Pse shikojmë vazhdimisht në ëndërr sikur partneri po na tradhton?

Ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni nga gjumi gjithë nerva, e djerësitur nga sikleti dhe të shihni gjithë nerva partnerin. Ai ju tradhtoi, ju tradhtoi para syve tuaj, por në ëndërr. Kjo ëndërr, është kaq reale sa je gati të zihesh dhe t'ja nxish jetën për një tradhti që në fakt s'ka ndodhur (ose të paktën ti s'di gjë).

Po çfarë do të thotë një ëndërr e tillë? Pse shihni vazhdimisht partnerin duke ju tradhtuar ne dikë tjetër?

1. Keni frikë se ai do t'ju tradhtojë

Ky është shpjegimi thelbësor i këtij skenari. Nëse e shihni në mënyrë konstante, do të thotë se jeni e pasigurtë për veten dhe lidhjen tuaj.

2. Ju kanë tradhtuar më parë

Nëse jeni me dikë i cili ju ka tradhtuar më herët, ëndrra tregon se keni akoma probleme me besimin tek ai. Frika se lidhja juaj s'është e sigurt ju mundon, por nëse është kështu kërkoni ndihmë.

3. Eshtë një "pengesë e tretë" në lidhjen tuaj

Edhe nëse ti nuk ke asnjë provë që vërteton se partneri ka interes romantik për dikë tjetër, mund të ndjesh që diçka po ndodh mes jush. Mund të jetë puna e tyre, një shok i tij, apo rikthimi i një ish-i. Gjithçka që të bën të ndihesh e lënë pas dore ose e tradhtuar. E mira është të komunikosh me të.

4. Ndihesh e keqtrajtuar

Ky problem manifestohet në ëndrra të tilla më shumë nga ç'mendoni ju. 

5. Ke frikë nga braktisja

Tradhtia në ëndërr nxjerr në pah frikërat e pavetëdijshme të tilla si frikra nga të qënit vetëm, apo braktisja.

6. Ju s'e besoni njëri-tjetrin

Një ëndërr e tillë në mënyrë të shpeshtë tregon që nuk keni besim tek njëri-tjetri. Tregohuni të ndershëm dhe flisni hapur.

7. Ti dyshon që ai po të tradhton

Lajmi i mirë është që ëndrrat me tradhi janë rrallë një sinjal i një tradhtie prej vërteti. Mund të na ndodhë të gjithëve, edhe nëse jemi në lidhjet më të shëndetshme. Kjo ndryshon nëse ëndrra përsëritet aq sa kthehet në makth. Eshtë e thjeshtë t'i injorosh sinjalet e tradhtisë si; fshehja e telefonit, daljet e shpeshta pa arsye apo ftohja fizike- thjesht sepse s'do të përballesh me to. Në fakt, kjo lloj ëndrre është një dyshim i gjallë i asaj të cilës i druhesh: tradhtisë!

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post