Nëse i dashuri juaj i përket kësaj shenje, lëreni të qetë!

Disa çifte duken të pandashëm. Udhtojnë gjithë kohës bashkë, gjithë vaktet i konsumojnë bashkë dhe në çdo event social shfaqen të dy. Por, a e dini se disa njerëz mund të “mbyten” nga një marrëdhënie e tillë?! Pse? Fajin e kanë sërish yjet! 

Disa shenja të caktuara të zodiakut kërkojnë me se s’bën hapësirën e tyre në lidhje pasi janë të dhënë pas lirisë dhe pavarësisë.

Kush ka nevojë për hapsirë në marrëdhënie, mësojeni tani.

1. DASHI

Një Dash beson tek vendimet e tij dhe nuk ka nevojë për miratimin e dikujt për të bërë zgjedhje. Ata janë partnerë të ndershëm, por mos i besdisni. Në mbrëmje, mund të kenë nevojë të rrinë pak vetëm edhe nëse për këtë do të duhen të largohen nga partneri.

2. BINJAKËT

Të kesh nevojë për hapësirë nga partneri nuk do të thotë të shfrenohesh në të dala me shoqërinë apo flirte të reja. Binjakët përshembull janë shumë social dhe ndonëse kanë qindra shokë, kanë nevojë të rrinë vetëm.  Mbajnë gjithmonë një distancë, që s’duhet t’ua cënojë askush.

3. SHIGJETARI

Sinonim i Shigjetarit është fjala “hapësirë”. Ata s’mund të heqin dorë nga aventurat e tyre, por nëse ti e respekton këtë, mund të të bëjnë pjesë të tyren.

4. UJORI

Ujori do çdo ditë hapsirën e tij personale. Shenja rebele e zodiakut as që e mendon se dikush mund t’ja cënojë pavarësinë. Ata nuk duan t’ja dinë nëse të tjerët konfirmojnë vendimet e tyre apo jo, mjafton që fluturojnë!

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post