Luani meriton kurorën si shenjë shumë tekanjoze në dashuri. Personaliteti i tyre është shumë sipërfaqësor dhe kjo shpjegon vështirësitë e kësaj shenje për të gjetur një partner në standardet e larta që kanë vendosur.
Demi: Standarde jashtëzakonisht të larta.
Njihen për prakticitetin e tyre, prandaj të tjerët e injorojnë anën e tyre sipërfaqësore. Njerëzit e kësaj shenje mund të jenë makth për të tjerët sepse kanë kërkesa të vështira për t’u plotësuar, por edhe kanë tendencën të jenë të mbyllur.
Shigjetari: Shumë precizë!
Njerëzit e kësaj shenja kanë shumë frikë nga përkushtimi te partnerët e tyre. Shigjetarët nuk e japin zemrën lehtësisht dhe janë shumë precizë tek ajo çfarë kërkojnë te personi që zgjedhin.
Gaforrja: Shumë selektive!
Kjo shenjë idealizon gjithçka dhe përfshihet shumë në ndjenja. Për ta është e vështirë si të lidhen me dikë, ashtu edhe të ndahen prej tij.
Binjakët: Shumë kërkues!
Binjakët ëndërrojnë të njohin dikë si vetja. Njerëzit që nuk përmbushin kërkesat e tyre, nuk meritojnë asnjë sekondë nga koha e binjakëve. Në thelb, Binjakët e kanë të thjeshtë t’i largojnë njerëzit që nuk pëlqejnë, pa e vrarë shumë mendjen.
PESHQIT: Nuk bëjnë kompromise!
Peshqit nuk janë njerëz që i pëlqejnë lidhjet, sepse shqetësohen për mungesën e lirisë me të cilën mund të përballen gjatë lidhjes. Ata lidhen vetëm kur kanë rënë kokë e këmbë në dashuri, por fshihen pas kërkesave të tyre për t’i shmangur lidhjet, domethënë s’e kanë problem t’i tregojnë tekat.
Post a Comment