Kompromisi është çelësi. Ka një diferencë mes forcës dhe kokëfortësisë dhe dashi duhet ta mësojë nëse do të ketë një marrëdhënie të shëndetshme afatgjatë. S’ka rëndësi se sa përshtaten dy njerëz, ndonjëherë duhet të bien në kompromis: kështu është jeta!
DEMI:
Mos kini frikë se ndiheni vulnerabël. Do t’ju duhet shumë kohë për të gjetur dikë perfekt për ju, me të cilin të ndiheni të mbrojtur, por duhet ta lini të lirë. Vetëm kështu provohet dashuria e vërtetë.
BINJAKËT:
Asgjë nuk mund ta shërojë mungesën e besnikërisë. Binjakë, ju lejoni të luani me besnikërinë. Por nëse partneri juaj nuk është kështu, asgjë nuk mund ta justifikojë këtë cilësi dhe duhet ta pranoni këtë realitet nëse doni një marrëdhënie të suksesshme.
GAFORRJA:
Mos u ndjeni keq për të tjerët. Gaforre, jeni një shenjë kaq xhentile dhe e dhimbsur dhe është e është e vështirë për ju të merrni velat e varkës. Nuk doni të shkaktoni konflikte, sa herë nxeheni për diçka e lini të kalojë sepse nuk doni të prishni paqen. Megjithatë, nëse doni të keni një marrëdhënie të lumtur duhet të dini të kuptoni kur të mbroheni dhe kur t’i lini gjërat të shkojnë
LUANI:
Nuk mund të jesh ti gjithmonë në komandim. Ti je luan dhe je një lider i lindur, por ndonjëherë duhet të ulesh dhe në sediljen e prapme dhe t’ia lësh në dorë partnerit të marrë përsipër iniciativa e të ecë përpara. Si fillim do të ndihesh në siklet, por ndonjëherë është e rëndësishme.
VIRGJËRESHA:
Askush nuk është perfekt. Mbajini lart standardet dhe nuk ka asgjë të keqe këtu. Por problemi është kur keni ndaj të tjerëve qasje jo realiste. Përfundoni duke u përqëndruar tek qasjet negative dhe injoroni anët pozitive. Nuk mund të jetoni kështu përgjithmonë, herët ose vonë duhet të relaksoheni pak dhe t’i lejoni partnerit të jetë vetvetja.
PESHORJA:
Shikoni përtej aparencës. Në përgjithësi, peshoret, sidomos gratë, tentojnë të shqetësohen për aspektin fizik më shumë se shenjat e tjera. Peshore, kemi vetëm një këshillë për ty: duhet të mësosh të shohësh përtej aparencës. E dimë që duket e thjeshtë dhe mund të jetë më e thjeshtë të thuhet se sa të bëhet. Megjithatë, është një leksion i rëndësishëm të cilin duhet ta vëmë në praktikë.
AKREPI:
Mësoni t’i zgjidhni betejat. Akrep, ju jeni një luftëtar i vërtetë, por nëse doni të keni një marrëdhënie të lumtur, duhet të mësoni si t’i zgjidhni betejat e duhura! Duhet të mësoni të gjeni ekuilibrin dhe të kuptoni kur ia vlen vërtet të luftoni e të ngrini zërin.
SHIGJETARI:
Herët ose vonë, duhet të impenjohesh: Shigjetar, e dimë që fjala ‘impenjim’ mund të mos ketë lidhje me ty, por duhet të pranosh faktin që në një moment të caktuar të jetës duhet të merrni vendimin për t’u impenjuar me dikë. Nuk mund të luani gjithmonë!
BRICJAPI:
Dedikojini më shumë kohë njeriut që doni. Bricjap, etika jote e punës dhe bonsesni yt janë shumë stimulues kështu që nuk po ju themi se duhet ta lini karrierën në plan të dytë për partnerin. Por kurrë nuk keni mjaftueshëm kohë për të shpenzuar me partnerin. Në afat të gjatë, kjo mund të dëmtojë marrëdhënien.
UJORI:
Ulini standardet, po e teproni. Të kesh standarde të larta është gjë e mirë, por të mos kesh standard reale, të zhgënjen herë pas here. Ka gjëra më të rëndësishme për t’u shqetësuar. Do dhe ai/ajo të njëjtat gjëra? Ka respektuar dhe mbështetur të gjitha objektivat? Është i durueshëm dhe xhentil? Këto standarde janë më të rëndësishmet ku duhet të përqëndroheni.
PESHQIT:
Marrëdhëniet nuk janë si filmat. Peshqit, mes gjithë romantikëve të pashpresë mund të jenë më romantikët. Një prej objektivave të tyre është të gjejnë një histori dashurie si në filma. Nëse mendoni kështu edhe në jetë, zhgënjimi do të jetë i pashmangshëm, sepse askush nuk do të mund t’i kënaqë standardet tuaja. Por marrëdhënia juaj do të jetë më e bukur se ajo e filmave sepse do të jetë reale.
Post a Comment