Pse tradhtojnë njerëzit? Këto 7 arsye do t'ju bëjnë të mendoni ndryshe

Çfarë e shtyn dikë drejt tradhtisë? Ndonëse është një nga çështjet më të diskutuara dhe arsyet që mund të çojnë drejt saj jaën pafund, sipas psiklologëve, pabesia në çift shkaktohet nga disa arsye specifike.

Sipas një studimi të publikuar në fundmi ne “Journal of Sex Research” ekzistojnë 7-të  arsye kryesore pse njerëzit tradhtojnë dhe janë më komplekse sesa thjesht një fiksim momenti.

1.  Dashuria ka humbur!

Mungesa e dashurisë është një ndër arsyet kryesore që mund të çojë njërin nga partnerët drejt tradhtisë. Ndonëse tradhtari përpiqet të mos ja pranojë vetes dhe ta justifikojë e vërteta është se ndjenjat ndaj personit tjetër janë zbehur.

Por nuk përjashtohet as mundësia se ai që ka kryer tradhti të ndihet i lënë pas dore nga gjysma tjetër, duke kërkuar ngrohtësi diku tjetër.

2. Duan më shumë partnerë seksi

Ndoshta instiktet tona kafshërore i kemi edhe më të zhvilluara nga sa mendonim, prandaj ka njerëz që duan varietet në jetën seksuale. Ka nga ata, të cilët thjesht nuk mjaftohen seksualisht me një partner dhe kaq!


3.  Nuk janë të përfshirë në lidhje

Shumica e njerëzve kur janë pyetur se ç’i ka shtyrë drejt tradhtisë kanë treguar se nuk ndiheshin shpirtërisht të përshirë me partnerin e parë. Diçka e tillë krijon hapësirën për të kërkuar vëmendje tek një person i tretë.

4. Faktorët situacional

Ok, ndodh dhe kjo. “Isha i dehur” ngjan me justifikimin më të vjetër në botë, por ja që qendron deri diku. Sepse të jesh i pirë mund të turbullojë paksa ndërgjegjen tënde, por nuk të shndërron  si njeri. Tradhtia s’është asgjë tjetër përveçse një koktejl emocionesh.

5. Për të rritur vetë-vlerësimin.

Pasiguria në vete duket se qenka një nga arsyet pse njerëzit tradhtojnë, për të provuar popullaritetin e tyre. Gjimnazi për disa nuk do të mbarojë kurrë.

6. Inati

Po, ndonjëherë tradhtia është një akt i pastër inati që mund të jetë shkaktuar nga partneri tjetër.

Etja për tu hakmarrë me të njëjtën monedhë përfundon në tradhti, por e sigurtë është që nuk do të qullosni kurrgjë.

7. Thjesht seks!

Për shumë njerëz arsyeja se përse tradhtojnë është e thjeshtë. Duan thjesht seks! Nga studimi, shumica që janë përgjigjur kështu janë burra, pasi gratë janë më të prirura për të tradhtuar nëse ndihen të injoruara apo të lëna pas dore.

Burimi: The Independent

Post a Comment

Previous Post Next Post