën autoritetin tënd sepse dashuria e vërteë nuk ka autoritet ka barazi.


SHIGJETARI

Duhet të qetësohesh. Je i prirur për të rënë në dashuri shpejt dhe kur gjërat komplikohen ti stepesh dhe heq dorë nga ndjenja.  Duhet të kuptosh se jeta ka vështirësi dhe duhet të luftosh të mbash atë që do pranë.

BRICJAPI

Duhet të argëtohesh patjetër, je i prirur vetëm për të punuar dhe për të shkuar në shtëpi për të fjetur gjumë.  Dita ka shumë orë, por ka edhe natë. Dil dhe argëtohu, buzëqesh dhe fillo njohjen me dikë, nëse zhgënjehesh provo përsëri.

UJORI

Duhet të largosh frikën kur bie në dashuri me dikë. Ke frikë sepse kujton se do të largohet pavarësia ndërkohë që kjo gjë nuk mund të ndodhë në dashurinë e vërtetë.  Jo të gjitha lidhjet duhet të jenë tradicionale ashtu si e mendoni. Mbase nuk po zgjidhni partnerin e duhur.

PESHQIT

Të duket budallallëk nëse bie në dashuri përsëri dhe ky është problemi kryesor. Një njëri që ka zemër të mirë mund të dashurojë sa herë të dojë.


Post a Comment

Previous Post Next Post