Horoskopi javor 8 - 14 Mars 2021

DASHI

Këtë javë klima do jetë goxha e tendosur për ju dhe shpesh do bëheni nervozë. Shumë here do ju duket sikur nuk do i arrini dot qëllimet dhe kjo do ju stresojë pamasë. Ju të dashuruarit do jetoni në një klimë të qetë dhe pa emocionet që keni ëndërruar gjithmonë. Në shumë momente do ju duket sikur kurrë më gjërat nuk do lulëzojnë.

Ju beqarët do jeni më sensualë dhe ka mundësi të kaloni edhe ditë të lumtura. Financat nuk do jenë të shkëlqyera dhe kjo do ju mërzitë goxha.

Me shëndetin duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdeseni për çdo shqetësim para se gjendja të përkeqësohet. Në punë nuk do ua vënë veshin për ato që do kërkoni dhe asgjë nuk do iu ecë si keni dashur.

DEMI

Edhe sikur ta kishin programuar kjo javë nuk do kishte qenë më ë mirë sesa do jetë. Asgjë dhe askush nuk do mund t’ua ndryshojë projektet dhe do ja dilni në gjithçka. Nëse jeni në një lidhje afatgjate do keni ditë të qeta dhe pa probleme. Në fundjavë do përjetoni më shumë kënaqësi dhe emocione.

Ju beqarët do keni njohje të reja, por prej tyre do ketë veçse mundësi për aventura, asgjë më shumë sesa aq. Financat do jenë të trazuara kështu që mirë është të shmangni shpenzimet e tejskajshme edhe për gjëra të domosdoshme. Po ecët me plane nuk do keni vështirësi.

Sipas Horoskopit.vip, gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Mund të ndiheni pa fuqi dhe mund të keni edhe ndonjë problem me frymëmarrjen. Në punë herë do keni arritje dhe herë do mërziteni sepse nuk do ja dilni dot mbanë. Mire është që të mos dorëzoheni asnjë çast.

BINJAKËT

Ky javë do jetë shumë problematike për të gjithë në tërësi. Për ju që keni një lidhje do lindin debate e mosmarrëveshje absurde që shumë shpejt mund të çojnë në ndarje. Do bëni mirë të mos e injoroni në asnjë moment atë që keni në krah.

Ju beqarët do keni një takim të veçante me një person të shenjës tuaj dhe shumë shpejt mund të filloni një lidhje të bukur. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre.

Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohesh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshë, por do keni edhe shqetësime shëndetësore. Në pune merrni edhe mendimet e shefave para se të kryeni ndonjë projekt të madh.

GAFORRJA

Gjatë gjithë kësaj jave do jeni shumë te frymëzuar dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa më të bukur. Ju të dashuruarit nuk do reshtni asnjë moment për ta bërë partnerin të ndihet sa më mirë. Surprizat do jenë të njëpasnjëshme dhe tejet emocionuese.

Nëse jeni beqarë do afroheni mjaft me disa miq të vjetër dhe do filloni të ndjeni diçka për ta. Sigurohuni mirë për ndjenjat para se t'ua shprehni. Të ardhurat do jenë më të stabilizuara. Hiqni disa para mënjanë për të nesërmen sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh.

Shëndetit duhet t'i kushtoni më tepër vëmendje. Mos neglizhoni problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen tej mase në një kohë të shkurtër. Në punë do filloni një projekt të ri nga java e dytë dhe do jeni entuziastë.

LUANI

Venusi do ua përmirësojë vizionin që keni për jetën gjatë kësaj jave. Ndikimi i Merkurit tek jeta juaj në çift do jete mjaft pozitiv. Do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj nuk do lindin as mosmarrëveshje mes jush.

Ju beqarët gjithashtu do kaloni momente të këndshme me disa persona të njohur së fundmi dhe do jeni gati edhe të hidhni hapa. Me shpenzimet duhet të jeni sa më të matur pasi situata mund t’iu dalë shpejt jashtë kontrollit.

Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla, por nuk duhet të alarmoheni. Bëni vizita tek mjeku dhe ai do iu japë kurat e duhura. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjërat kanë për të ecur siç duhet.

VIRGJËRESHA

Shihni vetëm përpara këtë javë dhe mos merrni mundimin ta ktheni kokën mbrapa. Tregohuni më të ndershëm me të gjithë dhe nuk do keni probleme. Jupiteri do e mbroje jetën tuaj në çift dhe do kaloni plot momente të këndshme së bashku me partnerin. Kujdes duhet të bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu shkaktojë probleme.

Ju beqarët do keni takime të papritura dhe mund të fillojnë lidhje pasionante. Në planin financiar do ekzistojë gjithë kohës ekuilibri dhe mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim të vogël.

Shëndeti do jetë i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Në punë të gjitha ëndrrat do ju bëhen realitet. Do i ngjitni shpejt shkallët drejt suksesit dhe do ndiheni të plotësuar.



PESHORJA

Javë shumë e mirë do jetë kjo për të gjithë. Lëreni mënjanë egon dhe mundohuni t’i bëni gjërat sa më mirë. Bashkëpunimi në çift do jetë i fortë në çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni të qëndroni më tepër kohë pranë njeri-tjetrit.

Ju beqarët do jeni mjaft joshës dhe do bëni për vete persona të shumte. Midis tyre mund të jetë edhe ai që do iu ofrojë një jetë të qetë dhe me momente të lumtura. Sipas Horoskopit.vip, financat do i menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mirë gjithë kohës.

Shëndeti duhet pasur më tepër në vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majat.

AKREPI

Dëgjojeni zemrën këtë javë dhe lëreni veten të drejtoheni prej saj. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri.

Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xhelozë sepse do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes.

Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.

SHIGJETARI

Këtë javë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni mjaft të sigurt për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, duhet patjetër të bëni ndryshime sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamasë. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një.

Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Më në fund do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha.

Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.

BRICJAPI

Gjatë kësaj jave do keni nevojë jetike për të forcuar bazat tuaja dhe do largoni nga vetja personat toksikë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që rutina ta pushtoje jetën tuaj dhe herë pas here do ndiheni si të mbytur. Mundohuni sa më parë të shtoni dozat e fantazisë sepse në të kundërt keni për të pasur probleme shumë serioze.

Ju beqarët nuk duhet kurrë të bëni premtime para se të jeni të sigurt për hapat që do hidhni sepse mund të pendoheni dhe mund të lëndoheni. Në planin financiar gjendja do mbetet e njëjtë. Bëni sa më shumë kujdes që të mundni me shpenzimet.

Shëndeti nuk do jetë i mirë. Këshillohuni sa më parë me mjekët nëse nuk doni të keni probleme më serioze. Në punë do bëni edhe sakrifica vetëm që situata të ndryshoje për mirë. Me pak mundim do ja dilni mbanë.

UJORI

Gjatë kësaj jave do jeni më të ndërgjegjshëm për gjërat që do bëni dhe do mbani përgjegjësi. Për ju që keni një lidhje asnjë planet nuk do ndikojë prandaj çdo gjë do varet prej mënyrës sesi ju do silleni. Mundohuni sa më parë t'i zgjidhni mosmarrëveshjet e mbetura pezull prej kohësh në mënyrë që të ndiheni edhe më të qetë.

Ju beqarët do jeni më të privilegjuar dhe do arrini ta gjeni shpejt personin tuaj të ëndrrave. Sektori i financave nuk ka për të pasur probleme sepse në çdo moment do dini mirë si të veproni.

Gjendja shëndetësore do vazhdojë të jetë e qëndrueshme. Nuk do keni më as dhimbje koke dhe as dridhje trupi. Në punë mund t'iu dalin herë pas here disa probleme, por nuk duhet ta lëshoni veten. Gjithçka mund të kalohet me durim dhe këmbëngulje.

PESHQIT

Gjatë kësaj jave do i planifikoni gjërat me shumë kujdes dhe do i hidhni hapat pasi të jeni plotësisht të sigurt. Nëse keni një lidhje, falë ndikimit të Saturnit, jeta juaj do jetë më pozitive se më parë. Do shihni vetëm përpara dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa më interesant.

Ju beqarët më në fund do merrni frymë lirisht sepse do e gjeni që ditët e para personin që keni ëndërruar prej kohësh. Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm. Shfrytëzojeni mundësinë për të bërë investimet e menduara dhe pse jo edhe për të hequr disa para mënjanë.

Shëndeti do jetë tejet i paqëndrueshëm. Herë do jeni në formë e herë do keni shqetësime nga pjesë të ndryshme të trupit. Në punë do keni rivalitet shumë të fortë, por me pak kujdes dhe këmbëngulje do dilni të parët.


Post a Comment

Previous Post Next Post