Këto 3 shenja horoskopi s’duhet të dalin bashkë në asnjë mënyrë

Nuk ka forcë më të fuqishme në botë se ajo e krijuar nga dashuria . Ky është një fakt dhe nuk ka pseudoshkencë që mund ta mohojë. Megjithatë, pyetjet që më bëhen më shpesh kanë të bëjnë me ndjenjat dhe kurioziteti më i madh është nëse mund të funksionojë midis një shenje dhe një tjetër . Në realitet, të gjitha çiftet e zodiakut mund të funksionojnë ose jo, sepse nuk janë yjet ata që vendosin nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë. Astrologjia, megjithatë, është një mënyrë e shkëlqyer për të kuptuar se si ta bëni marrëdhënien të funksionojë më mirë.

Dihet mirë se ka shenja të horoskopit me një kimi të lindur, por në të njëjtën kohë ka nga ata që nuk shkojnë mirë.

DASHI: 
Nuk duhet të lidheni me një BRICJAP.

Dashi thyen rregulla ndërsa Bricjapi bën rregulla. Do ndiheni vazhdimisht të kritikuar dhe do ta frikësoni Bricjapin që zakonisht sillet aq mirë. Spontaniteti është emri juaj i dytë, ndërsa Bricjapi nuk del dot as për darkë pa bërë një rezervim më parë. Problem tjetër është që Bricjapi është “i martuar” me punën, dhe gjasat janë që jut ë ndiheni sikur jeni të lidhur me shefin, jo me Bricjapin tuaj.

GAFORRJA: Nuk duhet të dilni me një SHIGJETAR.

Shigjetari është i egër dhe i lirë, e do të hyjë në jetën tuaj si tornado. Kjo ju duhet që të dilni jashtë guaskës tuaj, por ndërkohë ky proces do t’ju shkaktojë ankth pafund. Shigjetari udhëton, eksperimenton dhe provon gjëra të reja gjithë kohës, e kjo bie ndesh me traditat tuaja, me nevojat për siguri dhe familjaritet. Një Shigjetar nuk do kuptonte kurrë pse ju keni nevojë të kaloni kohë me familjen. 

VIRGJËRESHA: Larg PESHORES!

Takimet tuaja të para do të jenë magjike. Ata do ju vlerësojnë, do ju kuptojnë në çdo gjë. Por kjo nëse do të jeni në gjendje të lini takime. Emri i dytë i Peshores është “ndoshta”. Ata zor se u qëndrojnë planeve dhe nuk përfshihen emocionalisht. Durimi do ju soset dhe kjo do të nxjerrë në pah anën më të keqe tuajën.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post