Zona që 'injorohet' më shumë gjatë paralojës, është kaq e rëndësishme!


Shpesh ne nxitojmë të shkojmë drejt aktit, duke harruar të shijojmë pjesën më interesante. Paralojën, e cila duhet nuk mund të bëhet pa ditur cilat janë zonat erogjene më të ndjeshme. Përveç qafës, që pak nevojë ka të përmendet, ka zona të tjera "shumë pikante" që padashje, i injorojmë. 

Sipas ekspertëve të seksit, një nga zonat erogjene më të fuqishme, por njëkohësisht më të nënvlerësuara është ajo që quhet “mons pubis”. Bëhet fjalë për zonën në fund të barkur, që vjen menjëherë mbi buzët e jashtme të vaginës. Ndonëse kjo zonë është kaq afër vaginës, shpesh injorohet me idenë se gjërat e mira janë brenda. 

Kjo zonë është mjaft e ndjeshme si ndaj prekjes së lehtë, ashtu edhe ndaj ushtrimit të presionit, që e bën një pikë idelae për pjesën e paralojës apo masturbimit. Vetë apo me ndihmën e partnerit, përfshijeni këtë zonë në rutinën tuaj të seksit dhe sipas ekspertëve, do të provoni kënaqësi të paprovuara më parë.

Meqë jemi këtu, më poshtë keni gjithashtu një "listë" me pjesët e trupit që janë "pikat kyçe" të kënaqësisë! 

Koka

Duke përdorur gishtat e mëdhenj të duarve, bëni ose lejoni t’ju bëjnë një masazh me lëvizje rrethore tek tëmthat ose në mes të ballit. Një masazh tjetër është ai i lëkurës së kokës, që sjell menjëherë efektin “relaks”. Praktika para dhe pas raportit seksual është ideale. 

Sytë

A e dini? Qepallat mund të jenë një zonë e konsiderueshme erogjene! Janë të pasura me fije nervore. Për këtë arsye, po të puthen ose të lëpihen, sjellin kënaqësi të madhe. 

Veshët

Pjesa e pasme dhe lobi: këto janë zonat ku, përmes gjuhës, kafshimeve të vogla ose frymëmarrjes, mund të stimulohet kënaqësia tek veshët. Janë një nga pjesët më të ndjeshme të trupit tonë, sidomos ato të meshkujve dhe më pak të femrave. 

Qafa, gusha, shpatulla

Këto janë tre pika mjaft të rëndësishme të trupit, të cilat po të preken dhe përkëdhelen në mënyrën e duhur, sjellin kënaqësi. Nëse jeni ju që do t’ja bëni partnerit, atëherë do t’ju duhet më shumë energji, pasi lëkura mashkullore është më e ashpër. 



Duart dhe krahët

Zona poshtë krahut, pra afër sqetullave, rezulton të jetë një pjesë mjaft e ndjeshme e trupit, e cila mund të stimulohet në mënyrë delikate. Ndërsa pjesa e parme e bërrylit është një zonë erogjene e kategorisë së dytë, çka do të thotë që sjell kënaqësi nëse stimulohet bashkë me pjesë të tjera erogjene të trupit. Ndërkohë, tek duart, kalojnë mbi 40 mijë fije nervore, ndaj rezultojnë mjaft të këshillueshme për “lojërat” seksuale. Doni një shembull? Vendoseni dorën e partnerit para gojës tuaj dhe përmes majës së gjuhës prekni lehtësisht të gjithë pëllëmbën: efekt marramendës i garantuar! 

Shpina

Të stimulosh në mënyrë sensuale pjesën që nis nga shpatullat e deri në fund, pra duke ndjekur vijën e kolonës vertebrale, mund të jetë një ndjesi mjaft erotike, qoftë për femrën apo mashkullin. Në anë të kolonës vertebrale ndodhen dhjetëra fije nervore, të cilat mund të stimulohen si nëpërmjet duarve, por edhe gjuhës. Pjesa më e ndjeshme? Fundshpina: aty ku bashkohet kurrizi me të prapmet. 

Mos harroni këmbët!

Njësoj si duart, edhe shputat e këmbëve janë të pasura me fije nervore. Me to mund “të luhet” në mënyra të ndryshme: me gjuhë, me kafshime apo puthje. Një ide mjaft efikase është masazhi delikat me vajra të ndryshëm, ku nuk duhet të lihen pas dore gishtat në mënyrë të veçantë. Nëse guxon më shumë, atëherë mos harroni “lojën” e këmbëve me zonat intime të secilit prej jush.

Burimi: Cosmopolitan & Women's Health

Post a Comment

Previous Post Next Post