Ka vetëm 1 mënyrë për ta joshur sipas shenjës së Horoskopit

DASHI  

Dashi pëlqen dikë me një personalitet të sinqertë, pasionant dhe të drejpërdrejtë. Ata nuk do e bëjnë gjithmonë të parët hapin kështu që bëhuni gati të thyeni akullin. Natyra e tyre shumë inteligjente do ju mundojë të arrini qëllimin tuaj, prandaj tregohuni të vëmendshëm dhe të zgjuar. Niseni bisedën nga një detaj që keni vënë re në mënyrë që ta bëni interesante. 

DEMI

Nëse synimi juaj është dikush me shenjën e demit, atëherë humori duhet të jetë pika e fortë. Ata janë karaktere që nuk ambjentohen shpejt, prandaj duhet të tregoni pak durim. Pasi të fillojnë të ndihen më rehat, do shikoni një ndryshim dramatik në marrëdhënien tuaj. Demi është një shenjë që i adhuron dhuratat si ushqimet, muzikën dhe udhëtimet.

BINJAKËT

Komunikimi është mënyra e vetme për të fituar zemrën e një shenje të binjakëve. Eksploroni sëbashku ide, art, muzikë dhe ndizni debate. Aftësia juaj për të luajtur me fjalët do e afrojë atë më shumë. Nëse personi që pëlqeni nuk ka një natyrë eskpresive, atëhere këtë pjesë do duhet ta mbuloni ju. 

GAFORRJA

Zhdukini frikërat dhe pasigurirat kur të jeni duke flirtuar me një gaforre. Natyra e tyre empatike dhe mbrojtëse do eliminojë çdo ndjenjë negative tuajën. Dhe meqënëse kanë kaq shumë për të dhënë, po kaq shumë presin nga të tjerët. Harrojini dhuratat materiale, por sigurohuni që të kapacitetin emocional dhe intelektual për të mbajtur ritmin e tyre. Njerëzit nën këtë shenjë preken shpejt, prandaj në rast se humbisni durimin, qetësohuni dhe merrni frymë disa herë. Në çaste debatesh dhe mund të kërkoni falje për të mos e lënduar personin që keni përballë dhe ta largoni përgjithmonë nga jeta juaj.

LUANI

Kjo shenjë e fuqishme ka nevojë për një partner që është 100% i angazhuar në lidhje. Sapo t’i tregoni përkushtimin, shenja e luanit do e çojë pasionin dhe kiminë në një nivel tjetër. Kur lidhja të bëhet më serioze, duhet të mundoheni t’i mbani gjërat interesante si në fillim në mënyrë që ata të mos humbasin pëlqimin. 

VIRGJËRESHA

Kjo shenjë është e fiksuar pas detajeve. Duke qenë se ata kujdesen shumë për veten e tyre dhe mjedisin ku jetojnë, presin të njëjtën gjë dhe nga të tjerët. Gjatë kohës që shoqëroheni me ta duhet të bëni kujdes me higjienën personale dhe detajet. Duhet t’u tregoni atyre që mund të kenë besim dhe të shprehen hapur rreth problemeve që kanë.

PESHORJA

Nëse arrini të komplimentoni “asetet” më pak të fshehura të një peshoreje, atëhere sapo jeni futur në zemrën e tyre. Organizoni takime në vende të veçanta dhe krijojini ambjentin që ata të flasin rreth vetes së tyre. Mos i detyroni në marrjen e një vendimi, edhe nëse ky i fundit është vendimi i duhur për t’u marrë. Flisni dhe jepni argumenta, por në fund lërini të vendosin vetë.

AKREPI

Keni zgjedhur një shenjë shumë të vështirë për të dashuruar! Njerëzit e kësaj shenje nuk pëlqejnë të flasin për veten dhe rrethohen me një hije misteri. Bëni kujdes sepse mund të gjendeni në anë e gabuar të akrepit për shkak të një situatate tensionuese. Nëse e shikoni që gjërat s’po shkojnë siç duhet, mundohuni t’i jepni fund në mënyrë shoqërore.

SHIGJETARI  

Romantiku i përhershëm! Shenja që na natyrën e saj ka flirtimin dhe debatet. Shigjetari është padyshim një shenjë shumë sociale, prandaj disa shaka apo poezi të mbushura me emocion janë zgjidhja perfekte. Duke qenë se njerëzit flitojnë vazhdimisht me këtë shenjë, duhet t’u tregoni atyre sa serioze i keni qëllimet. 

BRICJAPI

Shenja me dëshirat më të mëdhaja seksuale ka nevojë për një “lojë dashurie”. Duhet të bëni të vështirini, duke i’u afruar dhe larguar herë pas here. Bëjini të kërkojnë më shumë. Megjithatë ruani masën pasi ata mund ta humbasin interesin. Bricjapi e urren sipërfaqësoren dhe injorancën. Duhet të jeni të përgatitur mirë para se të nisni një lidhje me një bricjap. 
UJORI

Sesa arrini të respektoni lirinë tregon dhe sesa shanse do keni me një ujor. Një shenjë kaq inteligjente, tërhiqet vetëm nga një partner simulues, i mirëinformuar dhe modest. Ujorët do tregohen besnikë, por vetëm nëse arrini të mbani gjallë interesin e tyre. Duhet të tregoni sa shumë i vlerësoni që në takimet e para.

PESHQIT

Mos hezitoni për të treguar sesa ndryshe jeni përballë një njeriu nën shenjën e peshqve. Ata janë njerëz që kanë qef diversitetin, por që mbi të gjitha duan ndjejnë se i dashuroni. Aventurat, humori dhe e panjohura janë çelësi për në zemrën e peshqve. Personaliteti i tyre i lirë bën që ndonjëherë të tjerët të përfitojnë. Mbrojini, por bëjeni në mënyrë që ata të mos e kuptojnë!

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post