Sillni ndër mend këtë artikull sa herë që dikush guxon të tallet me ju

Nëse ndonjëherë dikush ka guxuar të tallet me ju, me siguri e keni kuptuar se sa e shëmtuar ka qenë ajo që ai njeri ka bërë. Të mos u bësh të tjerëve atë që nuk do të kishe dashur që të tjerët ta bënin ty, pa dyshim që është një ndër mesazhet që ky shkrim ka. Ama nëse në gjithë jetën tuaj ju keni qënë vetëm “viktima” e bullizmit, do t’u këshillonim të sillni ndër mend këtë shkrim. Në rast se ndonjëherë herë tjetër dikush merr guximin të tallet përsëri me ju.

 

1. Nuk është faji juaj

Sigurisht, duhet të kuptoni se nuk është faji juaj që dikush i cili nuk ka një jetë të tijën tallet me atë të të tjerëve. Nëse do të kishte patur diçka më të mirë për të bërë, me siguri nuk do të ishte marrë me ju.

2. Mos ndoshta ju ka zili

Bullizmi mund të jetë edhe një formë e shprehjes së zilisë. Sigurisht, është më e lehtë që dikë të cilin e ke zili ta bësh të ndihet keq sesa të mundohesh të arrish aty ku ai është.

3. Mendimet janë relative

Kujtoni që ju nuk jetoni për të kënaqur shijet e secilit. Nëse doni një jetë të lumtur, ky është çelësi.

4. Mos mundoni veten

Nëse dikush ju tall me siguri këtë nuk e bazon tek diçka konkrete. Rastet më të shpeshta të bullizmit shkaktohen vetëm sepse tallësi nuk ka asgjë më të mirë për të bërë.

5. Mos kini frikë të tregoni

Nëse dikush ju bën të ndiheni keq, kjo nuk është diçka të cilën duhet ta mbani vetëm për vete. Bisedimi me dikë do t’ju bëjë ta kaloni mërzinë "sa hap e mbyll sytë".


Post a Comment

Previous Post Next Post