Si ta kuptosh që të ka thënë “Të dua”, pa ta thënë?

T’i thuash dikujt “të dua” është kaq speciale! Duket sikur nuk ka asgjë më të bukur se sa të dëgjosh ato 3 fjalë, për më tepër kur ndjenjat janë reciproke. Por, fatkeqsisht jo gjithnjë na ndodh ta dëgjojmë. Edhe pse keni shumë kohë bashkë, ai akoma s’ta ka thënë apo jo?!  Sipas ekspertëve, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ka disa mënyra që ju mund të kuptoni kur dikush ndjen për ty dhe ta ka thënë “të dua” në heshtje të plotë.

1. Gjatë gjithë kohës është duke të prekur

E kemi fjalën për prekje fizike (jo seksuale). Nëse ai/ajo merret gjithë ditën me faqet e tua, të përqafon apo të ngacmon tek flokët, është një shenjë pozitive.Gjuha e trupit tregon shumë. Të sheh në sy kur flisni?! A përqëndrohet tek ty?Nëse po, flini të qetë!

2. Jeni njeriu i parë me të cilin ai do të ndajë lajmet.

Të jesh në një marrëdhënie do të thotë të jesh pjesë e një skuadre të vogël. Fitorja jote, është i tij dhe e kundërta. Nëse ti e sheh që je e para që mëson rreth çdo lajmi që vjen në jetën e tij, mos u kap me vogëlsira. Nëse kjo s’është dashuri, çfarë është?


3. Përpiqen të jenë në kontakt me ty gjithë kohën.

Besoje apo jo, një mesazh mirëmëngjesi tregon që ai/ajo kujtohet për ty. Është e vështirë të krijosh një komunikim intim me dikë që hyn e del nga jeta jote kur ata e zgjedhin. Respekti është dashuri!

4. Mbajnë mend detajet e rëndësishme

Data që kanë rëndësi për ty, gjëra familjare që i di vetëm ai apo qoftë edhe nishanet e trupit tënd. Nëse i kujton këto, jemi në rrugë të mbarë.

5. Të kuptojnë pa folur.

S’ka nevojë që ti t’i sqarosh pse je e mërzitur. Ata të kuptojnë pa folur dhe kujdesen për ty pa ja kërkuar diçka të tillë. Gjest që vjen më shumë se 1000 “të dua”.

Të tjera?!

S’kanë frikë të flasin për të ardhmen me ty.

Janë krenarë që jeni me ta dhe ju prezantojnë me dëshirë tek njerëzit e tjerë.

Të ka thënë të dua, nëse seksi u kthye në dashuri!

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post