Si ta kuptoni që dikush s'ju pëlqen vetëm nga veprimet 'sekrete' që ben

Dihet se është e pamundur t'i dukemi interesantë dhe tërheqës të gjithëve. Ka njerëz që nuk janë të dhënë pas nesh apo bisedave tona dhe sado ta fshehin, gjuha e trupit do t'i tradhtojë gjithnjë. Si ta kuptoni që s'ju kanë dhe aq qejf?

1. Nisin prekin qafën

Kjo tregon se janë të paqartë apo kanë dyshime në lidhje me çfarë po thonë. Ky gjest mund të merret edhe si flirtim i mundshëm, por kur nuk është ky rasti kushtojini vëmendje. Shtrembërimi i qafës nënkupton se personi s'është dhe aq dakord me çfarë po thoni.

2. Mbedhin buzët

Kur ju po flisni dhe ata mbledhin buzët, ka diçka që s'shkon. Nuk janë rehat me praninë tuaj ose thjesht s'po i pëlqen tema për të cilën po flisni.

3. Përpiqen të mbajnë distancë

Nuk ndihen komodë dhe duan të sigurojnë hapësirë personale. Le të tregohemi të sinqertë, të gjithë përpiqemi t'i shmangemi njerëzve që nuk i pëlqejmë.


4. Buzëqeshja fallso

Kjo ndihet në ajër. Nuk ka asnjë përfshirje muskujsh dhe sforcimi dallohet që larg.

5. Nuk ju shohin në sy

Mungesa e kontaktit me sy është një shenjë. Ndoshta nuk janë të interesuar në bisedë ose thjesht mezi po presin të ikin që aty.

6. Përgjigjen shkurt

Në rast se nuk janë të nxehur me ju, përgjigjet e shkurtra tregojnë mungesë interesi.

7. Ndryshojnë tonin e zërit

Në bazë të zërit do ta kuptoni se po kërkojnë distancë.

Burimi: Bright Side

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post