A mund të hipnotizohesh nga një video në YouTube aq sa të harrosh emrin?

Hipnotizimi – gjendja e afërt me gjumin, në të cilën vihen njerëzit ose kafshët me atë në sugjestionimit për t’i mjekuar apo për t’i bërë të sillen sipas vullnetit të dikujt tjetër - nisi të kishte interes tek unë kur rastësisht më doli në YouTube videoja e mëposhtme.




“Hypnosis - Forget Your Name” ka jo pak, por më shumë se 2.1 milionë klikime dhe rreth 22 mijë pëlqime. Më tërhoqi vëmendjen dhe thashë ta provoja. A mund të hipnotizohesha nga një video sa të mund të harroja emrin?

Si fillim, ndoqa udhëzimet duke qëndruar e shtrirë në një dhomë të errët, vura kufjet dhe mbylla sytë e më pas veprova sipas zërit që fliste (në anglisht). Zëri në video më udhëzonte që të të përqëndrohesha tek muskujt e këmbëve, më pas tek duart, të ndieja si qetësia më përshkonte trupin etj.

Të them të drejtën, ndieja që muskujt po më qetësoheshin duke filluar nga këmbët e deri sipër. Por kjo mund të ndodhë edhe sepse truri i kushton më shumë rëndësi gjërave. Është njësoj si të thuash që sot do të shoh makina të kuqe dhe realisht të shohësh pafund makina të kuqe. Ato kanë qenë rrugëve të qytetit përherë, thjesht tani po i kushtojmë rëndësi.

Për t’u kthyer tek videoja, jo nuk u hipnotizova: U ngrita dhe arrija ta mbaja mend emrin. #Failed. Por gjithsesi më duhet ta pranoj që po ndihesha pak çuditshëm, si e përgjumur. Thonë se jo të gjithë njerëzit hipnotizohen njësoj; disa e kanë më të lehtë, disa më të vështirë. Ndaj provojeni për kuriozitet – Zgjat maksimumi 1 orë të mosmbajturit mend emrin..të paktën kështu thotë videoja.

Post a Comment

Previous Post Next Post