Çfarë tregon muaji i lindjes për karakterin tuaj

Shenjat e horoskopit mund të tregojnë shumë më tepër sesa një përshkrim i thjeshtë i asaj që mund të na rezervojë e ardhmja në dashuri, punë dhe shëndet. Ato mund të tregojnë diçka më shumë për personalitetin tuaj. Por kësaj here nuk do u zbulojmë se çfarë thonë yjet për ju, por çfarë tregon muaji i lindjes për ju. Për më tepër lexoni

JANARI: 

Personat e lindur në këtë muaj kanë një etikë të fortë në marrëdhënie pune. Nuk hezitojnë kurrë të shprehin mendimet e tyre dhe nuk pajtohen lehte me gjërat që nuk u pëlqejnë. Janë kokëfortë të lindur dhe nuk u pëlqen që të tjerët t’u tregojnë çfarë duhet të bëjnë. Janë pa diskutim të lindur për të bërë liderin.

SHKURTI: 

Nëse keni lindur në shkurt me siguri keni një dell krijues dhe ju pëlqen të punoni për projekte të reja. Jeni shpirt i lirë dhe nuk doni të jetoni brenda rregullave të ngurta të shoqërisë. Do t’i hipnit avionit ose trenit me mundësinë e parë pasi i dashuroni udhëtimet. Jeni shumë besnik në raporte miqësie dhe dashurie.

MARSI: 

Të lindurit në mars karakterizohen nga qetësia dhe ndjeshmëria. Shpeshherë duket sikur jetojnë në një dimension të veçuar nga pjesa tjetër e botës, por dinë të jenë miqësorë, të sjellshëm dhe shumë të dashur. U pëlqen shumë arti pasi nëpërmjet tij arrini të njihni veten dhe pjesën tuaj introverte.

PRILLI: 

Personat e lindur në prill duan të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Nuk u pëlqen të marrin urdhra ‘’nga lart’’ dhe përpiqen t’i injorojnë ato. Janë gjithmonë në kërkim të aventurave të reja dhe adrenalinën. Mund të duken si të paedukatë pasi thonë të vërtetat në sy.

MAJI: 

Personat e lindur në maj janë shumë të paqëndrueshëm emocionalisht, sot duan një gjë e nesër një gjë tjetër. Dinë të shprehen bukur dhe u pëlqen të bisedojnë me njerëzit. Kanë një jetë sociale shumë aktive. Një detaj interesant është se fëmijët e lindur në maj u pëlqen të rrinë në shoqërinë e më të rriturve që i stimulojnë nga ana intelektuale.

$ads={1}

QERSHORI: 

Të lindurit në muajin qershor janë shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj ndjenjave e të tjerëve. Edhe pse mund të japin idenë e një personi të ndrojtur, njerëzit i vlerësojnë pikërisht për këtë gjë. Mendojnë shpesh për planet e së ardhmes. Mënyar si silleni në të përditshme tregon shumë për ju.

KORRIKU: 

Njerëzit e lindur në muajin korrik ngjasojnë shumë me të lindurit në qershor. Janë shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj ndjenjave e të tjerëve, por gjithashtu shumë spontanë dhe ekstrovertë. Nga jashtë duken sikur janë gjithmonë të gëzuar, por si çdokush tjetër kanë edhe ata sekretet e tyre. Madje arrijnë të fshehin me shumë takt dhe kujdes dhimbjen e tyre të brendshme. Dinë të jenë energjikë në çdo kohë.

GUSHTI:

Gushti është muaji i liderëve të së ardhmes . Në pamje të parë duken shumë prepotentë dhe moskokëçarës, por thellë brenda tyre fshehin një zemër të madhe. Të lindurit në muajin gusht kanë shumë gjasa për të bëjnë karrierë në fusha që lidhen me analizën kritike pasi dinë të përdorin mirë aftësitë logjike. Janë të ndjeshëm, të dashur dhe të çmendur në të njëjtën kohë.

SHTATORI: 

Të lindurit në shator ngrenë në kokën e tyre shumë pritshmëri rreth të tjerëve, si përfundim mbeten gjithmonë të zhgënjyer. Janë shumë kokëfortë. Në qoftë se u prishni humorin mund t’ju mbajnë mëri për një kohë të gjatë. Kanë gjithmonë pretendime për veten dhe të tjerët. Janë të sjellshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët..


TETORI: 

Kushdo që ka lindur në tetor di si të ruajë ekuilibrin në çdo hap të jetës, qoftë në punë, familje apo në marrëdhënie shoqërore. Janë shumë optimistë. U pëlqen jeta sociale aktive, për këtë arsye kalojnë shumë kohë me familjarët dhe miqtë. Komunikimi është arma e tyre më e fortë. Me siguri të gjithë keni një mik që është pak më ‘’llafazan’’ se zakonisht.

NENTORI: 

Të lindurit në nëntor janë fjalëpakë dhe shpeshherë fshehin ndjenjat e tyre të vërteta. Nuk u pëlqen të marrin sugjerime nga të tjerët. U pëlqen pavarësia dhe të vendosin vetë për jetën e tyre. r gjërat që u pëlqejnë atyre. Nuk tremben lehtë dhe dinë si t’u bëjnë ballë situatave të ndryshme. Të lindurit në nëntor janë shumë të përgjegjshëm.

DHJETORI: 

Zemërgjerësia është një ndër tiparet kryesore të atyre që kanë lindur në dhjetor. Megjithatë, ndonjëherë kryeneçësia e tyre mund t’u kthehet me efektin bumerang pasi nuk arrijnë të shkrihen me njerëzit. Nuk mund të qëndrojnë ulur për shumë kohë pasi u pëlqen jeta dinamike dhe e gjallë. Shpirti i lirë që i karakterizon arrin të balancojë anën e tyre më të tensionuar.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post