Mama Dashi
Gjithmonë e gatshme për t’u impenjuar në jetën familjare me fëmijët e tu, je një nënë që përpiqesh të bësh më të mirën, të gjesh ide të reja. U lexon tonelata me libra që fëmijët të rriten sa më mirë. Shkon te pediatria për të marrë këshilla. Kur të jenë të rritur do t’i shtysh të dalin me miqtë dhe do të organizosh festa për ta. Ajo që ka rëndësi është që fëmija yt të hapet me të tjerët. Për ty nuk ndryshon gjë nëse është femër ose mashkull, në çdo rast ti i mëson të njëjta vlera dhe pavarësi.
Me babain ose partnerin
Do t’i kërkosh këshilla babait ose partnerit për gjëra të rëndësishme, si: I ka thënë një fjalë të pista mësueses, ç’të bëjmë? Për gjërat e tjera e di shumë mirë se çfarë duhet të bësh dhe nuk vlerëson që babai të shkojë kundër vullnetit tënd.
Mama Demi
Një jetë pa fëmijë? E pamundur. Gjithmonë e gjendur me fëmijët, u jep atyre më të mirën nga vetja, një devotshmëri pa fund. Do të mundohesh të jesh sa më e drejtë të jetë e mundur dhe të dëgjosh problemet e tyre. Të pëlqen t’i përkëdhelësh, t’i puthësh, edhe pse rrezikojnë t’u merret fryma, sidomos kur të jenë të rritur. Ajo që preferon është t’i shohësh të shëndetshëm dhe plot jetë.
Me babain ose partnerin
Ke një durim të jashtëzakonshëm. Keni rënë dakord më parë për rritjen e fëmijëve dhe nëse babai nuk është prezent sa duhet do t’ia bësh të ditur haptazi sepse përgjegjësitë i merrni të dy. E mban në dijeni të detajeve të përditshme.
Mama Binjakët
100 000 volt! Je një nënë që mëson të vegjlit e saj të jenë të pavarur që në moshë të vogël dhe shtëpia jote është e mbushur me libra dhe lojëra edukative. Krenare për progresin e tyre në shkollë, kërkon nota të mira dhe sukses. Mëso t’i dëgjosh më shumë, edhe pse rrezikon të dëgjosh ndonjë gjë që s’do të të pëlqejë. Pavarësisht se je një nënë që pëlqen të luajë me fëmijët dhe të jesh e lumtur me ta, nuk mund të lësh gjithçka dhe të bësh një xhiro me biçikletë me ta.
Me babain ose partnerin
I thua gjithçka në momentin e fundit dhe kështu eviton ose mendon se eviton çdo problem. Gabimi shpejt do të dalë në dritë dhe babai ndoshta do të tërheqë vëmendjen. Nuk ka problem, do të bësh si përherë, një puthje një shikim të ëmbël dhe kaq.
Mama Gaforre
Shfaq shumë ëmbëlsi në drejtim të fëmijëve dhe je e kujdesshme ndaj çdo nevoje të tyre. Nëse fëmija yt është i trishtuar dhe ka fytyrën e mërzitur, bën gjithçka për t’i rikthyer buzëqeshjen. Ti që konsiderohesh e turpshme mund të bëhesh një bishë nëse i preket një fije floku fëmijës tënd. Asgjë s’është shumë e bukur për ta, do të koleksionosh fotot, fletoret, letrat dhe të gjitha kujtimet emocionale.
Me babain ose partnerin
Më mama këmbëngulëse se ty s’ka. Për problemin më të vogël do të shkosh me vrap te babai: Shpirt, si do t’ia bëjmë? Më duket se… Do t’i kërkosh këshillë duke e ditur se pastaj do të veprosh me kokën tënde. Do të jesh posesive me fëmijët e tu edhe kur të jenë 20 vjeç. Mëso të jesh më elastike dhe më pak posesive.
Mama LUAN
Të pëlqen çdo gjë që shkëlqen dhe do të duash t’u japësh fëmijëve të tu më të mirën dhe shpesh më të shtrenjtën. Bujare dhe e përgjegjshme, do të dish t’u vendosësh limite në jetë dhe shoqëri. Do të lësh mënjanë dëshirat dhe nevojat e tua për të inkurajuar fëmijët që të jenë të lumtur dhe të kenë besim. Lojërat do të jenë momente të lumtura për të gjithë.
Me babain ose partnerin
Shumë xheloze për rolin tënd në jetën e përditshme do t’ia lësh babait të marrë vendimet më të rëndësishme, duke u fshehur pas “babai vendosi që… ose tha babai…”. Fëmijët e tu do ta kuptojnë gjithsesi. Do ta bindësh bashkëshortin tënd për shkollën ose universitetin që t’i mendon se është më i miri për ta.
Mama VIRGJERESHA
Nuk je një mama e bezdisur, por një mama që dëgjon, këshillon dhe ndihmon fëmijët të mendojnë me kokën e tyre. Edhe pse ndonjëherë konsiderohesh e ftohtë, fëmijët e njohin mirë sensin tënd të humorit dhe ëmbëlsinë tënde diskrete. Do ta veshësh fëmijën tënd me shumë shije dhe do t’i mësosh rregullat bazë të higjienës dhe të ushqimit. Një mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë.
Me babain ose partnerin
Edhe një temperaturë e vogël do të të alarmojë dhe do t’ia thuash babait 100 herë në ditë. Qetësohu, e dashur Virgjëreshë, sepse fëmijët mund të kenë ndonjë problem por është e kotë të marrësh babain tërë ditën duke e pyetur se çfarë të bësh. Reago me më shumë qetësi dhe mund t’ia dalësh edhe vetë për gjërat e vogla. Për të mëdhatë konsultohu me partnerin.
Mama PESHORJA
Do të kesh probleme me rrëmujën, zhurmën. Ti që adhuron rrugën e mesme mund të gjendesh në mes të një ulërime dhe të bërtiturash. Por për fat të mirë janë thjesht fëmijët e tu. Përkëdhelitë dhe momentet e ëmbla në orën e banjës, historitë e mrekullueshme që do t’i tregosh para se të fikësh dritën do të bëjnë që ata të të adhurojnë. Përpara së gjithash do të jesh e ndershme dhe do t’u tregosh jetën ashtu siç është, jo gjithmonë e thjeshtë por e bukur.
Me babain ose partnerin
Më e relaksuar se kaq s’ka, engjëjt e tu mund të bëjnë çfarë të duan dhe ky mund të jetë një problem sepse babai do të të tërheqë vëmendjen për mungesë disipline dhe autoriteti. Të thuash jo, sa problem! Sherret në lidhje me këtë temë do të jenë të shumta. I takon babait të thotë jo. Në realitet, të dish të thuash jo të shërben ty dhe atyre kur të jenë të rritur.
Mama AKREPI
Di gjithçka për fëmijën tënd, që nga momenti që ta vendosin në duar pas lindjes dhe më pas. Intuitive dhe e dashur, do të dish si ta bësh të ndihet i sigurt dhe do të kuptosh menjëherë nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon. Dashuri pa kushte dhe devotshmëri, gjithë koha jote dhe dashuria janë për fëmijën tënd. Do të zbulosh talente të fshehura dhe do ta inkurajosh t’i zhvillojë në maksimum.
Me babain ose partnerin
Je një nënë prezente, por e dashuron bashkëshortin tënd që mund të jetë në qendër të jetës tënde dhe do të diskutosh e do të flasësh me të. Pavarësisht kësaj, nëse ai tregohet i padrejtë do ta bësh ta kuptojë duke u shprehur qartë. Do ta mbrosh fëmijën kur duhet dhe do ta qortosh me babain, je e vendosur mos t’i kundërviheni njëri-tjetrit.
Mama SHIGJETARI
E merr shumë seriozisht përgjegjësinë tënde si nënë, oraret e banjës, të ushqimit, të lojës, fëmijët respektohen çdo minutë. E di që në këtë mënyrë mund t’i shijosh në maksimum dhe të kujdesesh për ta. Nga këndvështrimi i lojërave pa problem, je mbretëresha e lojërave spontane dhe do t’ua edukosh edhe atyre këtë sens aventure dhe humori.
Me babain ose partnerin
Një zemër e madhe, shumë bujari dhe një komunikim i mirë me babain dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Nëse ai nuk impenjohet sa duhet për ty do të ishte shumë e vështirë, sepse fëmijët bëhen nga dy vetë dhe edukimi u përket të dyve. Do ta shtysh të kalojë më shumë kohë me ta dhe do t’u hapni dyert miqve që ata do të ftojnë në shtëpi.
Mama BRICJAPI
Sa dashuri dhe sa ëmbëlsi fshihen pas asaj fasade që mund të duket shumë distante! Është vetëm pak ndrojtje dhe respekt përballë asaj qenieje të vogël që sapo ke sjellë në jetë, por që është kaq i rëndësishëm. Sforcohesh t’i mësosh vlera të forta dhe shtyn të realizojë ëndrrat e tij, edhe ato më të çmendurat, duke menduar për gjithë ato që s’ke realizuar vetë.
Me babain ose partnerin
Do të jesh shumë kërkuese në drejtim të babait dhe nëse ai nuk është në lartësinë e duhur do t’ia bësh të ditur një orë e më parë. Pavarësisht kësaj, e di se je shumë xheloze për të drejtat e tua si nënë dhe se ke ndërmend t’i rrisësh fëmijët si do ti. Ti i ke bërë apo jo?
Mama UJORI
Je një mama e pavarur dhe dëshiron që fëmijët e tu të jetë po ashtu. Gjithmonë e vendosur dhe e gatshme për aventura të reja, dëshira jote më e madhe është që edhe vogëlushët e tu të kenë këtë shpirt aventurier dhe kuriozitet të madh. Kështu që do t’u lësh dhe atyre një liri veprimi dhe mendimi sa mund të kenë vështirësi të kuptojnë limitet. E ëmbël dhe gazmore, do të dish t’u japësh atyre cilësitë emotive të nevojshme për të jetuar në këtë botë të vështirë.
Me babain ose partnerin
S’ka mama më trendi. Janë të rinj, duhet të përfitojnë, të argëtohen dhe mund të kesh probleme me babain. Do të pendohesh ndonjëherë, por përsëri do t’i rikthehesh zakonit të vjetër.
Mama PESHQIT
Je një mama shumë e ndjeshme, shumë empatike në lidhje me dashuritë e jetës tënde, fëmijët e tu. E shqetësuar për lumturinë e tyre, do të bëje çdo gjë dhe më shumë që ata të jenë të lumtur dhe të ndihen mirë. Kujdes, mos i mbro shumë, duhet të jenë të zotët të provojnë edhe vetë gjërat dhe nuk mund t’u ndalosh të jetojnë, të duan. Lëri të lirë dhe ki besim tek ta!
Me babain ose partnerin
Do të duash të thuash po, kur babai të vijë në shtëpi do të rikthehesh në pozicionin fillestar. Nëse ai thotë jo, ata s’do të kuptojnë asgjë. Lër që edhe ai të marrë vendime dhe të ketë vendin e tij në familje dhe mos mendo se vetëm gratë i kuptojnë fëmijët.

Post a Comment