6 Shenjat e horoskopit që e urrejnë ta shfaqin dashurinë në publik

Nuk do të thotë që nuk ju duan, por disa gjëra duan t?i lënë brenda 4 mureve apo për në ambiente ku nuk ka njerëz. Por ka dhe nga ata që e ruajnë veten dhe hiqen sikur janë beqar, sepse mund t?u vijë një rast më i mirë.

1. UJORI

Ju e përçmoni shfaqjen e dashurisë në publik, sepse e urreni që të përkëdheleni. Dhe e urreni që të përkëdhelni. Kështu që nëse i urren gjithë këto gjëra, pse duhet që të shfaqeni në sytë e botës? Kjo është arsyeja pse nuk shiheni asnjëherë të kapur për dore në publik.

2. AKREPI

Vetëm nëse do të donit që t?i tergonit botës se keni një skllav, në të kundërt preferoni që ta mbani lidhjen larg syrit të publikut. Ju nuk doni që njerëzit të mendojnë se jeni të dashuruar dhe kjo është një gjë e mirë në një farë mënyre, sepse ju nuk ndjeni dashuri për askënd më shumë se për veten.

3. DEMI

Me ju mund të kryhet marrëdhënie seksuale në mënyrë fantastike, por kur flitet për të dalë në publik bashkë, doni që bota t?ju shohë si një njeri pa angazhime. Jeni i vrazhdë dhe egoistë dhe nuk ju intereson se çfarë mendon në të vërtetë partneri/partnerja.

4. PESHORJA

Gjëja e fundit që doni është që dikush të mendojë se jeni në një lidhje. Ajo që të tjerët mendojnë për ju është ndoshta gjëja më e rëndësishme, kështu që nëse jeni në një situatë ku duhet të shfaqni dashurinë në publik, do të ishit të gatshëm që të shpërthenit një bombë. Ju dëshironi që bota të mendojë se jeni gjithmonë në dispozicion për marrëdhënie seksuale!

5. PESHQIT

Dikush mund të mendojë se jeni një Peshk i qeshur dhe nevojtar, që do të shijoni idenë e shfaqjes së dashurisë në publik, por në të vërtetë ju e urreni atë. Sepse nuk mjafton kurrë dhe nëse ndodh një herë jeni të paduruar që ta keni gjithnjë e më shumë. Por nga ana tjetër nuk e merrni kurrë hapin e parë, kështu që kur ndodh mendoni se është e shtirur dhe meritoni më shumë.

6. BRICJAPI

Të shfaqni dashurinë në publik nuk bën për ju. Mendoni se ka një kohë dhe një vend për gjithçka dhe sipas jush është thjesht e panevojshme dhe absurde që ta bëni këtë në publik

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post