Pse disa njerëz ndihen të trishtuar pas seksit?

Marrëdhënia seksuale përfundoi. Një partner përjeton ndjenja relaskimi dhe lumturie, ndërsa në anën tjetër, dikush mund të ndihen i trishtuar, i zbrazët.

Pse disa njerëz kanë ndjenja trishtimi ose ankthi pas seksit dhe sa e zakonshme është kjo dukuri?

Quhet disfori postkoitale (PCD) dhe përfshin ndjesitë e trishtimit, depresionit ose ankthit që ndodhin pas një marrëdhënieje seksuale. Këto ndjenja mund të zgjasin disa minuta deri në disa orë. Mund të ndodhë njëherë, disa herë ose të ngulitet si një model apo pjesë e përvojës seksuale.

Jo vetëm që kjo gjendje është më e zakonshme sesa mund të mendoni, por pothuajse çdokush është i ndjeshëm ndaj PCD - pavarësisht nga orientimi seksual ose gjinia - megjithëse jo të gjithë e përjetojnë atë në të njëjtën mënyrë.


Në disa studime universitare në Australi, studiuesit u përpoqën të zbulonin se sa shpesh njerëzit përjetojnë PCD dhe cilat janë simptomat e tyre. Në studimin e parë me 230 gra të anketuara, studiuesit raportuan se 46 përqind e pjesëmarrësve kishin përjetuar PCD të paktën njëherë gjatë jetës së tyre. Kjo përqindje ishte pak më e vogël në studimin për burra, me 41% (Numri i burrave që u pyetën ishte 1208).

Pse shfaqet Disforia Postkoitale?

Ndërsa PCD nuk është një temë e studiuar gjerësisht, disa prej arsyeve përfshijnë: përgjigje hormonale, ndjenja në lidhje me marrëdhënien, ndjenja faji, probleme me trupin, performanca seksuale, mungesë e orgazmës, orgazmë intensive, trauma seksuale etj.

Burimi: Psychology Today

Post a Comment

Previous Post Next Post