8 Zakone njerëzish të suksesshëm që do t'ju ndryshojnë jetën

Në botë gjithnjë kanë ekzistuar një kategori njerëzish që na motivojnë, frymëzojnë dhe zgjojnë diçka brenda nesh. Janë ata njerëz që zgjohen energjikë në pikë të mëngjesit dhe çuditërisht i del koha për gjithçka; bëjnë vrap, një dush të shpejtë, pastaj hanë një mëngjes të bollshëm, i del koha për t’u lyer, për të krehur flokët, shkojnë në punë, ndjekin një shkollë të dytë thjesht sepse kanë kohë për të bërë gjithçka.

Ia dalin të mbajnë një lidhje të qëndrueshme, kanë një jetë sociale aktive, madje do ta ndiqnin me dëshirë edhe një kurs kitareje nëse do të gjenin dikë të gatshëm për t’i shoqëruar. Pastaj jemi ne, të vdekshmit, që krehim flokët në ashensor përpara se të hyjmë në punë dhe na shkon dita me një sy mbyllur, duke shpenzuar çdo qindarkë me ushqim të shpejtë apo paketa cigaresh, ndërsa hamë veten me dhëmbë se pse harxhuam lekët kot me abonimin në palestër kur nuk na del koha as të marrim frymë.

Sidoqoftë, kjo mund të marrë fund tani, pasi ju të lexoni 8 zakone dhe t'i bëni pjesë të rutinës suaj duke filluar që nesër.

1. Lëvizni trupin.

Përpara se të nisni me rutinën e ditës tuaj, përpiquni të kryeni një aktivitet fizik sado të vogël. Edhe nëse bëhet fjalë vetëm për 20 minuta, do ta nisni ditën të karikuar dhe shumë më pozitivë.

2. Meditoni.

Nëse nuk e keni luksin të qëndroni disa minuta më shumë në krevat për të reflektuar rreth ditës që ju pret përpara, jepini vetes kohën e nevojshme të merrni frymë thellë të paktën katër herë. Kështu do të qetësoheni dhe do të çlironi çdo ndjesi paniku që mund t’iu shoqëronte gjatë ditës.

3. Hani diçka dhe qëndroni të hidratuar.

Duket e thjeshtë, por të hash dhe të pish ujë një orë sapo jeni zgjuar nga gjumi është një mënyrë e shkëlqyer për të orientuar trupin dhe mendjen drejt suksesit. Një trup i hidratuar dhe i mirë ushqyer do t’iu largojë stresin dhe do t’iu ndihmojë të jeni të përqëndruar në aktivitetet e ditës. Vendosini vetes një synim, të pini të paktën tre gota ujë përpara se të dilni nga shtëpia dhe të karikoheni me proteinat e nevojshme që do t’iu mbajnë gjallë deri në drekë.

4. Qëndroni pozitivë dhe vendosni pikësynime.

Duke e filluar ditën me pozitivitet dhe duke i dhënë vetes meritat për një punë të realizuar mirë, do të hapni vend për më shumë arritje dhe suksese. Vendosni një qëllim në fillim të ditës (“Sot do jem më i/e fokusuar”), reflektoni për arritjet tuaja (“Sot do ushqehem shëndetshëm”). Kjo do të bëjë të ndiheni më të kënaqur dhe më pak të stresuar.


5. Krijoni strategji.

Kur e kemi të qartë se çfarë duam të arrijmë gjatë ditës, ka më shumë mundësi që ta realizojmë. Bëni një plan, kështu nuk do të shpërqëndroheni nga prioritetet tuaja.

6. Bëni detyrat e vështira në fillim.

Edhe pse të shtysh punët e rëndësishme është kaq tunduese, nuk është diçka që bëjnë njerëzit e sukseshëm. Impenjohuni në kryerjen e detyrave të rëndësishme, kështu do ndiheni më të qetë dhe në humor.

7. Krijoni një ritual.

Një shëtitje me qenin, një çaj me shoqet apo një mbrëmje jashtë, gjëra si këto do t’ju ngrenë menjëherë nga krevati duke iu dhënë energjinë e duhur që të përfundoni punën, për t’u argëtuar më pas.

8. Zgjohuni një orë më herët.

Kjo mund të tingëllojë si detyra më e vështirë, por sapo të mësoheni më zgjimet herët, nuk do të doni më të zgjoheni vonë. Vendosni alarmin herët, kështu do keni kohë të bëni gjithçka përmendëm pak më lart dhe do ta filloni ditën me energjinë e duhur. Cilësia dhe sasia e gjumit kanë një ndikim shumë të madh në ecurinë e ditës tuaj, flini herët dhe zgjohuni herët njerëz pozitivë dhe të suksesshëm!

Burimi: Self

Post a Comment

Previous Post Next Post