Horoskopi javor 10 - 16 Maj 2021

DASHI

Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni ditë me emocione të forta do jetë kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast.

Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shumë i trishtë. Kthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe për këtë duhet të falënderoni yjet.

Marsi do ju bëjë të jeni në forme të shkëlqyer fizike. Nuk do prekeni dot as nga virozat e stinës. Në pune do jeni energjike dhe luftarakë. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni të gjithë. Vazhdoni kështu dhe shume shpejt keni për t'u bërë ju shefat.

Këshilla:
Edhe nëse nuk është forca juaj, do të duhet të jeni të durueshëm, duke pritur që projektet e rëndësishme të bëhen konkrete.

Numri me fat: 24
Ngjyra: e kuqërremtë



DEMI

Venusi do bëjë që kjo javë të jetë një prej më të bukurave të jetës suaj. Ju të dashuruarit do keni përmirësime të dukshme në marrëdhënien tuaj dhe gjate gjithë kohës do mbizotërojë buzëqeshja.

Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo lloj ftesë vetëm që te ndryshoni statusin sepse do lëndoheni shumë. Në planin financiar nuk duhet të hidhni hapa të nxituara sepse nëse situata del jashtë kontrollit nuk do arrini dot më ta riktheni pas kohen. Sipas Horoskopi.vip ,  shëndeti herë pas herë mund të ketë disa shqetësime si pasojë e lodhjes dhe ngarkesës në punë.

Mundohuni të çlodheni dhe të merreni me ndonjë sport. Në punë pranojini sugjerimet dhe idetë sepse ato do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Këshilla:
Yjet ju ftojnë të heqni qafe ankthet dhe pasiguritë.

Numri me fat: 13
Ngjyra: Kaf


BINJAKËT

Kjo javë ka për të qenë më ë qëndrueshme edhe pse jo me të veçanta të mëdha, Venusi do ua pudrojë jetën ju të dashuruarve me romantizëm dhe hare. Do jeni të dyja palët me shprehës, por nuk do ulërini që ta marrin vesh që të gjithë.

Nëse jeni beqarë, do jeni më të disponueshëm ndaj takimeve dhe do e merrni çdo gjë me qetësi. Diçka e bukur do ndodhë në momentin më të papërshtatshëm. Në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do kenë shqetësime.

Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jenë ata që punojnë në aktivitete private.

Këshilla:
Rigjeni forcën pas një dite të lodhshme dhe emocionale të kërkuar.

Numri me fat: 33
Ngjyra: e kaltër

GAFORRJA

Mërkuri dhe Neptuni do jenë planetët që do ju udhëheqin gjatë kësaj jave. Ata do ju bëjnë edhe më të logjikshëm dhe nuk do tregoheni më kokëfortë si më parë. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për ta bërë marrëdhënien edhe më të sigurt. Të martën ose të mërkurën mund të merrni edhe një vendim.

Nëse jeni ende beqarë nuk do i rezistoni dot sharmit të dikujt që do takoni në një festë të miqve tuaj, në një event ose në ndonjë pub. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin, por hidheni çdo hap të mirëmenduar. Shëndeti mund të kenë disa probleme të vogla ditët e para.

Mund të keni rrufe, dhimbje koke ose fyti, por pas të mërkurës do ndiheni më të qetë. Në punë do iu jepen detyra të reja që do kërkojnë më shumë maturi dhe përgjegjësi.

Këshilla:
Yjet këtë javë ju nxisin të jeni të palëkundur në punë, të qetë në dashuri dhe mirëkuptim në familje.

Numri me fat: 7
Ngjyra: bezhë

LUANI

Këtë javë, Marsi do ju bëjë më dyshues dhe nuk do e lini veten plotësisht të lirë. Nëse keni një lidhje dëgjojeni partnerin dhe besojini më tepër nëse doni që marrëdhënia mes jush të përmirësohet.

Nëse jeni beqarë do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do e lini veten të josheni nga kushdo. Në planin financiar situata nuk do jetë e mirë, kështu që nëse nuk doni të vuani pranojeni ndihmën e të afërmve. Për shëndet më të mirë se më parë merruni pak me tepër me aktivitet sportiv.

Do e shihni shpejt ndryshimin që do keni. Në punë gjithçka do ecë mirë. Tashmë nuk do keni më frikë të përballeni edhe me kolegët më intrigantë apo me ata që kanë dashur t'iu rrënojnë.

Këshilla:
Jini më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për menaxhimin e parave.

Numri me fat: 35
Ngjyra: rozë

VIRGJËRESHA

Jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë këtë javë megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Nëse keni një lidhje mos i shtyni shumë gjërat e rëndësishme sepse situata do ju ndërlikohet.

Nëse jeni beqarë më mirë shmangini dashuriçkat mes kolegësh sepse mund të lëndoheni pamasë. Më mirë prisni edhe pak kohë sepse gjërat do ju përmirësohen. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet të bëni edhe ju më shumë përpjekje. Për shëndetin do jetë periudhë goxha e vështirë.

Do keni shqetësime të njëpasnjëshme nga pjesë të ndryshme të trupit. Në punë mund të arrini më lart nëse punoni në ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast.

Këshilla:
Një mbrëmje në divan: ilaç kundër lodhjes së madhe në fund të ditës.

Numri me fat: 10
Ngjyra: jargavan


PESHORJA

Falë mbështetjes së madhe të Neptunit kjo do jetë java e përqendrimit. Nëse keni një lidhje do jeni më të fokusuar tek dëshirat e njëri-tjetrit dhe do mundoheni me aq sa të mundeni të plotësoni çdo dëshirë.

Nëse jeni beqarë do shkoni në çdo festë që do ju propozohet dhe do njihni persona të mrekullueshëm. Kini parasysh që të duhurit do shfaqen në fundjavë. Në planin financiar fillimi i javës nuk do jetë aspak i keq, por që nga e mërkura problemet do jenë të vazhdueshme. Nuk do dini si t'i menaxhoni paratë që do keni në duar dhe nga ana tjetër nuk do kurseni aspak.

Për fat të mirë shëndeti nuk do preket nga ndikimi negativ i yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Sipas Horoskopi.vip  në punë do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për t'ia dalë mbanë.

Këshilla:
Mos ia mbyllni derën gjërave të reja: ndonjëherë ndryshimi i zakoneve mund të jetë diçka e mirë.

Numri me fat: 3
Ngjyra: Jeshil

AKREPI

Gjatë kësaj jave do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe do e lini zemrën t’iu drejtojë. Nëse keni një do arrini pak nga pak të zgjidhni të gjitha çështjet që ju kanë munduar dhe do afroheni edhe më shumë me partnerin.

Nëse jeni beqarë bëni pak durim deri në fundjavë sepse atëherë do jetë momenti më i mirë për takime entuziazmuese. Në planin financiar gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë. Mos i lini për nesër zgjidhjen e tyre sepse situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Për fat të mirë shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe pa asnjë lloj problemi.

Do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur atje ku e keni planifikuar. Çdo gjë do jetë më e thjeshtë nga sa e kishit menduar.

Këshilla:
Është urgjente të sqarohet jeta juaj: çdo dyshim që ju sulmon në këtë javë.

Numri me fat: 77
Ngjyra: vjollcë


SHIGJETARI

Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë javë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të plotësuar se më parë, por do kërkoni nga partneri që t’i mbajë disa premtime. Mos e bëni këtë gjë me ngulm nëse nuk doni mosmarrëveshje.

Ju beqarët do keni nevojë të ndiheni të sigurt dhe të keni mbështetje para se të hidhni hapa prandaj nuk do nxitoheni për asgjë. Financat herë pas herë mund të kenë edhe disa tronditje të vogla, por asgjë për t'u alarmuar nëse merrni masa.

Shëndeti do jetë i mirë edhe për ata që mund të kenë kryer ndërhyrje kirurgjikale. Do rikuperohen shpejt. Në punë përqendrohuni tek objektivi kryesor dhe keni për t'ia dalë.

Këshilla:
Mendja e shëndoshë do të drejtojë hapat tuaj për më të mirën këtë javë.

Numri me fat: 4
Ngjyra: okër


BRICJAPI

Këtë javë nuk duhet t’i përshpejtoni aspak gjërat sepse do futeni në rrugë të gabuara. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të shqetësoheni aspak sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e mrekullueshme.

Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona që keni pëlqyer prej kohesh dhe do siguroheni se ata janë të duhurit. Sipas Horoskopi.vip , për financat do jetë një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe në vështirësi për të kryer shpenzimet.

Për shëndet akoma më të mire duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në punë nuk do ju dalë asnjë lloj problemi, kështu që çdo gjë ka për t'iu ecur sipas planeve.

Këshilla:
Vëmendje  kur bëhet fjalë për besimin.

Numri me fat: 60
Ngjyra: kafe


UJORI

Këtë javë do mundoheni të vendosni ekuilibrin dhe qetësinë në jetën dhe me pak mundim do ja dilni mbanë. Nëse jeni në një lidhje dhe partneri është autoritar do e keni paksa më të vështirë, por jo të pamundur. Mos u dorëzoni asnjë çast.

Ju beqarët do keni gjithë kohës njohje të reja, por takimi vendimtar do ndodhë ditën e enjte. Duhet t'i bëni sytë katër sepse ai do vijë prej nga nuk e prisni. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për gjërat që do ju nevojiten më tepër. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jete aspak e keqe.

Edhe ata qe kane pasur shqetësime së fundmi do ndihen më mirë. Në punë nuk do jeni të motivuar dhe mezi do i shtyni orët. Vetëm pas të enjtes gjërat do fillojnë të ndryshojnë disi.

Këshilla:
Yjet ju nxisin të shfrytëzoni sa më shumë energjinë e të menduarit pozitivisht.

Numri me fat: 18
Ngjyra: Blu


PESHQIT

Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë.

Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme.

Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jete i garantuar.

Këshilla:
Mbroni ndjeshmërinë tuaj.

Numri me fat: 80
Ngjyra: e bardhë

Post a Comment

Previous Post Next Post