E keni menduar ndonjëherë sa gjëra të çuditshme, të sikletshme dhe tronditëse mund të zbulojë një detektiv privat gjatë punës së tij? E dimë që tradhtia është mendimi i parë që ju vjen, por na lini t'ju themi se këta njerëz kanë parë shumë më shumë gjëra, pasi punësuan një detektiv privat.
1. E fillojmë me një fund të lumtur
"Një shoku im punësoi një të tillë sepse dyshonte që njerku e tradhtonte nënën e tij. Ai më pyeti mua dhe i dhashë një nga kontaktet që kisha. Si përfundim, njerku jo vetëm që s'po e tradhtonte, por i kishte blerë nënës së tij shtëpinë që ajo donte, pa i thënë askujt. Po mendonte t'ja bënte si dhuratë për 5 vjetorin e martesës dhe prandaj po merrej vetë me gjithë përgatitjet. Tani jetojnë të gjithë atje, tek shtëpia "e dyshimtë".
2. Ngatërrimi i identitetit
"Para disa vitesh vëllai im vrau shpinën në punë, për shkak të teknikave jo të sigurta që pronari i tij përdorte. Gjatë gjyqit, avokatit të vëllait tim i ra në duar një dokument i përgatitur nga skuadra e shefit. Rezultoi se ata kishin punësuar një detektiv për të provuar se dëmtimi s'ishte i vërtet. Fatkeqësisht ata vetëm sa i ngatërruan punët, sepse gjatë gjithë kohës më kishin ndjekur mua dhe kishin marrë foto të miat. Unë s'ngjaj fare me vëllain dhe sigurisht, gjykatësi e vuri re."
3. Ndryshim programi
"Prindërit e mi punësuan një detektiv privat për të zbuluar se kush ishte i dashuri im virtual kur unë isha 13-vjeç. Detektivi na erdhi duke qeshur në shtëpi dhe i tha se ishte thjesht një 13-vjeçar topolak!"
4. Mirësjellja
"S'kisha dëgjuar nga nëna ime që kur isha 15-vjeç pasi ajo kishte probleme me drogën dhe alkoolin. Kur mbusha 29, vendosa për herë të parë të zbuloj çfarë ndodhi vërtet më të. Doja vetëm t'i thoja që e kisha falur, nëse do të ishte gjallë.
Punësova dikë i cili u prek nga historia ime për faktin se kishte një informacion rreth burrit me të cilin ime më ishte martuar. Me ato të dhëna, unë mund ta gjeja fare lehtë, gjë që s'do ta arrija kurrë nëse detektivi s'do të më kishte ndihmuar në këmbim të asgjëje. Tani ajo gëzon shëndet të plotë fizik dhe emocional."
5. Telash i dyfishtë
Gjyshi im punësoi dikë për të hetur gjyshen. Teksa po përgjonte atë nga makina, një tjetër hetues që njihte i erdhi tek dritarja dhe e pyeti se çfarë po bënte aty. Rezultoi se gjyshja ime po hetohej gjithashtu nga D.E.A për probleme me substancat narkotike. Ajo grua ishte e çmendur dhe më lini t'ju them se kjo s'është gjëja më e çuditshme që më kanë treguar për të."
6. Në kërkim të binjakes "së munguar".
"Motra ime është e adoptuar, prandaj vendosi të punësonte një hetues për të gjetur babin e saj biologjik. Ata erdhën dhe na thanë se jo vetëm që është gjallë dhe jeton pranë nesh, por ka dhe një vajzë që është identike me motrën time. Pra, motra ime e adoptuar kishte një motër binjake, të cilën e kishte marrë i ati. Imagjinojeni vetë sa ta ndryshon jetën një lajm i tillë. Ndërkohë që kërkimet vazhdonin, u zbulua që vajza binjake ishte ne fakt motra ime. Nuk kishte pasur asnjë motër tjetër pasi thjesht detektivët kishin hetur aksidentalisht motrën time gjatë gjithë kohës. Sigurisht, që i kërkuam të na kthente lekët. Pra me pak fjalë: Motra ime punësoi një detektiv dhe detektivi hetoi motrën."
Burimi:BuzzFeed

Post a Comment