Cila krijesë mitologjike je ti, sipas shenjës së zodiakut

Nëse besoni në fantazi, gjasat janë që ta keni menduar veten si një krijesë mitologjike. Zbuloje këtu, cila krijesë do të ishe ti:

DASHI: Dragoi

Ka kuptim që shenja e parë e zodiakut të ketë fuqinë e papërpunuar dhe instiktive të një dragoi. Me krahë të fuqishëm dhe "frymën e zjarrit", një Dash nuk do hezitojë të ndjekë dëshirat dhe synimet e tij me një intensitet të ashpër. Ata vënë tërë veten e tyre në lëvizje, prandaj "fuqia" që i karakterizon, është ajo që i bën njerëzit ta kenë frikë, por edhe ta admirojnë Dashin.

DEMI: Dryad (njeri-pemë)

Demi sensual është një me botën natyrore. Kjo shpjegon pse ata kanë kaq shumë të përbashkëta me Dryad-in, një lloj shpirti i lidhur ngushtësisht me pemët. Duke mbrojtur natyrën me besnikëri të pakrahasueshme dhe duke përhapur fuqitë e tyre shëruese te të gjithë, nga Demi buron forcë "Dryad-i".

BINJAKET: Zana

Djallëzor, mistik dhe që përplasen vazhdimisht me krahët e tyre, një Binjak sheh gjithçka përmes syve të një zanë. Duke lëvizur midis portaleve që lidhin fushën njerëzore me fushën magjike, një Binjak merr më të mirën e të dyjave. Njerëzit e kësaj kanë qejf të shpërndajnë pak nga pluhuri i tyre prej zane kudo!

GAFORRJA: Njeri-ujk

Duke thithur gjithë fuqinë e saj nga Hëna, një Gaforre është aq emocionale sa britma e ujkut. I ndjeshëm, me humor dhe lehtësisht i transformueshëm, një njeri-ujk do bëjë gjithçka për të mbrojtur çfarë është e tij, edhe nëse kjo do të thotë të shndërrohet në formën e tij më të frikshme.

LUANI: Sfinksi

I udhëhequr nga dielli dhe i adhuruar nga të gjithë ata që dinë emrin e tij, një Luan zotëron forcën mbretërore të një sfinksi. Gjysmë njerëzor, gjysmë luan, ai rrezaton fuqi dhe status, ndërsa "roar" i tij i frymëzon të gjithë të ndjekin shembullin e një Luani. Edhe pse i aftë për të frikësuar ndjekësit për nënshtrim, inteligjenca e tij e pafundme ka një ide më madhështore në mendje.

VIRGJERESHA: Njëbrirëshi

Shenja e Virgjëreshës është e lidhur në mënyrë simbolike me pastërtinë dhe pafajësinë, prandaj nuk është çudi t'ju vijë në mendje një njëbrirësh. Virgjëresha është një dhuratë në jetën e çdokujt, vetëm nëse ata e meritojnë.

PESHORJA: Silf (Sylph)

Estetikisht e mrekullueshme dhe e mundësuar nga një magji delikate, një Peshore mishëron atmosferën qiellore të një sylph-i. këto shpirtra janë të lidhur me elementin e ajrit. 

AKREPI: Feniks

Me një aftësi goditëse për të përballuar errësirën dhe për t'u kthyer edhe më të fuqishëm, një Akrep shkëlqen me shpërthimin e një feniksi. Njerëzit e kësaj shenje nuk kanë frikë nga dhimbja, ata besojnë se transformimi është një cikël i vazhdueshëm i vdekjes dhe rilindjes.

SHIGJETARI: Centaur

Duke mishëruar forcën e kombinuar të botës njerëzore dhe asaj natyrore, një centaur i përngjan një Shigjetari, me një hark dhe shigjetë në dorë. Ata janë gjithnjë në udhëtim, pa mbërritur kurrë në destinacion.

BRICJAPI: Elf

Bricjapët janë aq superiorë në njohuritë dhe bukurinë e tyre, saqë mund të ishin shumë mirë edhe elf. Ata nuk përpiqen shumë për të dominuar, megjithatë arrijnë të mbajnë "një kontroll të fshehtë". 

UJORI: Undine

Kur shihni "Undine", e kuptoni pse kjo krijesë do të ishte pikërisht Ujori. Njerëzit e "shohin" dhe e admirojnë nga larg. 

PESHQIT: Sirena

Krijesa elegante të oqeanit, një njeri i shenjës së Peshqve është po aq i ndjeshëm, emocional dhe ëndërrimtar sa një sirenë. Eksplorimi i thellësive misterioze është thjesht një tregues i kuriozitetit të kësaj shenje. Zëri i tyre magjikë mund të joshë çdo marinar, ose t'i çojë drejt mbytjes në thellësi.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post