Herët a vonë, në çdo shoqëri ndodh diçka e pashmangshme: Shoqja jote e ngushtë, personi me të cilin ti kalon shumicën e kohës, njihet me dikë të mrekullueshëm dhe ti mbetesh vetëm. Sigurisht, je e lumtur për shoqen tënde, je e lumtur që ajo është e lumtur. Por edhe ti ke nevojë për vëmendje dhe dashuri, e përfundon e vetmuar, e trishtuar dhe e neglizhuar.
Ç’të bësh? A) Mund t’i lësh këto ndjenja pas dore deri sa të shpërthejnë në një sherr të shëmtuar. B) Mund t’ia shprehësh të gjitha në një monolog të ndjerë që me siguri do ta bëjë shoqen tënde të ndihet në faj, në siklet ose me nerva. Ose C) Mund të flisni me qetësi si dy të rritura. Dy alternativat e para mund të duken të lehta për t’u realizuar, por nëse doni një miqësi jetëgjatë dhe të shëndetshme, le të zgjedhim C).
Flisni në person
Shumë konotacione, kuptime të fshehura dhe simbole jo verbale humbasin në mesazhe. Është e vështirë të komunikosh efektivisht përmes ekranit të një celulari dhe prandaj gjëja e duhur për t’u bërë është një bisedë në person.
Kur jeni përballë njëra-tjetrës i komunikoni më lehtësisht emocionet dhe mund të shihni në kohë reale reagimin e tyre. Nuk doni që të lini asgjë të hapur për interpretim. Flisni hapur dhe qartë.
Planifikojeni që më herët me shoqen tuaj. Duhet të duket sikur po organizon një takim me shefin. Shprehni se keni nevojë të flisni dhe më pas sugjeroni një vend dhe një orar.
Mos shkoni të papërgatitura dhe të ngarkuara emocionalisht
Do të ishte ideale të shkruanit pikat kyçe për të cilat doni të flisni në një copë letër. Në këtë mënyrë, biseda do të qëndrojë brenda temës dhe nuk do të bëhet emocionale shpejt.
Mbajeni tonin e bisedës neutral. Qëllimi nuk është të sulmoni shoqen tuaj pse kalon kaq shumë kohë me të dashurin. Qëllimi është të kuptoni ç’po ndodh. Dëgjoni dhe mblidhni sa më shumë informacion, kuptoni si ndihet ajo në këtë situatë.
Komunikoni ndjenjat tuaja pa dalë nga tema
E mira e të mirave është të qëndroni tek faktet. Tregoni ç’ndodhte më përpara me ju dhe tregoni ç’ndodh tani. Përshembull, nëse më përpara kaloniy çdo të shtunë bashkë, tani s’kaloni asnjë ditë bashkë. Pas kësaj flisni për mënyrën si ky fakt ju bën të ndiheni.
Përdorni sa më shumë fjali që nisin me “unë”. Të tipit “unë ndihem kështu”, dhe jo “ti më bën të ndihem kështu”.
Përdorni një ton të butë, qëndroni të qeta dhe mos u reagoni me duar e me mimika fytyre.
Por nëse shoqja juaj fillon të ndihet keq...
Lëreni bisedën aty. Nëse do të vazhdoni t’i mëshoni argumentave tuaj dhe shoqja juaj do të vazhdojë të mbrojë veten, asgjë e mirë s’do të dalë nga kjo bisedë. Vetëm do të përfundojë në sherr. Bëjani të qartë që e kuptoni pse ajo ndihet e nevrikosur apo e mërzitur dhe lëreni me aq. Mund të thoni diçka të tipit “e kuptoj pse ndihesh kështu, por s’dua të flasim në gjaknxehtësi për këtë çështje.”

Post a Comment