Vazhdoni këndoni në dush, për gjithë arsyet më poshtë

Një në 5 veta këndojnë në dush dhe shumica prej tyre besojnë se mund të jenë të denjë për të qenë fitues në një garë këndimi. Një përfundim i tillë u arrit pas një studimi në Australi, që përveç kësaj shton se është shumë e rëndësishme për këdo të këndojë në dush, pasi kështu mund të jenë edhe më të lumtur.

Përveç ndjesisë së lezetshme që e kemi provuar të gjithë nga këndimi në dush, ka disa përfitime të tjera:

1. Forconi sistemin imunitar

Kënga në dush na ndihmon të luftojmë viruset dhe na mbron prej tyre. Një arsye më shumë për të kënduar.

2. Redukton stresin

Këndimi në dush ka efekt qetësues dhe ul rrahjet e zemrës. E ndihmon trupin të relaksohet dhe lufton ankthin. 



3. Redukton dhimbjen

Shëndeti ynë fizik dhe psikologjik janë të lidhura me njëri-tjetrin. Të përformosh këngën e preferuar teksa lahesh, të ndihmon të kalosh dhimbjet. Redukton tensionin e muskujve dhe inkurajon trupin të çlirojë endrofinën.

4. Ju bën të mendoni që keni zë!

Duke qenë se sipërfaqja e dushit është e vogël, zëri duket më i fortë, më i plotë dhe ju mendoni për disa minuta që Beyonce s'ka asgjë më shumë!

Burimi: Bright Side

Post a Comment

Previous Post Next Post