Gurët e çmuar dhe simbolet pas tyre: Cili ju përket dhe nga se ju mbron?

Të gjithë e dini se nisur nga muaji i lindjes keni një gur të çmuar që ju përket. Këta gura që lidhen me ne përmes ditëlindjes nuk janë detyrimisht të njëjtë me ata që përdoreshin shekuj më parë. Dikur, tipari më i rëndësishëm tek një gur i çmuar ishte ngjyra, që do të thotë se nuk shihnin asnjë diferencë midis një rubin dhe një garnet-i përshembull.

Astrologët dikur besonin se gurët kishin fuqi mbinatyrore dhe se mbajtja e tyre sillte fat të mbarë, shëndet të mirë dhe mbrojtje.

Cili është guri juaj?


1. Janari- Garnet

Ky gur i përket të lindurve në janar dhe mendohet se ai që e mban është i mbrojtur gjatë një udhëtimi të gjatë. Emri "garnet" është derivat i një termi që nënkupton "farë". Edhe në pamjen, formën apo ngjyrën, ky gur ngjan si një farë shege.


2. Shkurti- Amethyst

Thuhet se ka fuqi për të forcuar marrëdhëniet e atij që e mban dhe i jep më shumë kurajo. Grekët e lashtë besonin se ky gur të ruante nga dehja.


3. Mars- Aquamarine

Guri i marsit mendohej se shërbente për të kuruar zemrën, mëlçinë dhe problemet me stomakun. Gjithçka duhet të bëje është të pije një gotë ujë në të cilën ndodhej ky gurë.


4. Prill- Diamand

Simboli i dashurisë së pafundme, ky gur mendohej që sillte kurajo tek njerëzit që e mbanin dhe ndriçim në jetën e tyre.


5. Maj- Smerald

Ky ishte guri i preferuar i Kleopatrës. Për një kohë shumë të gjatë lidhej me pjellorinë dhe dashurinë. Romakët e lashtë arritën deri aty sa këtë gur ia dedikuan Venusit, perëndeshës së bukurisë dhe dashurisë. Sot, ky gur përfaqëson mençurinë, rritjen dhe durimin.



6. Qershor-Perlat

Guri i këtij muaji përfaqëson pafajësinë dhe pastërtinë. Grekët e lashtë mendonin se perlat ishin lotët e ngurtësuar të gëzimit të Afërditës, perëndeshës së dashurisë.


7. Korrik-Rubin

Diku ky gur konsiderohej si "mbreti i gurëve të çmuar". Besohej se mbronte atë që e mbante nga djalli. Gjithashtu përfaqëson pasionin dhe dashurinë përmes ngjyrës së kuqe.


8.Gusht-Peridot

Guri i gushtit, simbolizon fuqinë. Kristalet ngjyrë jeshile të gjetura në hirin vullkanik besoj se ishin lotët e perëndeshës së vullkaneve, Pele. Thuhet se ky gur të mbron nga makthet e natës.


9. Shtator-Safir

Guri i çmuar për të lindurit në shtator, është safiri që besohej se të mbronte nga e keqja dhe helmimet. Asokohe besohej se edhe gjarpri më helmues do të shuhej nëse e vendosnin para një guri të tillë. Gur i preferuar nga mbretërit, safiri përfaqëson gjithashtu pastërtinë dhe mençuri.


10. Tetori-Opal

Ky gur përfaqëson përmbushjen dhe besimin. Thuhet se varëset e bëra me këtë gur mbrojnë atë që e ka vendosur nga e keqja dhe syri.


11. Nëntor-Topaz

Simbolizon dashurinë dhe përkujdesin. Besohet se i jep atij që e ka fuqi dhe inteligjencë.


12. Dhjetor- Turquoise

Simbol i fatit të mirë dhe suksesit. Besohet se të ndihmon të qetësosh mendjen dhe mbron nga lëndimet. Në veçanti, unazat thuhet se mbajnë larg "shpirtrat e djallëzuar".

 

Post a Comment

Previous Post Next Post