4 Shenjat që nuk duhet ti provokoni dhe as ti këshilloni

A ka njeri që pëlqen të jetë nën kontroll? Kur dikush të monitoron, pastaj sugjeron, këshillon, apo detyron? Ka ca njerëz pastaj që nuk e durojnë dot në asnjë lloj mënyrë. Edhe kjo, lidhet me shenjën e zodiakut dhe karaktetistikat specifike të shenjave.

BINJAKËT

Janë shumë të sjellshëm, por thjesht nuk u pëlqen kur dikush u thotë çfarë të bëjnë. Madje mund të arrijnë deri aty sa të bëjnë krejt të kundërtën e asaj që dikush u thotë.

DASHI

Janë kokëfortë dhe të ngurtë. Ata e urrejnë kur dikush përpiqet t'u imponojë mendimin e tyre. Ata janë mendjengushtë dhe kokëfortë dhe nxehen kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Kurrë nuk dëgjojnë këshillat e të tjerëve, pa marrë parasysh sa të dobishme mund të jenë.

BRICJAPI

Bricjapët janë njerëz kuriozë dhe kureshtarë që pëlqejnë të vënë në dyshim gjithçka. Pra, kur dikush përpiqet t'u japë atyre disa këshilla për jetën ose të ndërhyjë në çështjet e tyre personale, Bricjapët në vend që ta ndjekin atë me bindje, vënë në dyshim çdo aspekt! Ata e bëjnë këtë derisa personi përfundimisht të heqë dorë nga këshillimi.

UJORI

Ata nuk e pëlqejnë idenë e kontrollit nga të tjerët apo edhe marrjen parasysh të këshillave të tyre. Ata duan që gjërat të bëhen ashtu si u pëlqen.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post