Kini kujdes! Këto janë gjërat që i acarojnë më shumë meshkujt sipas shenjës së tyre të horoskopit

Çdo person në bazë të karakteristikave të karakterit të tij reagon më mënyrë të ndryshme në situata të ndryshme. Natyrisht që shenjat astrologjike janë përcaktuese të karakterit të secilit prej nesh. Ndaj nëse dëshironi të kuptoni se si meshkujt që keni pranë reagojnë në momente nervash dhe çfarë ata i acaron më tepër, ky është artikulli i duhuri.

DASHI

Më mirë mos e nisni një debat me një të shenjës së Dashit pasi ata njihen si një nga shenjat me temperamentin më impulsive. Në rastin e meshkujve Dash, ata acarohen shumë shpejtë dhe nuk do ju dëgjojnë se çfarë ju kërkoni. Kjo shenjë mund të arrijë të përdorë edhe dhunë fizike ne momente nervash. Ajo çka duhet të bëni është të gjeni një mënyrë tjetër për të komunikuar gjërat tuaja, pa ndezur debat.

DEMI

Mos i merrni diçka mashkullit Dem pa e pyetur atë më parë, qoftë kjo edhe dashuria që mund të ketë për ju. Kur një mashkull Dem do të jetë i gatshëm për t’ju dhënë diçka, do ta bëjë vetë, pa ia kërkuar juve. Mos i merrni atij pa leje asnjë objekt që i përket se kjo i nervozonë dhe më shumë.

BINJAKËT

Mos e ndaloni asnjëherë Binjakun të flasë çfarë i do zemra. Kjo shenjë është një ndër më të komunikueshmet dhe shoqëroret çka i bën ata të duan gjithmonë të tregojnë gjëra për veten dhe situatat që kalojnë. Bëni mirë të mos i ndaloni ata së foluri sepse kështu do të ndihen shumë të ofenduar.

GAFORRJA

Nëse keni ndërmend të shprehni një kritikë tuajën ndaj një mashkulli Gaforre përgatituni të zgjidhni fjalët pasi nëse ata ofendohen do të jetë shumë keq. Duke qenë shumë të ndjeshëm dhe emotivë, fjalët tuaja do të prekin aq shumë një mashkull Gaforre sa edhe mund të nisë të lotojë. Nuk do të donit që një diskutim i vogël të përfundonte kështu, ndaj, zgjidhni fjalët e duhura.

LUANI

Ndoshta duket shumë e çudtishme, por një mashkull Luan mund të mos ua shprehë ndjenjat që ka për ju sepse kështu ia thotë egoja e tij. Gjithashtu një ndër gjërat më të këqija që mund t’i bëni një mashkulli Luan është që t’i merrni vëmendjen. Ai do të jetë gjithë kohës në qendër të vëmendjes dhe do të ketë rolin kryesor, nëse ju përpiqeni t’ia “vidhni” ai do të tërbohet.

VIRGJËRESHA

Nuk do t’ia mbushni mendjen kurrë një Virgjëreshe se ai e ka gabim, edhe sikur të keni një mijë fakte që e vërtetojnë këtë. Ai do të kalojë gjithë jetën nëse do të duhet, të provojë se kishte të drejtë dhe të të tregojë se ishe ti gabim. Kështu që, më mirë mos e nisni fare këtë debatin “ke të drejtë, s’ka të drejtë”.

AKREPI

Mos e gënjeni kurrë një mashkull Akrep. Ai është shumë misterioz, por nga ana tjetër do të përdorë të gjtha mjetet e nevojshme për ta vërtetuar nëse e gënjyet ose jo dhe do të jetë shumë keq në fund në rast se ju “kap”. Jini të vërtetë dhe të sinqertë me të që prej fillimit pasi nëse një mashkull Akrep humb besimin tek ju, nuk do të mundeni as për 100 vjet t’a rifitoni besimin e tij.

PESHORJA

Mos e vini asnjëherë në një situatë ku mashkulli Peshore duhet të zgjedhë midis dy opsioneve sepse nuk e duron kët këtë gjë. Nëse ka diçka që nuk e duron dot mashkulli Peshore është presioni. Nëse ju i bëni presion për një zgjedhje, ai thjesht nuk do ju dojë më pas kësaj. Një person që ka qejf të ruajë ekuilibrat siç është mashkulli peshore, do ta ketë shumë të vështirë t’ju dojë pasi ju e keni vënë në provë-zgjedhjeje.

SHIGJETARI

Mos e sforconi mashkullin Shigjetar të bëjë çka nuk do. Nëse do që të dalë jashtë me “çunat” lëreni të qetë të dalë. Nuk mund ta sforconi të bëjë ndryshe sepse kështu ai do të humbë të gjithë dashurinë që ka për ju. Nuk mund “t’i lidhni kollaren” një shenje aq të lirë si mashkulli Shigjetar dhe nëse keni ndërmënd ta bëni diçka të tillë, vraponi më mirë sa jeni në kohë se jo vetëm që Shigjetari nuk do ju dashurojë më, por do ju bëjë të ndiheni keq me veten me reagimin që do të bëjë.

BRICJAPI

Mos pretendoni asnjëherë të bëni si dikush që nuk jeni përpara një mashkulli Bricjap. Ata i urrejnë njerzit fallco kështu që mos pretendoni të jeni dikush që s’mund të jeni dot në syrin e tij sepse do ta dallojë. Në momentin që do e dallojë do humbë edhe interesin ndaj jush ndaj më mirë tregohuni të hapur e të sinqertë. Nëse do ju dojë, do ju dojë vetëm për atë çka jeni, për këtë të jeni të sigurtë.

UJORI

Mos guxoni t’i ndryshoni ata sepse origjinaliteti është veçoria më identifikuese e një mashkulli Ujor. Ata janë unik, pra nuk iu pëlqen të jenë si gjithë të tjerët ndaj mos u përpiqni ta ktheni në të zakonshëm sepse duke bërë kështu do të ktheheni ju në vajzën e zakonshme që ai nuk do të donte të kishte në krah.

PESHQIT

Mos i vini kurrë në lojë Peshqit. Ata e urrejnë këtë sepse duke qenë mjaft emocionalë si meshkuj nuk duan që ju të gjeni e përdorni pikat e tyre të dobëta. Kjo do e bënte të lëndohej shumë dhe më mirë të mos e provonit më vonë hakmarrjen e tyre për këtë që i bëni.

$ads={2}

Foto Credits: RODNAE Productions

Post a Comment

Previous Post Next Post