Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve. Ëndrrat erotike janë shumë të shpeshta te njerëzit edhe pse jo gjithmonë priten me “kënaqësi” nga ana e atyre që asistojnë në këto gjendje shpirtërore speciale.
Në fakt, shumë veta që ëndërrojnë të kenë raporte seksuale me një partner/e të ndryshëm, më pas ndihen në faj dhe u vjen turp se si kanë arritur të mendojnë diçka të tillë edhe pse ajo ka ndodhur në ëndërr. Sigurisht, gjithçka varet nga përmbajtja e ëndrrës, por asnjëherë nuk duhet të ndihemi në siklet ose të frikësohemi.
Në fund të fundit, ëndrrat janë vetëm shprehje të dëshirave që shfaqen në mendjen tonë, pa kaluar në ndërgjegje. Kështu, sipas Frojdit, forca e natyrës sonë i detyrohet në radhë të parë libidos, një forcë me origjinë seksuale, që i përket të pandërgjegjshmes. Kështu, ato që nuk arrijnë të shprehen në jetën e përditshme, shprehen përmes fantazive, ëndrrave dhe shumë veprimeve të tjera të pandërgjegjshme.
Në shumë ëndrra Frojdi arrin të gjejë simbole domethënëse seksuale. Kështu, pjesa më e madhe e ëndrrave ndodh gjatë fazës së gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve) dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe humbet kontrolli muskulor i trupit nga qafa e poshtë dhe kjo shërben si për të çlodhur muskulaturën, ashtu dhe për ndaluar personin që ëndërron të lëvizë në një mënyrë të tillë sa të “përfaqësojë” atë që po ëndërron në realitet, me rrezikun për t’i bërë keq vetvetes dhe të tjerëve.
Me pak fjalë, është një lloj “paralize” që lë tërësisht në gjendje aktive zonën gjenitale, shpesh duke u dhënë shtysë edhe ereksioneve dhe orgazmave. Jo rastësisht flitet edhe për “ëndrra të lagura”, pasi shumë persona, duke parë ëndrra erotike dhe duke i përjetuar thellë ato, mund të arrijnë në orgazëm. Shumë shpesh ëndrrat erotike ndodhin atëherë kur jeta seksuale aktive pëson rënie të dukshme, duke i dhënë kështu një efekt kompesues “mungesës” në jetën reale. Gjithashtu, këto ëndrra mund të përfaqësojë një dëshirë për të pasur raporte fizike me dikë që adhuron në jetën e përditshme.
Ëndrra mund të jetë tërësisht seksuale, por që në thelb mund të flasë për gjëra të tjera, që nuk kanë lidhje me seksin. Në fakt, zgjedhja e aktorëve sipas shpjegimeve të ndryshme psikologjike, mund të jetë e rastësishme, por mund të jetë edhe treguese e dëshirës për lidhje të pandërgjegjshme, për sa u përket këtyre personave.
Në ëndrrat erotike raporti seksual ndodh me një person të njohur, me të cilin nuk ke shumë lidhje: një fqinj, një i njohur, një i afërm, ose ndonjë mik. Në këtë rast, “aktorët” mund të përfaqësojnë elementë të personalitetit të personit që ëndërrojnë. Në fakt, vetëm teoritë psikoanalitike mund të na ndihmojë për të zbuluar personalitetin kompleks të subjektit, përmes interpretimit që personi bën mes përmbajtjes së ëndrrës dhe jetës së tij reale.
Natyrisht, nuk është e mundur të përgjithësosh domethënien e ëndrrave me përmbajtje erotike. Për shembull, një person që ëndërron raporte erotike orale, thjesht mund të shprehë dëshirën për të qenë i lirë nga kushtëzimet e tij, ndërsa ëndrrat homoseksuale mund të përfaqësojnë një impuls ose një dëshirë që nuk është “dërguar” akoma në ndërgjegje.
Ëndrra… ndryshe
Si ëndërr erotike mund të quhet ëndërrimi për të pasur një raport me “drita të kuqe” me një person të të njëjtit seks. Është natyrale që të pyesësh veten se çfarë domethënie mund të ketë diçka e tillë. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin.
Mos mendoni kurrë se jeni bërë homoseksual papritur.
Kështu, nëse një grua ëndërron sikur bën dashuri me një grua tjetër, kjo mund të shpjegohet se ka thjesht nevojë për një burrë të sigurt që të njohë mendjen dhe trupin e saj, pikërisht ashtu siç e bën vetëm një grua.
Fantazitë erotike
Por, përveç ëndrrave, janë edhe fantazitë erotike ato që bëhen në gjendje gjysmë të pandërgjegjshme gjatë një akti seksual. Kërkimet kanë treguar se personat që kanë një imagjinatë erotike shumë të pasur, kanë lidhje të lumtura dhe që zgjasin shumë. Në fakt, kjo i detyrohet faktit se mendja në këtë mënyrë arrin të eksplorojë ato territore që nuk dëshiron t‘ia bëjë të njohura trupit.
Megjithatë, sipas ekspertëve, kultivimi i fantazive erotike mund të jetë një ndihmë e madhe për të gjetur ose rritur eksitimin, kur ka një rënie të dëshirës seksuale nga stresi ose nga përsëritja e vazhdueshme e raporteve. Megjithatë, ndarja e fantazive erotike me partnerin nuk është gjithmonë një ide e mirë. Fantazitë në fakt janë shumë personale dhe nëse tregohen rrezikohet të provokohet irritim dhe reagime negative nga ana e partnerit.
Ndaj është shumë e rëndësishme të jesh shumë i kujdesshëm para se t’u tregosh të tjerëve përmbajtjen e fantazive të tua. Kërkimet e shumta seksologjike mbi këtë argument, në fakt kanë arritur të zbulojnë përmbajtjen e fantazive erotike si për gratë, ashtu edhe për burrat. Kështu, në ëndrrat erotike të burrave, më shpesh mbizotërojnë: të bëjnë seks me partneren e tyre, seks oral, të bëjnë seks me më shumë se një grua, të jenë dominues, të shohin personat e tjerë që bëjnë dashuri dhe të provojnë pozicione të reja seksuale.
Ndërsa gratë ëndërrojnë të bëjnë dashuri me parterin e tyre, të bëjnë dashuri me një partner tjetër, të bëjnë diçka të ndaluar, të kujtojnë marrëdhëniet e kaluara që kanë pasur, të ndihen të parezistueshme dhe të provojnë pozicione të reja seksuale. Megjithatë, po sipas kërkimeve, është parë se imagjinatat erotike të meshkujve në përgjithësi janë më agresive se ato të femrave.
Kështu, për burrat gruaja më e dëshiruar seksualisht është ajo që kënaqet vetëm me praninë e tij, ndërsa për gratë burri i ëndrrave është ai që e dëshiron në mënyrë të fuqishme. Ndaj, është provuar se për këtë arsye burrat eksitohen duke parë imazhe joreale pornografike, ndërsa gratë mund të kënaqen edhe duke lexuar ose parë histori dashurie.
Ja disa shembuj të ëndrrave erotike të bëra nga gratë dhe në ç’mënyrë duhen interpretuar
Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh.
Të shkosh me të dashurin e shoqes së ngushtë
Përmes tregimeve pozitive të mikeshës tënde, ke projektuar shumë energji pozitive mbi këtë person. Duke menduar se është shumë i zoti, të intrigon dëshira për të bërë dashuri me të (në ëndërr).
Të bësh seks në një vend publik
Një ëndërr e tillë është tërësisht e lidhur me dëshirën tënde për të bërë gjëra të reja dhe nuk arrin të shprehësh ekzibicionizmin sepse ke frikë
Të bësh dashuri me shefin
Tregon se je tërësisht e tërhequr pas pushtetit dhe dëshiron të bindësh veten se mund të bësh për vete këdo, madje dhe ata që duken të paarritshëm.
$ads={2}

Post a Comment