Pesë kuriozitete për çdo shenjë horoskopi

DASHI

1. Dashi është shenja më impulsive e zodiakut.
2. Dashi urren akuzat dhe urdhërat, i pëlqen ti bëjë gjërat në mënyrën e tij.
3. Thotë gjithçka që mendon dhe bën gjithçka si e mendon pa pasur frikë.
4. Nuk e pëlqen monotoninë.
5. Mos bëni shaka me një Dash të qetë, shpërthen shumë shpejt.

DEMI

1. Demi është shenja më kokëfortë e zodiakut.
2. Nuk i pëlqejnë ndryshimet, preferon qendrueshmërinë.
3. Mendon shumë para se të flasë.
4. Është shumë analitik,i përdor shumë mirë shqisat.
5. Pavarësisht vështirësive nuk dorëzohet kurrë dhe kërkon të ketë stabilitet financiar.

BINJAKËT

1. Janë shenjë shumë e komunikueshme.
2. Janë një nga shenjat më inteligjente të zodiakut.
3. Mund të kryejnë detyra të ndryshme në të njëjtën kohë.
4. Përshtaten shumë shpejt.
5. Kanë aftësi bindëse

GAFORRJA

1. Gaforrja ka instik të lindur mëmësor, ndaj dhe shpesh ndihmon miqtë dhe familjen.
2. Është shumë e lidhur me të shkuarën.
3. Është shumë e lidhur me familjen.
4. Gaforret dyshojnë për gjithçka.
5. Janë romantikë dhe të ndjeshëm.

LUANI

1. Luani është shenja më mendjemadhe e zodiakut.
2. Ka natyrë lideri.
3. Janë shumë të përgjegjshëm në lidhje me detyrat e tyre.
4. Janë shumë krenarë.
5. Duan të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

VIRGJËRESHA

1. Konsiderohet si shenja më perfeksioniste e zodiakut.
2. Ndjehet e lumtur kur ndihmon të tjerët.
3. Analizon dhe kritikon në mënyrë ekstreme.
4. Sheh detaje që nuk i sheh askush tjetër.
5. Beson tek ana e mirë e njerzve dhe lufton që ta nxjerrë në pah këtë të fundit.

PESHORJA

1. Konsiderohet si shenja më elegante dhe më e ekuilibruar e zodiakut.
2. Ka një ide të fortë mbi drejtësinë.
3. E kuptojnë mënyrën se si mendojnë të tjerët.
4. Defekti më i madh i tyre është pavendosmëria.
5. Janë një shenjë shumë miqësore.

AKREPI

1. Shenja më tërheqëse dhe më intense e zodiakut.
2. Kanë personalitet shumë të fortë.
3. Janë të thellë,misteriozë dhe analitikë.
4. Mban shumë inat dhe është hakmarrës.
5. Tërhiqen shumë nga e panjohura dhe misteri.

SHIGJETARI

1. Shenja më aventuriere e zodiakut.
2. Janë shumë energjikë dhe të qeshur, gëzimi i tyre është ngjitës.
3. Janë një nga shenjat më të sinqerta të zodiakut.
4. Nuk i marrin me vete problemet në shtëpi.
5. E urrjenë monotoninë dhe dashurojnë sfidat.

BRICJAPI

1. Shenja më e vendosur dhe më e përgjegjshme e zodiakut.
2. Kanë kujtesë shumë të fortë dhe janë shumë të kujdesshëm.
3. Janë shumë kokfortë.
4. Nuk i sjellin problemet në shtëpi.
5. Është këmbëngulës, çon çdo gjë deri në fund.

UJORI

1. Ujori është shenja më e pavarur e gjithë zodiakut.
2. Ujori është i paparashikueshëm në sjellje dhe në veprime.
3. Konsiderohet si shenja e së ardhmes, pasi veprimet e tij janë gjithnjë para në kohë.
4. Urrejnë çdo padrejtësi dhe shprehje të  injorancës
5. Jeton  jetën pa pasur frikë nga mendimi i të tjerëve.

PESHQIT

1. Konsiderohet si shenja më ëndërrimtare e zodiakut.
2. Janë shumë intuitivë dhe të ndjeshëm.
3. Kanë zemër të madhe, janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë.
4. Është naiv nga natyra, beson tek mirësia e njerëzve dhe nuk mendon kurrë keq.
5. Kanë lidhje të forta me artet që shprehin natyrën njerëzore si pikura,muzika dhe letërsia.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post